Biznesmeni Behgjet Pacolli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës.
Bëhet me dije se Pacolli po pyetet për një çështje në hetim, lidhur me aeroportin e Vlorës.
Së fundmi, një skandal ka përfshirë aeroportin e Vlorës, ku dy aksionerët, miliarderi Behgjet Pacolli me 98% dhe ai minoritar, Valon Ademi me 2%, janë zhytur në një konflikt mes tyre duke lënë pas afatet e dorëzimit të këtij koncesioni.
Konflikti mes biznesmenit Behgjet Pacolli dhe Valon Ademit ka marrë përmasa publike dhe ligjore, ndërkohë që SPAK ka nisur hetime për kontratën koncesionare që financon projektin.









