• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 8 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

“200 euro minimumi jetik”, Berisha: Varfëria dhe mjerimi janë një emergjencë kombëtare! 

2 Dhjetor, 2024
tek Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në tryezën e përbashkët me deputetë dhe ekspertë të fushës, rreth projekt-buxhetit 2025, iu referua situatës së rënduar ekonomike dhe sociale në Shqipëri, të cilën e cilësoi si një emergjencë kombëtare.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas liderit të PD-së, Sali Berisha, varfëria dhe mjerimi kanë prekur 46% të shqiptarëve, ndërsa pensionistët janë grupi më i goditur nga inflacioni, me fuqinë e tyre blerëse të reduktuar ndjeshëm krahasuar me 2013.

Shumë prej tyre nuk arrijnë të sigurojnë ushqimin bazë, për shkak të çmimeve të larta që janë shpesh më të shtrenjta se ato në disa vende të BE-së, sipas tij.

Lexo edhe:

Tërmeti 7.8 ballë godet Filipinet,15 viktima dhe dhjetëra të lënduar, alarm për cunami

Rama ndan PAMJET dhe rikujtojn futjen e Liqenit të Shkodrës nga UNESCO në Rrjetin Botëror të Rezervave të Biosferës: Rezultat i punës sonë

Berisha theksoi se, 12 vite më parë, Shqipëria ishte ndër vendet me shpërndarjen më të mirë të të ardhurave në rajon, falë rritjes së pagave, pensioneve, uljes së taksave dhe investimeve në infrastrukturë.

Ndërkohë, sot, vendi renditet i fundit në rajon për paga dhe pensione. Sipas Berishës, pabarazia ka arritur nivele ekstreme, me diferenca të theksuara mes rrogave të larta dhe pensioneve minimale.

PD angazhohet të përmbysë këtë model të shpërndarjes së të ardhurave, duke synuar drejtësi dhe barazi më të madhe ekonomike, në përpjekje për të adresuar varfërinë dhe për të rikthyer kohezionin social.

Kryetari i PD, Sali Berisha trajtoi angazhimet e PD-së për të përmirësuar jetesën e shqiptarëve. Kryedemokrati premtoi vendosjen e një minimumi jetik prej 200 eurosh për ata që marrin më pak ose asgjë, dhe një rrogë minimale prej 500 eurosh, si dhe rritjen e pensioneve me 20%, me synimin për dyfishimin e tyre. Ai theksoi gjithashtu rritjen e rrogës mesatare në 1200 euro.

Berisha kritikoi shpërdorimet aktuale, duke përmendur shpenzimet e larta për projekte publike dhe ndërtimin e rrugëve, krahasuar me vendet e rajonit si Kroacia. Kryedemokrati tha se Shqipëria ka pasuri të pafundme dhe burime të mjaftueshme për të përmbushur këto premtime, duke u zotuar për një shpërndarje më të drejtë të të ardhurave dhe një filozofi ekonomike humane, duke i dhënë përparësi mirëqenies së qytetarëve.

Lideri opozitar, Sali Berisha kritikoi ashpër keqmenaxhimin aktual ekonomik dhe buxhetor, duke theksuar korrupsionin dhe shpërdorimin në projekte infrastrukturore si Unaza e Tiranës dhe tuneli i Llogarasë. Ai premtoi një fokus të ri te qytetarët, bujqësia dhe zhvillimi i qëndrueshëm.

Berisha shpalosi planet e PD-së për rikthimin e subvencioneve të fuqishme për fermerët, mbështetjen e prodhimeve bujqësore dhe orientimin drejt kultivimit të druve frutorë e ullinjve. Ai premtoi një politikë të taksave të ulëta për të rritur mirëqenien dhe për të stimuluar zhvillimin ekonomik.

Kryetari i PD, Sali Berisha, foli mbi nismën e “Ballkanit të Hapur,” duke e quajtur një kapitull të zi që dëmtoi mijëra ferma shqiptare për shkak të mungesës së mbrojtjes dhe kuotave për prodhimet vendase. Berisha garantoi një mbështetje të re për bujqësinë, duke arkivuar këtë projekt dhe duke i dhënë përparësi zhvillimit të sektorit rural në Shqipëri.

Berisha kritikoi menaxhimin e pronave nga qeveria, duke akuzuar Ramën për rikthimin e praktikave të konfiskimit të vitit 1946, ku denoncoi edhe shpërdorimin e tokave publike, përfitimet e individëve të lidhur me qeverinë dhe shkatërrimin e potencialeve të jugut të Shqipërisë.

Kreu i PD, Sali Berisha premtoi rikthimin e pronës dhe kompensimin e pronarëve përmes tokës publike dhe kompensimit financiar. Po ashtu, garantoi zgjidhjen e përfundimtare të dëmshpërblimeve për të përndjekurit politikë.

Berisha nënvizoi arsimin dhe shëndetësinë si përparësi absolute dhe prezantoi amendamente të PD-së si bazë për ndryshimet ligjore emergjente pas fitores së ardhshme.

Kryedemokrati, Sali Berisha e konsideron PD të gatshme për të përballuar sfidat dhe për të përmbysur “12 vitet e humbura.”

Tags: edi ramaminimun jetikopozitaqeveriaSali berisha

Nga Kategoria

Bota

Tërmeti 7.8 ballë godet Filipinet,15 viktima dhe dhjetëra të lënduar, alarm për cunami

8 Qershor, 2026
Kryesore

Rama ndan PAMJET dhe rikujtojn futjen e Liqenit të Shkodrës nga UNESCO në Rrjetin Botëror të Rezervave të Biosferës: Rezultat i punës sonë

8 Qershor, 2026
Bota

Lindja e Mesme në prag të një përshkallëzimi të ri, Izraeli godet Iranin pas sulmeve me raketa të Teheranit

8 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Tërmeti 7.8 ballë godet Filipinet,15 viktima dhe dhjetëra të lënduar, alarm për cunami

8 Qershor, 2026

Rama ndan PAMJET dhe rikujtojn futjen e Liqenit të Shkodrës nga UNESCO në Rrjetin Botëror të Rezervave të Biosferës: Rezultat i punës sonë

8 Qershor, 2026

Lindja e Mesme në prag të një përshkallëzimi të ri, Izraeli godet Iranin pas sulmeve me raketa të Teheranit

8 Qershor, 2026

“Tregohuni të kujdesshëm me shpenzimet impulsive”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

8 Qershor, 2026
Kushtet e qëndrueshme të motit dhe ndryshimet e vranësirave, parashikimi për këtë të dielë

E hëna me mot të qëndrueshëm, reshje të dobëta në zonat malore

8 Qershor, 2026

Të shtëna pranë bazës së Anglisë në Kansas, 9 persona të plagosur

7 Qershor, 2026

Juventus favorit për Goretzka, bardhezinjtë nisin kontaktet për mesfushorin gjerman

7 Qershor, 2026
“U zotua për atë parullë”/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë e mbështesin zhvillimin, mos i konfuzoni gjërat.

Rama për protestat: Dorëheqje? Kush do i dali për zot Shqipërisë, ata që vishen si flamingo?

7 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.