• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 8 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

E gjithë familja në burg/ Gjykata e Durrësit jep vendimin për vrasjen e Pëllumb Metës, burg përjetë për djalin! Sa u dënuan familjarët

23 Tetor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Durrësit ka dhënë vendimin për tre fëmijët e Pëllumb Metës, i vrarë me armë zjarri nga familja e tij në shkurt të vitit të kaluar në Shënavlash të Durrësit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Treshja e trupit gjykues e drejtuar nga Xhevdet Lika ka vendosur dënim me burg përjetë për djalin e madh të viktimës Hysen Meta, kurse vajza, Hygerta Meta, është dënuar me 8 vjet heqje lirie.

Me 5 vjet heqje lirie është dënuar djali i vogël i familjes Amarildo Meta, ndërsa bashkëshortja e Pëllumb Metës, Blerina Meta me 3 vjet heqje lirie.

Lexo edhe:

Përplasje Tiranë-Teheran! Jrani i përgjigjet akuzave të Ramës për ndërhyrje në protesta: Së shpejti…

Konflikti nisi në kalçeto dhe përfundoi me plumba, identifikohet 26-vjeçari i vrarë në Kamëz

Gjatë kohës që është dhënë vendimi, i pranishëm në sallë ka qenë vetëm Amarildo Meta.

Në ndryshim nga prokuroria e cila në pretencën e saj kërkoi dënimin e vajzës me 30 vjet heqje lirie, gjykata vlerësoi se Hygerta Meta nuk është fajtore për veprën penale të vrasjes, por vetëm për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës.

Mbrojtja e ka kundërshtuar vendimin duke thënë se do ta apelojnë në një shkallë më të lartë gjykimi. Shqiponja Meta, avokatja e dy vëllezërve tha se priste një dënim më të butë për Hysen Metën.

“Ne do të ankohemi në Gjykatën e Apelit të Përgjithshëm në Tiranë, sidomos për sa i përket burgimit të përjetshëm të të pandehurit Hysen Meta. Unë mendoj që mund të kishte një masë më të butë dënimi. Amarildo Meta është dënuar me maksimumin e dispozitës për fshehje të kufomës. Do të ndjekim rrugët ligjore. Për aq sa ka bërë duhet të mbajë përgjegjësi ai që e ka kryer krimin. Nuk mund të mbajë përgjegjësi një familje e tërë. Burgimi i përjetshëm ka kushte për t’u ankimuar. Në kokën që ka kryer krimin ka qenë vetëm 24 vjeç, në kushtet e një dhune verbale që nga dita që ka lindur deri në ditën që ka realizuar vrasjen. Ai ka qenë i tronditur në kohën që ka kryer krimin. I ka dërguar Gjykatës një letër ku kërkon ndjesë. Motivi ka qenë dhuna e vazhdueshme”, tha avokatja.

Avokati tjetër që mbronte Hygerta Metën e ka pritur vendimin dhënë për të, e cila në total për dy vepra penale u dënua me 8 vjet heqje lirie.

“Vendimi i Gjykatës ishte  i drejtë sa i përket të pandehurës Hygerta Meta”, tha avokati Kreshnik Poga.

Ngjarja e rëndë ndodhi të 10 shkurt 2024, ku Pëllumb Meta u qëllua me armë zjarri brenda shtëpisë nga djali i madh i tij Hysen Meta pas debateve familjare dhe më pas në bashkëpunim me pjestarët e tjerë të familjes, trupin e gopozën në kasollen e bagëtive.

Tags: burgpellumb meta

Nga Kategoria

Aktualitet

Përplasje Tiranë-Teheran! Jrani i përgjigjet akuzave të Ramës për ndërhyrje në protesta: Së shpejti…

8 Qershor, 2026
Kryesore

Konflikti nisi në kalçeto dhe përfundoi me plumba, identifikohet 26-vjeçari i vrarë në Kamëz

8 Qershor, 2026
Kryesore

Vritet me armë një person në Kamëz

8 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Përplasje Tiranë-Teheran! Jrani i përgjigjet akuzave të Ramës për ndërhyrje në protesta: Së shpejti…

8 Qershor, 2026

Konflikti nisi në kalçeto dhe përfundoi me plumba, identifikohet 26-vjeçari i vrarë në Kamëz

8 Qershor, 2026

Vritet me armë një person në Kamëz

8 Qershor, 2026

“Isha në banjë kur ndodhi grabitja e arkës së bankës”/ U vodhën 60 mijë euro nga “OTP Bank”, dyshime se “skifteri” bashkëpunoi me personelin

8 Qershor, 2026

Shenjat e zodiakut që janë më të favorizuara deri më 12 qershor

8 Qershor, 2026

Vetëvendosja pëson rënie në zgjedhje, Kurtit i duhet koalicion. Osmani: S’ka arsye për refuzimin e emrit tim si Presidente

8 Qershor, 2026

Albin Kurti fiton zgjedhjet në Kosovë, Begaj: Forcat politike të angazhohen me përgjegjësi dhe frymë konstruktive

8 Qershor, 2026

Xi Jinping në Korenë e Veriut pas 7 vitesh, pritje madhështore me lule dhe të shtëna me top

8 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.