• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 16 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet ditë zie

31 Tetor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

 Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen Zi Kombëtare ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në nderim të Fatos Nanos, ish-Kryeministër dhe një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në respekt të kontributit të tij të çmuar në jetën publike dhe politike të vendit, do të zhvillohet ceremonia funebre shtetërore dhe Homazhet Kombëtare për të ndjerin.

Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtize. Në orën 12:00, në nderim të tij, do të ndërpriten të gjitha veprimtaritë dhe do të mbahet një minutë heshtje në mbarë vendin.

Lexo edhe:

Gjykata lë në burg një protestues! Arrest shtëpie për 6 të tjerë, 12 nën detyrim paraqitjeje

“Mercenarë serbë, një vajzë merret me forcë…”/ Policia sqaron: E pavërtetë, po nxisin konflikt nga ndjenjat nacionaliste!

Homazhet dhe ceremonia shtetërore do të mbahen në Pallatin e Kongreseve në Tiranë:

  • 08:30 – 11:00 – Homazhe publike
  • 11:15 – 11:45 – Homazhe shtetërore dhe nderim nga personalitetet
  • 12:05 – Ceremonia funebre shtetërore e lamtumirës

NJOFTIMI:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës të Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, dhe të pikave 12, 13, 14, të kapitullit VI, të Ceremonialit Shtetëror të Republikës së Shqipërisë, të miratuar me vendimin nr.420, datë 8.6.2016, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Shpalljen ditë zie kombëtare ditën e dielë, datë 2.11.2025, në nderim të të ndjerit, Fatos Nano, ish-Kryeministër, udhëheqës dhe politikan i shquar.
  2. Organizimin e ceremonisë funebre shtetërore dhe të Homazhit Kombëtar në nderim të të ndjerit.
  3. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.
  4. Në orën 12.00, në nderim të tij të ndërpritet çdo veprimtari dhe të mbahet një minutë heshtje.
  5. Radiotelevizioni Publik Shqiptar, gjatë zhvillimit të ceremonialit funebër shtetëror, të transmetojë muzikë funebre.
  6. Homazhet Kombëtare të organizohen ditën e dielë, nga ora 8:30 deri në orën 11:00, në mjediset e Pallatit të Kongreseve.
  7. Ceremonia funebre shtetërore e lamtumirës do të organizohet të njëjtën ditë në orën 12:05, në mjediset e Pallatit të Kongreseve.
  8. Për organizimin e ceremonisë funebre shtetërore ngrihet me urdhër të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave Komisioni i Posaçëm Shtetëror, nën mbikëqyrjen e Kryeministrit, i cili në përbërje të ketë:

– Ministrin e Mbrojtjes;
– Ministrin e Punëve të Brendshme;
– Nënkryetarin e Bashkisë Tiranë;
– Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave;
– Drejtorin e Protokollit të Shtetit;
– Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit;
– Komandantin e Gardës së Republikës së Shqipërisë;
– Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare;
– Përfaqësues nga kabineti i Kryeministrit;
– Përfaqësues nga zyra e shtypit të Kryeministrit.

  1. Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave që të krijojë dhe të drejtojë grupin e punës, përgjegjës për ndjekjen dhe zbatimin e masave organizative të ceremonialit funebër shtetëror.
  2. Shpenzimet e varrimit dhe të ceremonisë funebre shtetërore të përballohen nga institucioni organizator i ceremonialit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Nga Kategoria

Aktualitet

Gjykata lë në burg një protestues! Arrest shtëpie për 6 të tjerë, 12 nën detyrim paraqitjeje

16 Tetor, 2026
Aktualitet

“Mercenarë serbë, një vajzë merret me forcë…”/ Policia sqaron: E pavërtetë, po nxisin konflikt nga ndjenjat nacionaliste!

16 Tetor, 2026
Aktualitet

Ish-krahu i djathtë i Ballukut, Viola Haxhiademi shkon sërish në SPAK

16 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Gjykata lë në burg një protestues! Arrest shtëpie për 6 të tjerë, 12 nën detyrim paraqitjeje

16 Tetor, 2026

“Mercenarë serbë, një vajzë merret me forcë…”/ Policia sqaron: E pavërtetë, po nxisin konflikt nga ndjenjat nacionaliste!

16 Tetor, 2026

Ish-krahu i djathtë i Ballukut, Viola Haxhiademi shkon sërish në SPAK

16 Tetor, 2026

Mister në Itali! 34-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të rrugës, ka dëmtime në fytyrë

16 Tetor, 2026

Protestat në Tiranë, sekuestrohen 344 kuti me lëndë piroteknike me vlerë 40 mijë euro, në pranga 24-vjeçari

16 Tetor, 2026

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, zyrtarisht nën hetim nga SPAK! (Korrupsion dhe pastrim parash)

16 Tetor, 2026

Flet nëna e Klevi Metaj: Po ecte në trotuar, polici e qëlloi dhe e ofendoi!

16 Tetor, 2026

Dhunoi dhe tentoi të godiste bashkëjetuesen me thikë, arrestohet 39-vjeçari në Shkodër

16 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.