• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 7 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Shkelja e hapësirës ajrore, diskuton ngritjen e një “muri” për dronët rusë

26 Shtator, 2025
tek Bota, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrat e Mbrojtjes të disa shteteve të Bashkimit Evropian po mbajnë bisedime urgjente për një “mur për dronët”, pasi dronët rusë supozohet se shkelën hapësirat ajrore të Polonisë dhe Rumanisë në ditët e fundit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Inkursionet e paautorizuara të dronëve detyruan po ashtu mbylljen e aeroporteve në Danimarkë dhe Norvegji.

Video-konferenca e 26 shtatorit – e thirrur nga komisionari për Mbrojtje i BE-së, Andrius Kubilius, që përfshin disa shtete të krahut lindor të NATO-s, por edhe nga Danimarka dhe Ukraina – synon që të koordinojë sensorët, pajisjet elektronike për ndërhyrje dhe rregullat për përgjigje të shpejtë, në mënyrë që fluturaket e vogla pa pilot (dronë) të zbulohen dhe neutralizohen para se të kërcënojnë avionin civil evropian ose bazat kritike.

Lexo edhe:

Serie A: Napoli mposht Torinon e Ismajlit, Conte rikthen De Bruyne dhe Anguissa

Pse Irani është një përjashtim në botën myslimane?

Ministrat pritet të shikojnë infrastrukturën dhe financimin që kërkohet për një sistem efektiv të mbrojtjes kundër dronëve, pas një numri të incidenteve të profilit të lartë me dronë në javët e fundit.

Më 9-10 shtator, afër 20 dronë rusë raportohet se u futën në hapësirën ajrore polake gjatë sulmeve në Ukrainë, duke detyruar autoritetet polake që të mbyllnin një aeroport dhe NATO-ja të ngrinte në ajër avionë.

Disa ditë më vonë, Rumania raportoi për një inkursion të ngjashëm afër deltës së Danubit.

Më 22 shtator, dronët detyruan mbylljen për disa orë të Aeroportit të Kopenhagës dhe po ashtu mbylljen për një periudhë të shkurtër të qendrës kryesore të aviacionit në Oslo. Më pas, detektime të tjera të fluturakeve pa pilot shkaktuan ndërprerje në aeroportet në qytetet daneze të Alaborgut dhe Billundit dhe dronët u panë pranë ndërtesave ushtarake.

Dëshmitarët thanë se dronët kishin drita jeshile që pulsonin dhe autoritetet i cilësuan këto aktivitete si të natyrës “hibride”, duke shtuar se me gjasë ishin të koordinuara, edhe pse nuk thanë se kush qëndronte pas tyre.

Zyrtarët perëndimorë besojnë se Moska qëndron pas kësaj sjellje, duke e përshkruar si një lloj të luftës së “zonës gri” apo hibride. Duke dislokuar dronë të lirë për të shkaktuar shqetësime ndaj aeroporteve dhe bazave ajrore, Rusia mund të shkaktojë përgjigje të kushtueshme mbrojtëse, të shqetësojë civilët dhe të shohë se ku janë dobësitë e mbrojtjes së Perëndimit. Dhe, të gjitha këto mund t’i arrijë pa nisur një konflikt të hapur.

Mediat daneze dhe rajonale kanë raportuar se anija ruse e llojit Ropucha, Aleksandr Shabalin, është incizuar nga një helikopter duke qëndruar rreth 12 kilometra larg nga ishulli danez, Langeland, gjatë valës së inkursioneve të dronëve në Skandinavi. Raportohet se anije e kishte të fikur transponderin.

Publikisht, zyrtarët nuk e kanë lidhur anijen me inkursionet, por koha dhe afërsia kanë shtuar dyshimet se mund të ketë pasur lëshime të dronëve edhe nga deti.

Rusia ka mohuar çdo ndërhyrje.

Ekspertët thonë se hapësira ajrore civile dhe ushtarake e Evropës është e cenueshme.

Dronët, që janë në klasën për konsumatorë, mund të lëshohen nga toka ose deti jashtë zonave të mbrojtura, dhe më pas mund të hyjnë përkohësisht në korridoret apo të kalojnë mbi aeroporte apo bazat ajrore dhe të shkaktojnë ndërprerje: devijime të avionëve, vonesa, shqetësime të sigurisë, edhe nëse dronët nuk bartin eksplozivë./rel/

Nga Kategoria

Kryesore

Serie A: Napoli mposht Torinon e Ismajlit, Conte rikthen De Bruyne dhe Anguissa

6 Mars, 2026
Bota

Pse Irani është një përjashtim në botën myslimane?

6 Mars, 2026
Kryesore

Protesta te Kryeministria, policia u heq çadrën aktivistëve të “Shqipëria Bëhet”, Lapaj: Vijnë si hiena 

6 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Nga vështirësitë ekonomike te familja me 10 fëmijë: Rrëfimi i sinqertë i Ahmed Kalasë

7 Mars, 2026

Conte pas fitores ndaj Torinos: “Bravo Napoli, gjithmonë reagon në raste emergjence. Elmas? Do t’i bëja një statujë”

7 Mars, 2026

Arbeloa pas fitores: “Reali luan për të fituar” – lavdëron Valverden dhe Thiago Pitarch

7 Mars, 2026

Monaco trondit PSG-në, fiton 3-1 në Paris dhe e ndez garën për titull

7 Mars, 2026

Bayern shkatërron Gladbach 4-1, por humbet sërish Neuerin për shkak të dëmtimit

7 Mars, 2026
La Liga: Valverde shpallet hero i Realit të Madridit pas fitores dramatike ndaj Celta Vigos në minutat e fundit

La Liga: Valverde hero i Realit të Madridit pas fitores dramatike ndaj Celta Vigos në minutat e fundit

6 Mars, 2026

Real Madridi vendos të vazhdojë garën për titullin; fiton në frymën e fundit ndaj Celtas

6 Mars, 2026

Serie A: Napoli mposht Torinon e Ismajlit, Conte rikthen De Bruyne dhe Anguissa

6 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.