• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 6 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“Plumbi i Artë”/ Alibej: Vendimin për ekzekutimin e Regis Runajt e mora me Nuredin Dumanin! Ramazani u mbajt nën vëzhgim

30 Shtator, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Në procesin gjyqësor për dosjen “Plumbi i Artë”, këtë të martë ka dëshmuar i penduari i drejtësisë, Erion Alibej. Ai ka rrëfyer vrasjen e Emiljano Ramazanit, ndodhur në korrik të vitit 2020, duke theksuar se nuk ka pasur një plan të mirëfilltë për ekzekutimin. Sipas Alibejt, Ramazani kalonte shumë kohë në palestër, ndërsa informacionet për lëvizjet e tij i siguronte përmes aplikacionit Sky ECC, kryesisht nga Xhuljan Hoxha.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Alibej: Nuk është që kishte një plan konkret. Emiljano Ramazani ka qenë njeri shumë i afërt i Talo Çelës, Mikael Qoses. Ka qenë njeri aktiv dhe unë kisha informacione pafund për Emiljano Ramazanin. Informacionet i merja në rrugë te ndryshme, nga njerëz të ndryshëm. Ardjan Çollaku, Xhuljan Hoxha më jepnin informacion si dhe shumë persona të tjerë. Kam komunikuar me Xhuljan Hoxhën që të shkonte ta ruante te palestra se rrinte shumë kohë në palestër. Emiljano Ramazani ka qenë gjithë kohën në vëzhgim deri kur u bë ekzekutimi. Unë dhe Xhuljano komunikonim në aplikacionin Sky Ecc.

Në vijim të dëshmisë së tij në procesin për dosjen “Plumbi i Artë”, i penduari i drejtësisë, Erion Alibej, ka folur edhe për ekzekutimin e Regis Runajt. Ai ka deklaruar se Runajn e njihte si informator dhe si person të afërt me vëllezërit Çopja dhe Mikael Qosen, ndërsa vendimi për eliminimin e tij është marrë pas konsultimeve me Nuredin Dumanin. Alibej tha se urdhrin e dha vetë, ndërkohë që për ekzekutimin ishte vetëofruar Xhuljan Hoxha, të cilit i kishte dërguar edhe një mesazh.

Lexo edhe:

I dënuar me 9 vite burg në Itali për prostitucion, arrestohet 71-vjeçari në Vaun e Dejës, pritet ekstradimi

Ardit Gjebrea paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Alibej: Regis Runaj e njihja si informator dhe njeri shumë të afërt të vëllezërve Çopja, të Mikael Qoses. Njerez që ishin ne vijmësi të krimeve që i kishin bërë familjarëve të mi. Për ekzekutimin e Regis Runajt, vendimin e kam diskutuar me Nuredinin. I ëergova dhe një mesazh Xhuljan Hoxhës, sepse ai më është vetëofruar për ekzekutimin e Regisit. Urdhrin për ekzekutimin e Regis Runaj e dhashë unë duke marrë dhe mendimin e Nuredin Dumanit, komunikonim bashkë.

Ndërhyn Xhuljan Hoxha: Kush e dha urdhrin ti apo Nuredini?

Alibej: E shpjegova njëherë. Pas vrasjes së Emiljano Ramazanit komunikova me Nuredinin. Xhuljan Hoxha do kryente vrasjen e Regis Runaj. Kur morem OK për ekzekutimin e Regis Runajt, i thash mundohu ta bësh me thikë, mos të bëhej zhurmë. Dhe kështu veproi. Nuk e kam ndihmuar Xhuljan Hoxhën me sende për të kryer vrasjen, ai u dakordësua direkt. Ekzekutimin e Regis Runajt e mora vesh në radio, ose ma komunikoi Xhuljano nuk më kujtohet mirë. Xhuljano Hoxhën e takova dy ditë pas vrasjes, sepse ai atë natë iku me familjen në plazh. Ai u paraqit në komisariat, pasi doli nga aty u takuam. Me shpjegoi pjesën e ekzekutimit se si kishte ndodhur. Më tha që kur më kanë marrë në pyetje, ishte aty edhe motra e Regisit. Më tha që motra e Regisit i kishte thënë ke te fala nga Mikaeli. Më tha që shkoi për makinën e tij te një garazh që kishte babi i tij te varrezat, kishte veshur kominoshe dhe kishte dalë nëpër ferra dhe kanale dhe aty me thotë kishte pritur Regisin se e dinte që do vinte. Kur del Regisi, dal nga ferrat më thotë dhe e masakroj. Më thotë që ishte me njerez të tjerë dhe se e masakroi, sepse të tjerët ikën më vrap.

Nga Kategoria

Aktualitet

I dënuar me 9 vite burg në Itali për prostitucion, arrestohet 71-vjeçari në Vaun e Dejës, pritet ekstradimi

6 Nëntor, 2026
Kryesore

Ardit Gjebrea paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

6 Nëntor, 2026
Bota

Spanjë/ Sekuestrohen mbi 10 tonë kokainë, në hetim organizata kriminale shqiptare

6 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

I dënuar me 9 vite burg në Itali për prostitucion, arrestohet 71-vjeçari në Vaun e Dejës, pritet ekstradimi

6 Nëntor, 2026

Ardit Gjebrea paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

6 Nëntor, 2026

Spanjë/ Sekuestrohen mbi 10 tonë kokainë, në hetim organizata kriminale shqiptare

6 Nëntor, 2026

Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri, shton avionin e 15-të dhe rrit kapacitetin në 9 milionë ndenjëse në vitin 2027

6 Nëntor, 2026

Kërcënime me bomba në mbi 25 fluturime në 7 vende të Europës, dyshimet drejtohen nga Rusia

6 Nëntor, 2026

Goditet një grup kriminal që shpërndante lëndë narkotike afër shkollave, 4 të arrestuar në Fier

6 Nëntor, 2026

Gjendet i pajetë në trotuar një 37-vjeçar në Durrës

6 Nëntor, 2026
Alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare, parashikimi i motit për të dielën e ardhshme.

Parashikimi i motit, 6 nëntor 2026

6 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.