• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 10 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

A do të jetë pasardhësi i Papa Françeskut një hungarez?

27 Prill, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut më 21 prill, kanë nisur spekulimet për pasuesin e tij në krye të Selisë së Shenjtë. Një nga kandidatët kryesorë është Peter Erdo, kryepeshkopi i Esztergom-Budapestit.

Kardinali hungarez 72-vjeçar ka mbajtur poste të rëndësishme në Kishën Katolike gjatë dekadave të fundit dhe u përmend si kandidat potencial edhe në vitin 2013, kur përfundimisht u zgjodh Papa Françesku. A ka shanse Erdo të pasojë argjentinasin? Dhe, ndoshta më intriguese, cila është marrëdhënia e tij me kryeministrin gjithnjë e më autoritar të Hungarisë, Viktor Orban?

Kush është Peter Erdo?Erdo konsiderohet gjerësisht si “papabile” – një term që përdoret për kandidatët me gjasa reale për t’u bërë papë.Teorikisht, çdo mashkull i pagëzuar katolik është i pranueshëm për papatin, por që nga shekulli i 14-të, vetëm kardinalët janë zgjedhur. Aktualisht ka 252 kardinalë, por vetëm 135 prej tyre kanë të drejtë vote, pasi vetëm ata nën moshën 80-vjeçare mund të marrin pjesë në konklavë. Erdo mund të arrijë të sigurojë dy të tretat e votave në Konklavën Papnore që pritet të nisë në fillim të majit (jo më herët se 16 ditë pas ndarjes nga jeta të papës, sipas rregullave aktuale).

Lexo edhe:

Skanerat CT para shtatzënisë mund të rrisin rreziqet në lindje

Lumi i Ferganës në Uzbekistan: Një oazë kulturore në Rrugën e Madhe të Arëtarëve

Kredencialet e tij janë të fuqishme: nga viti 2006 deri më 2016 ai ka drejtuar Këshillin e Konferencave Ipeshkvnore Evropiane – një organizatë e rëndësishme që përfaqëson ipeshkvijtë katolikë në Evropë.

Kjo është me peshë, pasi kardinalët evropianë vazhdojnë të përbëjnë bllokun më të madh të votuesve. Por Erdo nuk ka ndërtuar lidhje vetëm në Evropë. Nëpërmjet punës së tij në këshill, ai ka krijuar kontakte të rregullta me përfaqësues të Kishës nga Afrika, Azia dhe Amerika Latine – rajone që po fitojnë gjithnjë e më shumë ndikim në Kishën Katolike.

Ai flet rrjedhshëm italisht dhe latinisht – gjuhë kyçe në hierarkinë e Vatikanit – dhe është një ekspert i njohur i së drejtës kanonike, që rregullon funksionimin e brendshëm të Kishës. Një nga arritjet e tij më të mëdha është sjellja e Kongresit Ndërkombëtar Eukaristik në Budapest, në vitin 2021 – një ngjarje madhore e cila mblodhi klerikë dhe besimtarë nga mbarë bota, përfshirë edhe papën.

Ky aktivitet i dha Erdos një platformë të fuqishme për të rritur dukshmërinë dhe për të ndërtuar rrjete të rëndësishme si në Vatikan, ashtu edhe në famullitë katolike në mbarë globin. Por, ndoshta arma e tij më e fortë është pragmatizmi.Edhe pse konsiderohet konservator – për shembull, ai është kundër dhënies së Kungimit të Shenjtë për katolikët e divorcuar – Erdo ka bashkëpunuar me Papa Françeskun dhe ka shmangur kritikat publike ndaj tij, ndryshe nga shumë figura të krahut tradicionalist. Papa Françesku madje e kishte përfshirë Erdon në organizimin e takimeve të posaçme të Vatikanit për çështjet familjare, dhe vizitoi Hungarinë dy herë gjatë mandatit të tij.

A ka lidhje Erdo me Viktor Orbanin?

