• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 21 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Zbulimi i ri, një oqean gjigant mund të fshehë jetën jashtëtokësore në hënën e Saturnit

1 Tetor, 2025
tek Bota, Ekstra, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Një oqean i fshehur nën shtresën e akullt të hënës së Saturnit, Enkeladus, përmban molekula komplekse organike, sipas një studimi të publikuar më 1 tetor, duke ofruar dëshmi të mëtejme se në këtë botë të vogël mund të ketë të gjithë përbërësit e nevojshëm për të pasur jetë jashtëtokësore.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Vetëm 500 kilometra gjerësi dhe e padukshme me syrin e lirë, hëna Enkeladus është një prej qindra hënave që rrotullohen rreth planetit të gjashtë nga Dielli.

Për një kohë të gjatë shkencëtarët besonin se Enkeladusi ishte shumë larg nga Dielli – dhe për pasojë shumë i ftohtë – për të qenë i banueshëm.

Lexo edhe:

Zyrtarët amerikanë dhe rusë vazhdojnë bisedimet për paqe në Ukrainë për ditën e dytë në Miami

Humb jetën në Durrës punëtori i ndërtimi, drejtuesi teknik i kompanisë nën hetim

Më pas, sonda Cassini fluturoi disa herë pranë kësaj hëne gjatë një udhëtimi për në Saturn dhe në unazat e tij në periudhën 2004-2017, duke zbuluar prova se një oqean i madh me ujë të kripur fshihet nën një strese akullnajore, prej disa kilometrash, të hënës.

Që atëherë, shkencëtarët kanë analizuar të dhëna të mbledhura nga sonda Cassini, duke zbuluar se oqeani ka shumë nga elementet që mendohet se janë të nevojshme për të mundësuar jetën, përfshirë krip, metan, dyoksid karboni dhe fosfor.

Kur sonda kaloi mbi polin jugor të hënës, zbuloi ujë që shpërthente përmes të çarave në sipërfaqe.

Ky ujë nxirrte grimca të vogla akulli – më të vogla se kokrrat e rërës – në hapësirë. Ndërsa disa prej këtyre grimcave të akullit binin sërish në sipërfaqen e hënës, të tjerat grumbulloheshin rreth njërit prej shumë unazave të Saturnit.

Kur Cassini fluturoi nëpër unazën më të jashtme të Saturnit, të quajtur “E”, ai “zbuloi mostra nga Enkeladusi gjatë gjithë kohës”, tha Nozair Khawaja, shkencëtar planetar në Universitetin e Lirë të Berlinit dhe autori kryesor i studimit të ri, në një deklaratë për Agjencinë evropiane të hapësirës.

Duke i analizuar këto mostra, shkencëtarët më herët kishin identifikuar një numër të molekulave organike – përfshirë edhe pararendës të aminoacideve, të cilat janë shtylla kryesore e jetës.

Këto grimca akulli mund të kenë pësuar ndryshime pasi janë bllokuar në unazë për qindra vjet – ose janë dëmtuar nga shpërthimet e rrezatimeve kozmike.

Prandaj, shkencëtarët duan të analizojnë disa grimca të reja akulli dhe fatmirësisht ata veç kanë qasje në disa prej tyre.

Kur Cassini fluturoi direkt në spërkatjen e ujit që dilte direkt nga sipërfaqja e hënës më 2008, grimcat e akullit e goditën analizuesin e pluhurit kozmik të sondës në rreth 18 kilometra për sekondë.

Por, u deshën vite për të përfunduar analizën e detajuar kimike të këtyre grimcave, e cila është temë e studimit të botuar në revistën Nature Astronomy.

Bashkautori i studimit, Frank Postberg, tha se studimi dëshmon se “molekulat komplekse organike që detektoi Cassini në unazën E të Saturnit nuk janë vetëm produkt i ekspozimit të gjatë në hapësirë, por janë lehtësisht të pranishme në oqeanin e Enkeladusit”.

