• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 9 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Analizë

Pas përgjigjes, me Europën apo me Rusinë

4 Tetor, 2025
tek Analizë, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

NGA LEONIDHA MËRTIRI 

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Partia për Veprim dhe Sol idaritet (PAS) në Moldavi, një parti properëndimore, rrëzoi në “tapetin” e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare Bllokun Patriotik, aleancën e njohur të partive proruse, të udhëhequr nga ish-presidenti Igor Dodon. Përgjigje e qartë. Rezultati i referendumit të një viti më parë, edhe pse tepër i ngushtë, ishte një test ndaj zgjedhjeve të tanishme për mbështetjen e integrimit të vendit në Bashkimin Europian kundrejt mbajtjes së lidhjeve me Moskën, duarve të zgjatura të kësaj të fundit përmes sulmeve nga grupe kriminale, me qëllim, sipas medias, “blerjen e 300 mijë votave”. Mjete të ndryshme të propagandës në vend parashihnin edhe për zgjedhjet parlamentare një fitore të PAS-it me diferencë tepër të vogël, kur kreu i republikës e shikonte më ndryshe. Optimizmi i Presidentes së Moldavisë, Maia Sandu, para dhe gjatë fushatës, me thirrjen e saj lapidar “Moldavi, ti je fituese”, dukej më realist, siç edhe u vërtetua.

Gruaja me përvojën si ministre dhe reformiste e njohur në fushën e arsimit, kryeministre për një periudhë më të shkurtër, e para femër në krye të shtetit, që erdhi në dhjetor të 2020-ës, duke mposhtur ish presidentin prorus, do të rizgjidhej përsëri presidente në fundvitin e shkuar dhe do të orientonte më mirë vendin e saj për të ecur më i vendosur, pa u lëkundur në shinat e Bashkimit Europian. Si zëdhënëse tashmë e aspiratave të popullit të vet, që fitoi pavarësinë nga Moska në vitin 1991, ish-studentja gjithashtu e universitetit të Harvardit, nuk iu step sfidave të njohura apo akoma më keq, të tërhiqej përballë tyre. Ajo dhe partia që themeloi në vitin 2016, Partia për Veprim dhe Solidaritet, patën vështrim të kthjellët, larg dyzimit, ndaj qëndrimeve të Moskës, sidomos atyre përpjekjeve që kërkonin destabilizimin e Moldavisë dhe të vendeve përreth, duke sfiduar kështu politikën ruse. Marrëdhëniet e saj me Ukrainën, e sulmuar në vazhdimësi, përmbi tre vjet e gjysmë nga Rusia, ato me Rumaninë, si me të rrezikuarat, u bënë më të afërta. Kësaj i përket dhe marrëveshja e nënshkruar një vit më parë në Kishinjau midis ministrave të jashtëm moldav, ukrainas dhe rumun për luftën kundër dezinformatave ruse. Pavarësisht vështirësive të mëdha në vend dhe pasojave të mëpastajme, Moldavia, pas pushtimit të territoreve të Ukrainës, duke qenë përkrah saj qysh në fillim, iu bashkua sanksioneve europiane kundër Rusisë.

Lexo edhe:

Presidenti Osmani manipuluar në bisedë me një zyrtare serbe, Presidenca e Kosovës reagon: Kërkesë për veprim nga policia

Adriatik Lapaj nis protestë i vetëm kundër Edi Ramës, merr një karrige dhe ulet te kryeministria

Marrëdhëniet me Moskën u keqësuan më tej. E varur nga energjia ruse, por dhe embargoja ndaj produkteve të tjera të nevojshme e rënduan ekonominë e saj. Këto dhe të tjera ishin paraparë nga moldavët dhe presidentja e pathyeshme, Maia Sandu. Dëshira për ndryshim, drejt Europës, sfumonte çdo lëkundje. Roli i Maia Sandut në vlerësimin e përbashkët të disa liderëve ndërkombëtar, është ai i njeriut që “shpëtoi demokracinë” dhe “ndaloi Rusinë në përpjekjet për të marrë kontrollin e rajonit”. Kështu, përpjekjet haptazi e të gjithanshme të Rusisë, në mbështetje të krahut të vet në zgjedhjet parlamentare në Moldavi, pësuan fiasko, paçka se ndërhyrja, siç thamë, ishte ashiqare, përmes formash të shumëllojta, madje duke vënë në lëvizje dhe strukturat kishtare ortodokse. Sipas “Reuters”, qëllimi i dhjetëra kanaleve nga klerikë moldavë, të rekrutuar nga Rusia, ishin të ndikonin në popull në një drejtim prorus. Edhe pse verdikti i votuesve është dhënë, daullet ruse kërkojnë t’i bëjnë hije të vërtetës, por dhe për ta larguar vendin nga udha e Europës.

