Majlinda Taga, gruaja e italianit të vrarë në Salari të Tepelënës, Edoardo Sarchit, flet për Report Tv.
Për versionet e para të ngjarjes, dhe pretendimet e shfaqura në media, sikundër edhe nga reagime të politikës (Sali Berisha ka bërë disa postime), mbi konflikte të mundshme të Braçëve me Sarchin, zonja Taga thotë:
“E përbaltën figurën e tij, na shkatërruan, na vranë për së qindti herë. Një njeri si Edoardo nuk lind për së dyti, kush e njeh e di. Gazmend Braçin e kishte si vëllain e vet, e donte si vëlla, Madje kishte mësuar dhe shqip dhe i thoshte “Vdeksha për ty ””
E veja e sipërmarrësit Italian, e cila është ortake në biznes me Gazmend Braçin personin që Sarchi ishte në momentet e fundit kur u vra, tregon për lidhjen e veçantë mes të dyve.
“Prej 2 vitesh kur është bërë bujtina e Gazmend Braçit në Salari, ku rrimë të gjithë familjarisht, shkojmë çdo fundjavë me miqtë, me shokë, me fëmijët. Është e vështirë për mua të mendoj se në ato rrugë ku kemi kaluar me fëmijët tanë kanë vrarë Edoardon”.
Ajo thotë se shpreson që i dyshuari të kapet sa më shpejt nga autoritetet.
Për personin e dyshuar, kemi pyetur banorë të zonës, dhe na kanë treguar se është problematik, psiqqik. Edhe persona të tjerë në zonë që kanë rastisur me të kanë bërë llafe.
Për dinamikën e ngjarjes, zonja Taga thotë se:
“Në fillim me të është përballur vetëm Gazmend Braçi, ku ka nisur një debat që ai nuk e ka vlerësuar fillimisht që do arrinte deri në përdorimin e armës, për dritat e gjata të makinës. Nuk I ka dhënë rëndësi, dava pijaneci ka thënë. Më pas ka shkuar dhe Sarchi”.
Në momentin kur është bërë telefonata në polici për ndihmë, ajo tregon se ende dëgjoheshin të shtënat e armës nga i dyshuari.








