• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 24 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Balluku do të merret e pandehur nga SPAK? Bardhi: Rama telefonata kërcënuese prokurorit!

24 Tetor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Gazment Bardhi thotë se Belinda Balluku është thirrur në SPAK ditën e hënë për një nga aferat e korrupsionit që po hetohen nga prokurori Dritan Premçi.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas Bardhit, kjo thirrje e prokurorit do të refuzohet, pasi zv.kryeministrja ka planifikuar një udhëtim jashtë vendit, ndërsa Edi Rama prej ditësh i ka bërë presion prokurorit të anulojë fletë-thirrjen.

Bardhi nuk i ka pohuar informacionet që ka por i lë të kuptohen me një seri pyetjesh që i ka drejtuar Altin Dumanit, shefit në ikje të SPAK.

Lexo edhe:

Zbulim premtues në luftën kundër kancerit: vaksina e re mund të ndihmojë në parandalimin e rikthimit të sëmundjes

EMRAT/ Tre të rinj në Tiranë fusin në kurth 70-vjeçarin përmes Inteligjencës Artificiale, i marrin 100 mijë euro! Dy arrestohen, tjetri në kërkim

“A është e vërtetë se për këtë shkak prokurori i posaçëm z. Dritan Premçi ka patur ndërhyrje të drejtpërdrejta nga Kryeministri Edi Rama për të anulluar thirrjen e Belinda Ballukut, duke e informuar prokurorin se ajo nuk do të paraqitet në SPAK javën e ardhshme?” është një nga pyetjet e Gazment Bardhit, i cili i kërkon ambasadës amerikane dhe delegacionit të BE të monitorojnë nga afër kërcënimet ndaj prokurorëve.

Mesazhi i plotë i Gazment Bardhit:

Belinda Balluku është zyrtarja më e korruptuar e shtetit shqiptar në këto 35 vite. Në çdo aferë, në çdo sektor, janë gjurmët e saj të korrupsionit, nga energjia tek infrastruktura; nga Tuneli i Llogarasë tek Aeroporti i Vlorës.

Dosjet e saj në SPAK janë me dhjetëra dhe duket se njëra prej tyre ka marrë rrugë tashmë. Kjo është arsyeja pse prej kohësh tashmë, burime të mirëinformuara, bëjnë me dije se prokurori i posaçëm z. Dritan Premçi është nën presion nga brenda SPAK, nga nivelet më të larta të pushtetit, nga segmete të caktuara mediatike apo nga eksponentë të krimit të organizuar.

Duke ndjekur nga afër këto zhvillime, me shumë shqetësim, nisur edhe nga fakti që nuk do jem prezent në seancën e të hënës në Kuvend, sot kam disa pyetje drejtuar SPAK:

1- A është e vërtetë që prokurori i posaçëm z. Dritan Prençi ka thirrur për javën që vjen, me synim komunikimin e statusit “e pandehur” Zëvendëskryeministren Belinda Balluku?

2- A është e vërtetë se për këtë shkak prokurori i posaçëm z. Dritan Premçi ka patur ndërhyrje të drejtpërdrejta nga Kryeministri Edi Rama për të anulluar thirrjen e Belinda Ballukut, duke e informuar prokurorin se ajo nuk do të paraqitet në SPAK javën e ardhshme?

3- A ka sajur Belinda Balluku një aktivitet ndërkombëtar në të njëjtën ditë dhe orë që duhet të paraqitej në SPAK, me qëllim që të justifikojë refuzimin dhe për të fituar kohë për të shtuar presionin ndaj prokurorit?

4- Pyetje direkte për Drejtuesin e SPAK z. Altin Dumani: A jeni ju në dijeni të presionit të mundshëm ndaj prokurorit të posaçëm z. Dritan Premçi dhe a jeni ju duke përmbushur rolin tuaj për të mbështetur prokurorin?

5- Cili autoritet brenda SPAK po përpiqet të bëjë kozmetikën mediatike në mbrojtje të Belinda Ballukut dhe për çfarë arsyeje?

Në përfundim duke qenë besimplotë se partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht SHBA dhe BE, kanë interes të shtuar në mbrojtjen e integritetit të SPAK, i ftoj publikisht të monitorojnë nga afër këtë çështje, ndërhyrjet kriminale për t’i lidhur duart prokurorisë dhe të konfirmojnë të gjithë mbështetjen e tyre ndaj prokurorit të posaçëm Dritan Premçi dhe çdo prokurori që nuk i nënshtrohet presionit politik apo kriminal mbi çështjet që kanë nën hetim.

Nga Kategoria

Screenshot
Ekstra

Zbulim premtues në luftën kundër kancerit: vaksina e re mund të ndihmojë në parandalimin e rikthimit të sëmundjes

24 Gusht, 2026
Aktualitet

EMRAT/ Tre të rinj në Tiranë fusin në kurth 70-vjeçarin përmes Inteligjencës Artificiale, i marrin 100 mijë euro! Dy arrestohen, tjetri në kërkim

24 Gusht, 2026
Screenshot
Aktualitet

Dyshohet se u mbyt teksa po lahej në det, humb jetën në Shëngjin 19-vjeçari nga Kosova

24 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Screenshot

Zbulim premtues në luftën kundër kancerit: vaksina e re mund të ndihmojë në parandalimin e rikthimit të sëmundjes

24 Gusht, 2026

EMRAT/ Tre të rinj në Tiranë fusin në kurth 70-vjeçarin përmes Inteligjencës Artificiale, i marrin 100 mijë euro! Dy arrestohen, tjetri në kërkim

24 Gusht, 2026
Screenshot

Dyshohet se u mbyt teksa po lahej në det, humb jetën në Shëngjin 19-vjeçari nga Kosova

24 Gusht, 2026

I la 1.000 euro gruas dhe shkoi të vriste 45-vjeçaren, detaje të reja nga krimi në Greqi, shqiptarja i kishte treguar motrës për lidhjen

24 Gusht, 2026

Barça mban Julián Álvarez si objektivin kryesor për të përforcuar sulmin

24 Gusht, 2026

Topi me të cilin Maradona shënoi golin e “Dorës së Zotit” shitet për 2.5 milionë paund

24 Gusht, 2026

Zjarret në Shqipëri/ 5 vatra ende aktive, Mali i Dajtit vijon problematik

24 Gusht, 2026

Lufta në Gaza përçan Eurovisionin, Holanda tërhiqet nga gara e 2027

24 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.