Astrokimistja franceze, Caroline Freissinet, e cila nuk është e përfshirë në studim, tha për AFP-në se “ka pak dyshim” që këto molekula ishin në oqeanin e hënës.

Por, ky konfirmim ofron “një copëz tjetër në këtë mozaik”, shtoi ajo.

Sipas saj, kjo dëshmon se teknologjitë e reja, sikurse inteligjenca artificiale, u mundësojnë shkencëtarëve të kryejnë analiza të reja në të dhëna të vjetra.

Freissinet tha që mënyra më e mirë për të kuptuar se çfarë po ndodh në Enkeladus është që një mision të ulet pranë kësaj zone dhe të marrë mostra të akullit.

Agjencia Evropiane e Hapësirës ka studiuar mundësinë e një misioni që do të bënte pikërisht këtë.

Tek e fundit, “Enekladusi plotëson të gjitha kushtet për të qenë një mjedis i banueshëm që do të mbështeste jetën”, tha agjencia përmes një deklarate.

Khawaja shtoi se “edhe mosgjetja e jetës në Enkeladus do të ishte një zbulim i madh, sepse ngre pyetje serioze pse jeta nuk është e pranishme në një mjedis të tillë kur ekzistojnë kushtet e duhura”./REL

Nga Kategoria

Bota

Zyrtarët amerikanë dhe rusë vazhdojnë bisedimet për paqe në Ukrainë për ditën e dytë në Miami

21 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Humb jetën në Durrës punëtori i ndërtimi, drejtuesi teknik i kompanisë nën hetim

21 Dhjetor, 2025
Një ditë para mbledhjes së Këshillit Kombëtar, 16 anëtarë paraqesin një rregullore të re: Ata që kanë marrë bursa nga organizatat e majta, nuk mund të jenë drejtues ose deputetë në PD.
Lajme

Rama reagon ndaj kërkesës së SPAK, PD: Jepen urdhra për të ndalur shqyrtimin në Këshillin e Imunitetit për Peleshin dhe Ballën.

21 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Juventus, vijnë thirrjet arabe; një ofertë prej 2 miliardë eurosh, ja situata e John Elkann…

Juventus, vijnë thirrjet arabe; një ofertë prej 2 miliardë eurosh, ja situata e John Elkann…

21 Dhjetor, 2025

Zyrtarët amerikanë dhe rusë vazhdojnë bisedimet për paqe në Ukrainë për ditën e dytë në Miami

21 Dhjetor, 2025
Fotot e Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së zbulojnë lidhjet mes Princit Andrew, Jeffrey Epstein dhe Ghislaine Maxwell.

Fotot e Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së zbulojnë lidhjet mes Princit Andrew, Jeffrey Epstein dhe Ghislaine Maxwell.

21 Dhjetor, 2025

Humb jetën në Durrës punëtori i ndërtimi, drejtuesi teknik i kompanisë nën hetim

21 Dhjetor, 2025
Fluks i madh automjetesh në kufirin Shqipëri-Kosovë, radhë të gjata dhe vonesa në pikën e kalimit.

Fluks i madh automjetesh në kufirin Shqipëri-Kosovë, radhë të gjata dhe vonesa në pikën e kalimit.

21 Dhjetor, 2025

“Kam krijuar një lidhje të tillë” – Jesse Lingard flet për përvojën e tij me FC Seoul dhe shpreh se është “i hapur” për mundësi të reja para afatit kalimtar të janarit.

21 Dhjetor, 2025
Një ditë para mbledhjes së Këshillit Kombëtar, 16 anëtarë paraqesin një rregullore të re: Ata që kanë marrë bursa nga organizatat e majta, nuk mund të jenë drejtues ose deputetë në PD.

Rama reagon ndaj kërkesës së SPAK, PD: Jepen urdhra për të ndalur shqyrtimin në Këshillin e Imunitetit për Peleshin dhe Ballën.

21 Dhjetor, 2025

Shpat Kasapi do të ishte banor i Big Brother, Selvije Jaho tregon pyetjen që ai i bëri

21 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.