Një tërmet i fortë ka “shkundur” Italinë pak pas mesnatës së 29 nëntorit. Sipas mediave italiane mësohet se lëkundjet sizmike janë regjistruar në rajonin e Cesenza-s.
Tërmeti ka qenë me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter dhe ka zgjatur për disa sekonda duke shkaktuar panik te banorët e zonës.
Fatmirësisht si pasojë e këtyre lëkundjeve nuk pati të lënduar, mirëpo banorët nga paniku dhe frika për një tjetër tërmet u detyruan që ta kalojnë natën në qiell të hapur.Ndërkohë, autoritetet po vijojnë të punojnë për verifikimet e dëmeve.