Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy ka filluar zyrtarisht dënimin e tij me pesë vjet burg për konspiracion mbi financimin e paligjshëm të fushatës presidenciale të vitit 2007. Ai bëhet kështu lideri i parë francez që burgoset në epokën moderne.
Sipas vendimit të gjykatës, fushata e Sarkozy-t dyshohet se është mbështetur nga miliona euro të papërpunuara nga regjimi i diktatorit libian Muammar Gaddafi.
70-vjeçari është paraqitur sot në burgun “La Santé” në jug të Parisit, ku do të qëndrojë në një qeli prej 9 metrash katrorë, e pajisur me nevojat themelore si tualet, dush dhe televizor.
Ai do të mbahet në një seksion të izoluar të burgut për arsye sigurie, për shkak të natyrës së rëndë të disa të dënuarve që ndodhen aty.
Pavarësisht se ka apeluar vendimin, gjykata e ka urdhëruar ekzekutimin e menjëhershëm të dënimit për shkak të “seriozitetit të jashtëzakonshëm të fakteve”. Sarkozy ka deklaruar vazhdimisht pafajësinë e tij, duke thënë se “nuk ka frikë nga burgu” dhe se do ta mbajë “kokën lart” në çdo rast.
Pas fillimit të dënimit, dhjetëra mbështetës u mblodhën jashtë burgut për të shprehur solidaritet me të. Atyre u bashkua edhe djali i tij, Louis Sarkozy, i cili bëri thirrje për mbështetje.
Në shenjë respekti, Presidenti Emmanuel Macron priti Sarkozy-n në Pallatin Élysée disa ditë më parë, duke e cilësuar këtë si “një gjest njerëzor ndaj një paraardhësi”.
Edhe ministri i Drejtësisë, Gérald Darmanin, ka shprehur dëshirën për ta vizituar atë në burg, duke theksuar se nuk mund të jetë “i pandjeshëm ndaj vuajtjes së një njeriu”.
Ky rast shënon një moment të rëndësishëm në politikën franceze dhe ngre pyetje rreth etikës dhe ligjit në udhëheqjen politike. Ende mbetet e paqartë se si do të reagojnë forcat e ndryshme politike ndaj këtyre ngjarjeve dhe ndikimin që do të kenë ato në të ardhmen e mardhënieve politike në Francë.










