• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 21 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Si e mashtroi “International Medicare Sante Plus” qytetarin portugez, spitali i mori pacientit mbi 5 mijë euro dhe nuk i kreu shërbimet, doktorët u larguan pa kryer ndërhyrjet

28 Tetor, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Tiranës sekuestroi sot pasuritë e International Medicare shpk e Sante Plus, pasi spitali fshehu të ardhurat nga fitimet ndërsa rezulton se nuk ka paguar taskat.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Me kërkesë të Prokurorisë Tiranë sekuestrohen pasuritë e International Medicare shpk e Sante Plus, gjenden mbi 1 milionë euro fatura jo tatimore, fshehën të ardhurat e nuk paguan taksat”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Hetimet për spitalin nisi pas denoncimit të një shtetasi portugez, C.S.

Lexo edhe:

“Lorna ka energji pozitive, më pëlqen shumë” / Seno dhe Angelo diskutojnë për banorët: Vajzat janë…

SHBA bllokon anijen e tretë pranë Venezuelës, rritet shtypja mbi “flotën e fshehtë”

Ky shtetas pagoi një shumë prej 5200 eurosh për marrjen e tre shërbimeve nga ky spital por doktorët që do të kryenin ndërhyrjet u larguan nga spitali. Pas disa anulimeve, ai kërkoi kthimin e shumës së parave por pa sukses. Kallëzuesi deklaroi se u mashtrua nga ky spital pasi i morrën paratë dhe nuk i ofruan shërbimin duke përdorur justifikime të ndryshme.

NJOFTIMI I PROKURORISE

Me kërkesë të Prokurorisë Tiranë sekuestrohen pasuritë e International Medicare shpk e Sante Plus, gjenden mbi 1 milionë euro fatura jo tatimore, fshehën të ardhurat e nuk paguan taksat.

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u vendos sekuestro konservative ndaj të gjitha pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të subjekteve International Medicare shpk dhe Sante Plus Group.

Hetimet mbi procedimin penal nr.5022, viti 2024, për veprat penale të parashikuar nga nenet 143/2, 179/3 dhe 180/3 të K. Penal, të kryera në bashkëpunim Drejtorinë e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe Seksionin e Krimit Ekonomik Financiar në Drejtorinë e Policisë Tiranë, nisën pas denoncimit të një shtetasi portugez, C.S. ndaj subjektit International Medicare shpk (ish Sante Plus Group).

Ky shtetas pagoi një shumë prej 5200 eurosh për marrjen e tre shërbimeve nga ky spital por doktorët që do të kryenin ndërhyrjet u larguan nga spitali. Pas disa anulimeve, ai kërkoi kthimin e shumës së parave por pa sukses. Kallëzuesi deklaroi se u mashtrua nga ky spital pasi i morrën paratë dhe nuk i ofruan shërbimin duke përdorur justifikime të ndryshme.

Nisur nga faktet e parashtruara në kallëzimin e shtetasit C.S. dhe nga deklarimet e marra të punonjëseve, u provua se ky spital operonte me mandate dore dhe jo kupona tatimorë. Gjatë kontrollit u gjetën 1 milionë euro fatura jo tatimore, të padeklaruara, ndërsa dyshohet se si mjekë punonin persona kryesisht shtetas turq, të palicensuar si mjekë në Republikën e Shqipërisë. U mbajt procesverbal për kqyrjen e vendit të ngjarjes ku u gjetën dhe u fiksuan si provë materiale, në sallat kirurgjikale medikamente të ndryshme të skaduara, si dhe medikamente që ndalohet shitja dhe lejohen për përdorim vetëm në spitale private.

Në funksion të hetimit të procedimit penal, u administrua akti i kontrollit i mbajtur nga organet tatimore dhe rezultoi se subjekti ”Sante Plus” ka detyrime të lindura për mosdeklarim të pagës reale. Ky subjekt ka fshehur dhe nuk ka deklaruar pagën e saktë të punonjësve, si rrejedhim ka fshehur vlerën e saktë të kontributeve për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Kontrolli tatimor ka vlerësuar si tatim të padeklaruar nga shoqëria me efekt në TVSH shumën 12.826.573 Lekë. Po nga i njëjti kontroll rezultoi se ky subjekt duhet të lëshonte autofaturë për 11 fatura me vlerë 112.736.764 lekë, me një tatim të padeklaruar të TVSH në vlerën 22.547.353 lekë. Sipas këtij akti, subjektit ”Sante Plus” i kanë lindur detyrimet tatimore nga fshehja dhe mosdeklarimi i pagave për vitet 2018-2023 në vlerën 4.510.786 lekë, si dhe për tatim të padeklaruar me efekt TVSH-je në vlerën 35.373.926 lekë.

