• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 15 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Tre shtëpi të acercionit në Shkodër/ Arrestohen dy individë dhe katër punonjës të OSHEE-së ndalohen për shpërdorim detyre.

2 Nëntor, 2025
tek Aktualitet
Tre shtëpi të acercionit në Shkodër/ Arrestohen dy individë dhe katër punonjës të OSHEE-së ndalohen për shpërdorim detyre.
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Malësisë së Madhe ka zbuluar tre ambiente të përshtatura për kultivimin dhe tharjen e kanabisit gjatë operacionit të koduar “Neonët”. Gjatë kontrolleve në fshatin Hot, janë gjetur dy banesa dhe një stallë të pajisura me llamba elektrike, aspiratorë, panele neoni dhe inverterë për rritjen artificiale të bimëve narkotike.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Gjatë këtij operacioni, policia arrestoi dy persona, Lazer Pepaj, 69 vjeç, dhe Sander Pepaj, 48 vjeç, të dy banues në fshatin Lulashpepaj. Po ashtu, ata shpallën në kërkim Kristjan Pepajn, 33 vjeç, që gjithashtu jeton në të njëjtin fshat. Në vazhdim të hetimeve, u ndaluan katër punonjës të OSHEE-së, të cilët akuzohen për “Shpërdorim detyre” për shkak se kanë lejuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në këto ambiente. Emrat e tyre janë Gëzim Hoxha, 57 vjeç; Lodovik Vulaj, 34 vjeç; Xhuljano Çeraj, 24 vjeç dhe Adil Selmanaj, 57 vjeç.

Gjithashtu, janë proceduar penalisht edhe një 57-vjeçar nga Bajza dhe një 41-vjeçare nga Shkodra për të njëjtin krim. Gjatë kontrollit, policia sekuestrau një sasi të konsiderueshme, përfshirë 1110 bimë të dyshuara si kanabis, 1.8 kilogramë lëndë në proces tharjeje, si dhe materiale të tjera për kultivimin e kanabisit, përfshirë 300 llamba, 22 aspiratorë, 35 ventilatorë, 11 panele neoni, 22 filtra ajri dhe 217 inverterë.

Lexo edhe:

Protesta e studentëve, policia jep njoftimin: 55 të arrestuar, 51 efektivë të plagosur dhe 98 të proceduar

Sali Berisha feston 82-vjetorin e lindjes

Policia njoftoi se operacioni vazhdon për kapjen e Kristjan Pepaj, ndërsa materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”. Ky operacion tregon angazhimin e policisë për të luftuar kultivimin e bimëve narkotike në zonat rurale.

Nga Kategoria

Aktualitet

Protesta e studentëve, policia jep njoftimin: 55 të arrestuar, 51 efektivë të plagosur dhe 98 të proceduar

15 Tetor, 2026
Aktualitet

Sali Berisha feston 82-vjetorin e lindjes

15 Tetor, 2026
Aktualitet

“Rama duhet të japë dorëheqjen”- Salianji: Çdo ditë që insiston të qëndrojë në pushtet përmes dhunës dhe forcës rrit kostot dhe dëmton Shqipërinë

15 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Ju lutem, bashkëpunojmë”, policia apel nxënësve dhe prindërve: Mos rrezikoni të ardhmen, distancohuni nga aktet e dhunës

15 Tetor, 2026
Kryeministri Rama nderon viktimat e 7 tetorit: Kujtesa të mos i nënshtrohet asnjëherë indiferencës.

Protestat e dhunshme në Tiranë, Rama i prerë: Nuk do të dorëhiqem!

15 Tetor, 2026

Tensione pranë Ministrisë së Arsimit, policia godet të rinjtë me shkopinj gome, gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve

15 Tetor, 2026

Protesta e studentëve, policia jep njoftimin: 55 të arrestuar, 51 efektivë të plagosur dhe 98 të proceduar

15 Tetor, 2026

Sali Berisha feston 82-vjetorin e lindjes

15 Tetor, 2026

“Rama duhet të japë dorëheqjen”- Salianji: Çdo ditë që insiston të qëndrojë në pushtet përmes dhunës dhe forcës rrit kostot dhe dëmton Shqipërinë

15 Tetor, 2026

61 policë dhe 28 protestues të lënduar nga protesta e djeshme, Ministria e Shëndetësisë jep detaje mbi gjendjen e tyre

15 Tetor, 2026

Studentët në protestë, PD: Deputetët e opozitës krah tyre, zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet

15 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.