• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 24 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Shkarkimi i Veliajt, Rama: Hap i debatueshëm dhe i detyrueshëm

24 Shtator, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Edi Rama, pa pritur se çdo të bëjë Erion Veliaj me vendimin e tij për ta shkarkuar, ka nisur fushatën për zgjedhjet e parakohshme lokale për Bashkinë e Tiranës.

Pasditen e kësaj të mërkure ai po mban një takim me ministrat dhe me deputetë dhe ish-deputetët e Qarkut të Tiranës, ku gjatë fjalës së tij, e konsideroi vendimin për shkarkimin e Erion Veliajt si një detyrim për të marrë një hap të debatueshëm në raport me kryebashkiakun, por të detyrueshëm në lidhje me fatin e Tiranës.

Edhe pse një ndër ministret më të akuzuara dhe me dosje në SPAK, Rama tha se ka kryer anketa ditët e fundit për kandidaten e tij, Ogerta Manastirliu, ku sipas tij, tregon se ka mbështetje të madhe, ndërkohë që shtoi se opozita do të dalë edhe më e humbur.

Lexo edhe:

Gjendet një person i pajetë në banesën e tij në Durrës

Sherr i dhunshëm në Nishtulla të Durrësit: Dy persona në spital, mes tyre edhe një grua!

Gjatë fjalës së tij, Rama pranoi edhe problematikat për Tiranës, duke nisur nga uji i pijshëm, mbetjet, etj.

“Pas 7 muajsh pa një kryetar bashkie në krye të detyrës, u detyruam të marrim një hap të debatueshëm në raport me Erion Veliajn, por të detyrueshëm në lidhje me fatin e kryeqytetit të Shqipërisë. Këshilli Bashkiak miratoi dje shkarkimin e kryetrarit në mungesë prej 7 muajsh për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja. Janë thënë dhe janë llomotitur shumë gjëra lidhur me këtë hap, por nuk ia vlen të merremi as me ata që u ka rënë diella në kokë, as me ata që e quajnë diktaturë kur shumica parlamentare detyrohet të kalojë në votim programin në Kuvend, pasi ndalohet ta paraqesë me metodat famëkëqija të rrylave të fytit dhe bërrylave, dhe as me ata që tre herë resht nuk e mundën dot Erionin me karikaturat e tyre mediatike, që sot fryjnë gjokset me sebepin e një letre anonime të një kryetari të lidhur duar e këmbë.  Qoftë tezgat dhe pasqyrat lincuese ndaj tij, qoftë procesi i drejtësisë kundër tij nuk janë tema ku ne mund të ndërhyjmë si palë. Tema jonë si palë e përgjegjshme në jetën e këtij vendi, është që mos të marrë peng pafundësisht kryeqytetin e Shqipërisë dhe punët e tij. Tema jonë është që të adresojmë pa humbur kohë boshllëkun përditë e më të dëshpëruar në Bashkinë e Tiranës.

“Tema jonë si PS, është sot të nisim punën për zgjedhjet e reja në Tiranë. Me kandidaten e duhur dhe me organizimin e mbështetjen e duhur. Do të marrim rezultatin e duhur. Më vjen shumë mirë që, siç edhe ju të gjithë, kandidatura e Ogertës ka qenë mbështetje e plotë e familjes sonë politike. Ku të gjithë e çmojnë kandidaten tonë dhe janë me një mendje që është radha e saj për të udhëhequr Tiranën.

Aq e fortë është mbështetja për Ogertën, sa është pa interes kush do të jenë kandidatët rivalë që do hyjnë në garë të humbur dhe do dalin edhe më të humbur. Edhe nga anketimi në Tiranë, është e qartë që shumica e qytetarëve e kanë hallin te problematikat që kërkojnë adresim dhe zgjidhje nga Bashkia e Tiranës. Duke filluar nga uji i pijshëm, që si asnjëherë më parë në këtë periudhë është kthyer në problem. Është problem i keqadministrimit dhe ne do të ndërhyjmë në ujësjellësin e Tiranës” – tha Rama.

Nga Kategoria

Trupi i pa jetë i një individi u gjet në Durrës, dyshohet për vrasje me thikë.
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në banesën e tij në Durrës

24 Shtator, 2025
Tërmet i fuqishëm godet Durrësin, dy të lënduar, përfshirë një grua.
Kryesore

Sherr i dhunshëm në Nishtulla të Durrësit: Dy persona në spital, mes tyre edhe një grua!

24 Shtator, 2025
Bota

Macron thirrje NATO-s: Të reagojmë me më shumë forcë ndaj provokimeve ruse

24 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Video. Informacioni më i fundit | 24 Shtator 2025 – Pasdite

24 Shtator, 2025
Vrasja në Durrës, publikohen pamjet nga vendi i ngjarjes, policia në gjurmët e autorit

Vrasja në Durrës, publikohen pamjet nga vendi i ngjarjes, policia në gjurmët e autorit

24 Shtator, 2025

Gio Reyna përballet me shqetësim për lëndim, trajneri i Borussia Monchengladbach po përpiqet të mos ‘rrezikojë’ lojtarin e USMNT.

24 Shtator, 2025
Vuçiç diskuton mbi Kosovën në Kombet e Bashkuara

Vuçiç diskuton mbi Kosovën në Kombet e Bashkuara

24 Shtator, 2025
Fiks Fare: Mashtrimi prej 31 mijë eurosh në Bitcoin, Prokuroria ndalon hetimet, autori ende i paidentifikuar

Fiks Fare: Mashtrimi prej 31 mijë eurosh në Bitcoin, Prokuroria ndalon hetimet, autori ende i paidentifikuar

24 Shtator, 2025

Djali i Afrim Bunjakut përkujton të atin: E ndjej boshllëkun që ka lënë!

24 Shtator, 2025

Alarm për Tokën: Oqeanet kanë kaluar kufirin kritik të acidifikimit, 75% e sistemeve jetësore jashtë zones së sigurt

24 Shtator, 2025
Trupi i pa jetë i një individi u gjet në Durrës, dyshohet për vrasje me thikë.

Gjendet një person i pajetë në banesën e tij në Durrës

24 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.