• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 10 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Olsi Rama rrëfen incidentin në Beograd: Dyshuan se e ngrita unë dronin, Edi nuk e dinte që isha në Serbi

28 Shtator, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja shqiptare do të udhëtojë në tetor drejt Serbisë për t’u përballur me këta të fundit në kualifikueset e Kupës së Botës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në prag të këtij takimi, Olsi Rama ka dhënë një intervistë në “Ekskluzive” në Top Channel, ku kthehet 11 vite pas në kohë teksa ndodhej në Beograd.

Ai ka treguar se në Serbi shkoi me një mikun e tij dhe përjetoi një atmosferë të tensionuar që në hyrje të stadiumit. Gjatë ndeshjes, Rama tha se tensioni u rrit edhe më shumë, veçanërisht pas tentativës për gol të Mërgim Mavrajt dhe më pas situata eskaloi ku dhe u desh ndërhyrja e forcave të sigurisë.

Lexo edhe:

“E kërkuam 800 vetë në mal,” 16 vite pas humbjes, nëna e Bleona Matës: 5 vajza ma morën fëmijën

Në shkurt 2026 çmimet ishin më shtrenjtat e 7 muajve të fundit

“Teksa Mavraj provoi të shënonte nga një goditje këndi ne u emocionuam dhe tifozët serb u kthyen duke na sharë. Tifozët u kthyen nga ne duke hedhur monedha e shishe të thyera. Kisha një aparat me vete për fotografi dhe ai u bë “molla e sherrit” pasi më akuzuan që ky ka komanduar dronin. Në momentin pas dronit, u dend policia dhe tek ne u fut dikush me uniformë blu”, tha ai teksa më tej vijoi duke shtuar se me vete kishte edhe pasaportën amerikane, gjë e cila sipas tij mund të ketë ndikuar në mënyrën se si u trajtua. Ndër të tjera, Rama shtoi se kryeministri Edi Rama nuk ishte në dijeni për udhëtimin e tij në Serbi.

“Edi nuk e dinte fare që unë do shkoja në Beograd. Për arsye të imazhit duhej dhe një përgjigje nga ana ime për të thënë që nuk e kam bërë unë këtë gjë (dronin). Unë vetë besoj që pasaporta amerikane ka qenë një faktor për t’i stepur pak ata. Edhe atëherë në Beograd situata nuk ka qenë e qetë pasi ka pasur protesta. Është një ngjarje në jetë që mbahet mend”, shtoi ai.

Pjesë nga fjala e Olsi Ramës:

Ishte pak si film kur e kujton, dy ditë të çuditshme. Vajtja në Beograd ishte një dëshirë e imja pasi nuk lejoheshin tifozë shqiptarë. Në atë kohë me një shokun tim e vendosëm të shkonim, na thanë që atje bëhej luftë. E mendoja që do ishte një situatë që do shkonte në konflikte, por jo aq ekstreme.

Ajo që më ka bërë përshtypje para ndeshjes, ishte një stadium i tërë i acaruar. Kur shkon në stadium sheh një pjesë të ultrasve që bëjnë koreografi. Në Beograd ishte një stadium me energji dhe emocione antagoniste. Ekipet ishin të reshtuara përballë nesh, nuk e dëgjoja dot himnin tonë për shkak të fishkëllimave. Kjo situatë më kishte kontraktuar edhe mua emocionalisht. Në këtë ndeshje nuk lejoheshin simbolet kombëtare, unë isha me të kuqe bluze të Ferrarit.

Teksa Mavraj provoi të shënonte nga një goditje këndi ne u emocionuam dhe tifozët serb u kthyen duke na sharë. Tifozët u kthyen nga ne duke hedhur monedha e shishe të thyera. Kisha një aparat me vete për fotografi dhe ai u bë “molla e sherrit” pasi më akuzuan që ky ka komanduar dronin. Në momentin pas dronit, u dend policia dhe tek ne u fut dikush me uniformë blu.

Atij i thonin në radio që është ai me bluze të kuqe për mua. Pata marrë me vete dhe pasaportën amerikane për t’u siguruar. Pas disa minutash vijnë dy oficerë të tjerë dhe shumë agresivë. Po shkonim tek autobuzi dhe aty një nga policët më kapi nga bluzja dhe më tha ky është. Na kanë mbajtur 1 orë e ca të veçuar nga të tjerët, teksa autobuzi na priste. Në një moment i them njërit nëse më rrethuan ngaqë jam i arrestuar apo jo. Ai më tha se nuk jemi në Amerikë, ne bëjmë çfarë të duam.

Edi nuk e dinte fare që unë do shkoja në Beograd. Për arsye të imazhit duhej dhe një përgjigje nga ana ime për të thënë që nuk e kam bërë unë këtë gjë (dronin). Unë vetë besoj që pasaporta amerikane ka qenë një faktor për t’i stepur pak ata. Edhe atëherë në Beograd situata nuk ka qenë e qetë pasi ka pasur protesta. Është një ngjarje në jetë që mbahet mend. Vajta me dëshirën time, pa frikë dhe pa u trembur. Në momentin kur je i qetë dhe nuk ke thyer asnjë rregull nuk ka asgjë.

Tags: olsi rama

Nga Kategoria

Aktualitet

“E kërkuam 800 vetë në mal,” 16 vite pas humbjes, nëna e Bleona Matës: 5 vajza ma morën fëmijën

9 Mars, 2026
Aktualitet

Në shkurt 2026 çmimet ishin më shtrenjtat e 7 muajve të fundit

9 Mars, 2026
Bota

Pas 10 ditësh konflikt, Trump deklaron: Lufta në Iran është gati për të përfunduar

9 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Kompany pajtohet me kritikën e Toni Kroos, Bayern ka problem serioz me goditjet standarde

9 Mars, 2026

Igor Tudor pranon se mbijetesa në Premier League është prioriteti kryesor i Tottenhamit

9 Mars, 2026

FA Cup ndez garën për trofeun, City dhe Liverpool përplasen në çerekfinale

9 Mars, 2026

Arbeloa i hap derën Mendy-t: “Na duhen lojtarë që shtyjnë përpara”, sytë nga City

9 Mars, 2026

“E kërkuam 800 vetë në mal,” 16 vite pas humbjes, nëna e Bleona Matës: 5 vajza ma morën fëmijën

9 Mars, 2026

Në shkurt 2026 çmimet ishin më shtrenjtat e 7 muajve të fundit

9 Mars, 2026

Trump: Lufta në Iran është pothuajse e përfunduar

9 Mars, 2026

Pas 10 ditësh konflikt, Trump deklaron: Lufta në Iran është gati për të përfunduar

9 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.