Po kështu, ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se nga ana e subjektit International Medicare shpk, është vepruar në kundërshtim me ligjin duke fshehur të ardhurat e përfituara nga pacientët, nëpërmjet mosdeklarimit të këtyre të ardhurave në organet tatimore në sistemet përkatëse fiskale, por duke i marë këto të ardhura me mandate arkëtimi jo fiskale.

Në këto kushte ka të dhëna te mjaftueshme se nga ana e personave nën hetim dhe e subjektit International Medicare, janë fshehur të ardhurat ne vlera te konsiderueshme duke bërë që për këto të ardhura të mos kryhen pagesat në favor të buxhetit të shtetit, duke i sjelle dëm të madh ekonomik interesave të shtetit shqiptar.

Nga aktet rezultoi se në kushtet kur nga raporti i kontrollit dhe veprimet e kundërligjshme në fshehjen e të ardhurave dhe mospagimit të taksave dhe tatimeve nga ana e Sante Plus Group me ortak B. K. dhe adminsitrator E.Z. është regjistruar pranë QKB dhe subjekti International Medicare shpk po me të njëjtët ortak e administrator.

Këto veprime të personave nën hetim ka dyshime se janë kryer me qëllimin e vetëm të mos kryerjes së pagesave të tatimeve dhe taksave në favor të shtetit në kushtet kur për Sante Plus Group sipas ekstraktit të QKLB, ishin vendosur një sërë sekuestrosh konservative nga zyra përmbarimore për ekzekutime të vendimeve të gjykatave.

Nga Kategoria

"Lorna ka energji pozitive, më pëlqen shumë" / Seno dhe Angelo diskutojnë për banorët: Vajzat janë...
Aktualitet

“Lorna ka energji pozitive, më pëlqen shumë” / Seno dhe Angelo diskutojnë për banorët: Vajzat janë…

21 Dhjetor, 2025
SHBA bllokon anijen e tretë pranë Venezuelës, rritet shtypja mbi "flotën e fshehtë"
Aktualitet

SHBA bllokon anijen e tretë pranë Venezuelës, rritet shtypja mbi “flotën e fshehtë”

21 Dhjetor, 2025
Protesta e 22 Dhjetorit: Bardhi nga Njësia 1 në Tiranë shpjegon arsyet për t'u bashkuar nesër.
Aktualitet

Protesta e 22 Dhjetorit: Bardhi nga Njësia 1 në Tiranë shpjegon arsyet për t’u bashkuar nesër

21 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

"Lorna ka energji pozitive, më pëlqen shumë" / Seno dhe Angelo diskutojnë për banorët: Vajzat janë...

“Lorna ka energji pozitive, më pëlqen shumë” / Seno dhe Angelo diskutojnë për banorët: Vajzat janë…

21 Dhjetor, 2025

Orbán: Rënia e Ukrainës do të ishte një katastrofë për Hungarinë, duhet ndihmuar për ta parandaluar atë.

21 Dhjetor, 2025
Goditje e fortë ndaj emigrantëve, Trump paralajmëron masa të rrepta për vitin 2026.

Goditje e fortë ndaj emigrantëve, Trump paralajmëron masa të rrepta për vitin 2026

21 Dhjetor, 2025

Goditje e rëndë për Barcelonën: Andreas Christensen dëmtohet sërish, jashtë fushave për 4 muaj

21 Dhjetor, 2025

Ekstremadura voton në zgjedhje të parakohshme me PP që synon shumicën absolute

21 Dhjetor, 2025
SHBA bllokon anijen e tretë pranë Venezuelës, rritet shtypja mbi "flotën e fshehtë"

SHBA bllokon anijen e tretë pranë Venezuelës, rritet shtypja mbi “flotën e fshehtë”

21 Dhjetor, 2025

E rëndë në Itali, aksidenti me kamion i merr jetën shqiptarit! Fatmiri baba i dy fëmijëve

21 Dhjetor, 2025
Testimi i sistemit të mbrojtjes me dronë dhe antidronë, Kurti: Do të vazhdojmë të forcojmë këto pajisje

Testimi i sistemit të mbrojtjes me dronë dhe antidronë, Kurti: Do të vazhdojmë të forcojmë këto pajisje

21 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.