• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 21 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Osmani: Nëse s’ka marrëveshje për qeverinë, do të ftoj partitë për krijimin e shumicës

24 Tetor, 2025
tek Kosova
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se nëse nuk ka një marrëveshje për formimin e Qeverisë së re të Kosovës në seancën e së dielës, atëherë ajo do të ftojë partitë për të parë nëse ndonjëra mund të sigurojë 61 votat e nevojshme.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Nëse s’ka marrëveshje, atëherë si presidente do t’i ftoj të gjitha partitë politike për të parë nëse ka mundësi që dikush ta krijojë shumicën”, tha Osmani në një intervistë për Deutsche Welle në gjuhën shqipe.

Në orën 10:00 të së dielës është thirrur seanca me pikën e vetme të rendit të ditës: zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës.

Lexo edhe:

KQZ në Kosovë përmbyll rinumërimin e 185 vendvotimeve, pritet certifikimi i rezultateve

Përfundon numërimi i votave në Kosovë, Albin Kurti politikani më i votuar, VV forcë e parë

Osmani e ka mandatuar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për formimin e Qeverisë, pasi partia e tij fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit. Megjithatë, është e paqartë nëse Kurti i ka 61 votat e nevojshme për formimin e ekzekutivit.

“Mendoj se është herët të flasim për zgjedhje të jashtëzakonshme, por ajo është një alternativë nëse nuk krijohet shumica. Në fakt, mbetet e vetmja alternativë sipas Kushtetutës”, theksoi presidentja Osmani.

Sipas Kushtetutës, nëse Kurti s’arrin të formojë Qeverinë, atëherë Osmani ka detyrën brenda dhjetë ditësh t’i ftojë partitë për konsultime dhe të vendosë për mandatarin që ka shanset më të mëdha për të formuar Qeverinë.

Nëse as pas përpjekjes së dytë Qeveria nuk mund të formohet, presidentja Osmani, sipas Kushtetutës, duhet të shpallë zgjedhje të reja, që duhet të mbahen brenda 40 ditësh.

Më 21 tetor, Kurti la të kuptohet se LVV-ja mund të dështojë në formimin e ekzuekutivit, duke u shprehur se “siç duket, alternativa është se do të shkojmë në zgjedhje prapë”.

Partia e tij ka fituar 48 ulëse në zgjedhjet e 9 shkurtit. Nga kjo parti më herët kanë përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit për formimin e Qeverisë me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Listës Serbe.

PDK-ja i ka 24 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 20 deputetë dhe koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Nisma ka tetë ulëse në Kuvend. Komuniteti serb ka dhjetë vende të garantuara në Kuvendin e Kosovës – nëntë prej të cilave i fitoi Lista Serbe, ndërsa një vend e fitoi Nenad Rashiq nga Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Dhjetë vende të tjera parlamentare janë të rezervuara për komunitetet e tjera minoritare./ REL

Nga Kategoria

Kosova

KQZ në Kosovë përmbyll rinumërimin e 185 vendvotimeve, pritet certifikimi i rezultateve

19 Qershor, 2026
Kosova

Përfundon numërimi i votave në Kosovë, Albin Kurti politikani më i votuar, VV forcë e parë

17 Qershor, 2026
Kosova

Raportuesi për Kosovën në PE: Duhet të marrë statusin e vendit kandidat

16 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

E rëndë, 11-vjeçari nga Tirana mbytet në Durrës

21 Qershor, 2026

Zjarr pranë varrezave në Gjirokastër, rrezikohej përhapja e flakëve drejt banesave të fshatit Zenelaj

21 Qershor, 2026

Kryeministri britanik bëhet gati të japë dorëheqjen! Ja kush pritet të jetë pasardhësi i Starmer

21 Qershor, 2026

Irani dërgon ekipin e nivelit të lartë në Zvicër, Ghalibaf kryeson bisedimet me SHBA-në

21 Qershor, 2026

Përplasi makinat e policisë për t’u shpëtuar prangave, arrestohet në Ksamil “Vis Korçari”!

21 Qershor, 2026

Protesta para Kryeministrisë, Rama u përgjigjet kritikëve: Nga kush po i mbroni flamingot? Dëgjoni faktet, jo iluzionet

21 Qershor, 2026

I “forti” Elbasanit në kërkim nga SPAK përplas makinën e policisë, FNSH zbarkon në Jug për ta arrestuar!

21 Qershor, 2026
Një person humb jetë pas aksidentit në Gjilan

I riu përplaset nga dy makina njëra pas tjetrës në aksin Lushnje-Tiranë, humb jetën në vend

21 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.