Por, çfarë mund të thuhet për lidhjet e Erdos me Qeverinë e Viktor Orbanit dhe partinë në pushtet, Fidesz – që vetëidentifikohet si mbrojtëse e vlerave judeo-kristiane dhe shpeshherë përballet me institucionet e Bashkimit Evropian?

Shteti hungarez financon Kishën Katolike dhe komunitete të tjera fetare të njohura përmes mbështetjes për edukimin fetar, kompensimit për pronat e konfiskuara nga regjimi komunist dhe organizimin e ngjarjeve si Kongresi Eukaristik. Gjatë krizës së emigrantëve në vitin 2015, Erdo e krahasoi pranimin e emigrantëve me ndihmën ndaj trafikimit të qenieve njerëzore – një qëndrim që përputhej më shumë me retorikën e Orbanit sesa me qëndrimin më tolerant të Papës Françesku.

Megjithatë, ai më pas paralajmëroi kundër përplasjes së feve dhe vuri në pikëpyetje nëse një kontinent mund të quhet vërtet i “krishterë”, duke iu kundërvënë në mënyrë të tërthortë retorikës kundër “islamizimit të Evropës” nga ana e Orbanit.

Erdo duket se ndjek të njëjtën qasje pragmatike ndaj Qeverisë hungareze si ndaj fraksioneve brenda Kishës Katolike. Ai nuk e ka mbështetur publikisht partinë në pushtet, megjithatë shumë priftërinj në Hungari u kanë bërë thirrje besimtarëve që të votojnë për Fidesz.

Ai ka zgjedhur me kujdes betejat e tij me Budapestin. Ka qëndruar i heshtur ndaj disa ligjeve të debatueshme, por është shprehur hapur për të tjera. Për shembull, ai nuk e kritikoi ndalimin e njerëzve të pastrehë në vitin 2018 – një masë në kundërshtim me mësimet e Papës Françesku. Por, kur Qeveria ndërmori hapin për të shtetëzuar klinikat e fertilizimit (IVF) një vit më vonë, Erdo nuk kurseu kritikat.Edhe pse shumë vëzhgues të Vatikanit mendojnë se mund të zgjidhet papa i parë afrikan apo aziatik, një kandidat kompromisi për të stabilizuar Kishën pas viteve progresive e sfiduese të Françeskut mund të jetë pikërisht primati i Hungarisë./ REL

Nga Kategoria

Bota

Skanerat CT para shtatzënisë mund të rrisin rreziqet në lindje

9 Shtator, 2025
Bota

Lumi i Ferganës në Uzbekistan: Një oazë kulturore në Rrugën e Madhe të Arëtarëve

9 Shtator, 2025
Bota

Partia Popullore Evropiane do të hetojë anëtarësimin e partisë serbe SNS

9 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Mbi 81% e certifikatave të pronësisë në fshat janë në emër të burrave

9 Shtator, 2025

Princi: Nuk do të bëj deklarata të mëtejshme…

9 Shtator, 2025

Pse njerëzit e pasur nuk i mbulojnë dritaret e tyre?

9 Shtator, 2025

Kylian Mbappe në ndihmë! Michael Olise dhe Aurelien Tchouameni shpëtojnë nga turpi

9 Shtator, 2025

Shqipëria fiton minimalisht ndaj Letonisë, mban gjallë shpresën e kualifikimit në Botëror

9 Shtator, 2025
Kualifikueset për Botërorin 2026: Norvegjia dominon me 11 gola ndaj Moldavisë, fitore e vështirë për Portugalinë dhe Francën

Kualifikueset për Botërorin 2026: Norvegjia dominon me 11 gola ndaj Moldavisë, fitore e vështirë për Portugalinë dhe Francën

9 Shtator, 2025

EA Sports FC 26: Salah kalon Haaland dhe Rodri, Isak merr rritje të madhe

9 Shtator, 2025

Skanerat CT para shtatzënisë mund të rrisin rreziqet në lindje

9 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.