Kryediplomati rus, Sergej Lavrov, përmes deklaratës së pardjeshme, e sheh fitoren e moldavëve si “manipulim të hapur”, ndërsa media ruse bën zhurmuesin e njohur në mbështetje të këtyre qëndrimeve. Ky ndikim i rusëve, rënë në sy si i humbur apo i zbehur në ish-republikat sovjetike, mëkohet në këtë zonë edhe nëpërmjet rajonit të Transnistrias, kësaj gozhde brenda shtetit moldav, në të majtë të lumit Dniestër, në lindje të Moldavisë dhe në kufi me Ukrainën, ku shumica e popullsisë është moldave dhe flet gjuhën rumune. Duke u parë qysh herët si republika më në shënjestrën e Rusisë, sapo ra BRSS-ja, separatistët rusë, në emër të mbrojtjes së rusëve të këtij rajoni dhe gjuhës së tyre, si dhe të ashtuquajturit “presion dhe gjenocid të autoriteteve të Kishinaut”, e shpallën Transnistrian republikë, që kontrollohet prej tyre, por që nuk njihet si e tillë. Nxitja e përplasjeve të përgjakshme në këtë vatër të nxehtë dhe zonë kontrabande sollën në vitin 1992 trupat ushtarake ruse, të cilat u ngujuan aty dhe vazhdojnë të jenë prezente. Gjithçka në funksion të destabilizimit të shtetit të Moldavisë, nga ku mund të nisë në çdo kohë një agresion ndaj vendit, por edhe ndaj fqinjëve të tjerë me të, sikurse u tregua dhe me Ukrainën.

Ish-republika e vogël sovjetike, e varfër, por e vendosur në zgjedhjen e vet në rrugën proeuropiane e dha përgjigjen e saj, pa asnjë mëdyshje. Ajo e sheh fitoren e sotme si mundësi më reale për të nxitur Bashkimin Europian në zgjerimin e tij dhe që Moldavia, pas dhënies së statusit në vitin 2022 të vendit kandidat në BE, të prekë në bazë të meritave ëndrrën në rrugën për pranimin në familjen europiane. Sikurse njihet, Komisioni Europian u ka dërguar shteteve anëtare të BE-së platformën e negocimit për dy vendet e mësipërme, midis vendeve të tjera kandidate për anëtarë, lidhur me parimet e anëtarësimit të tyre në Bashkimin Europian, duke përmbushur kriteret e duhura sipas ligjeve të rëndësishme të BE-së, për progres të dukshëm në të gjitha fushat. E rëndësishme është që BEja të jetë më e hapur, ndërkohë që politika ruse përpiqet të ndikojë sa më shumë në këto vende. Vendosmërisë së shteteve kandidate për t’u reformuar, Bashkimi Europian, siç pohon presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, kërkohet t’i përgjigjet më mirë se deri sot.

Tags: europarusia

Nga Kategoria

Presidenti Osmani manipuluar në bisedë me një zyrtare serbe, Presidenca e Kosovës reagon: Kërkesë për veprim nga policia.
Lajme

Presidenti Osmani manipuluar në bisedë me një zyrtare serbe, Presidenca e Kosovës reagon: Kërkesë për veprim nga policia

8 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Adriatik Lapaj nis protestë i vetëm kundër Edi Ramës, merr një karrige dhe ulet te kryeministria

8 Dhjetor, 2025
“Kërcënimi i sanksioneve ndaj Rusisë? Një situatë e ndërlikuar”, thotë Von der Leyen: Sa më gjatë të zgjasë lufta, aq më shumë do të kushtojë për Rusinë.
Lajme

“Kërcënimi i sanksioneve ndaj Rusisë? Një situatë e ndërlikuar”, thotë Von der Leyen: Sa më gjatë të zgjasë lufta, aq më shumë do të kushtojë për Rusin

8 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Carragher reagon ndaj Salah: E papranueshme ajo që bëri, çdo sukses në futboll është rezultat i ekipit, ai po i merr meritat për vete.

Carragher reagon ndaj Salah: E papranueshme ajo që bëri, çdo sukses në futboll është rezultat i ekipit, ai po i merr meritat për vete.

8 Dhjetor, 2025

Bryan Mbeumo shënon, Manchester United fiton bindshëm 4–1 ndaj Wolves

8 Dhjetor, 2025
Presidenti Osmani manipuluar në bisedë me një zyrtare serbe, Presidenca e Kosovës reagon: Kërkesë për veprim nga policia.

Presidenti Osmani manipuluar në bisedë me një zyrtare serbe, Presidenca e Kosovës reagon: Kërkesë për veprim nga policia

8 Dhjetor, 2025
Probleme në ekonominë gjermane: Numri i bizneseve dhe individëve që shpallin faliment është në nivele rekord, ja cila do të jetë kostoja për Gjermaninë.

Probleme në ekonominë gjermane: Numri i bizneseve dhe individëve që shpallin faliment është në nivele rekord, ja cila do të jetë kostoja për Gjermaninë

8 Dhjetor, 2025

Adriatik Lapaj nis protestë i vetëm kundër Edi Ramës, merr një karrige dhe ulet te kryeministria

8 Dhjetor, 2025
Tragjedia në Meksikë: Boksieri i talentuar humb jetën nga thika ndërsa mbron motrën e tij.

Tragjedia në Meksikë: Boksieri i talentuar humb jetën nga thika ndërsa mbron motrën e tij

8 Dhjetor, 2025
Bisedimet mes Orbanit dhe Erdoganit: Presidenti hungarez thekson rolin e Turqisë si garant për furnizimin e Hungarisë me gazin rus.

Bisedimet mes Orbanit dhe Erdoganit: Presidenti hungarez thekson rolin e Turqisë si garant për furnizimin e Hungarisë me gazin rus

8 Dhjetor, 2025
“Kërcënimi i sanksioneve ndaj Rusisë? Një situatë e ndërlikuar”, thotë Von der Leyen: Sa më gjatë të zgjasë lufta, aq më shumë do të kushtojë për Rusinë.

“Kërcënimi i sanksioneve ndaj Rusisë? Një situatë e ndërlikuar”, thotë Von der Leyen: Sa më gjatë të zgjasë lufta, aq më shumë do të kushtojë për Rusin

8 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.