• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 12 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Akuza për krime lufte në Gaza/ Shqipërisë i kërkohet arrestimi i kryerabinit, Yoel Kaplan

24 Shtator, 2025
tek Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Autoriteteve shqiptare u është kërkuar të arrestojnë dhe gjykojnë rabinin kryesor të vendit, Yoel Kaplan, nën dyshimet për përfshirje në krime lufte dhe krime kundër njerëzimit si pjesë e “gjenocidit të Izraelit në Gaza”, raporton Middle East Eye.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Çështja ndaj Kaplan, shtetas izraelito-amerikan, ushtar aktiv i ushtrisë izraelite dhe drejtues i komunitetit të vogël hebre në Shqipëri, iu dorëzua këtë të mërkurë Prokurorisë së Përgjithshme në Tiranë.

Kaplan, i cili jeton mes Izraelit, Shqipërisë dhe Selanikut në Greqi, është fotografuar dhe filmuar në Gaza me batalionin e 55-të të divizionit të 98-të të ushtrisë izraelite, i angazhuar në operacione ushtarake në Khan Younis nga dhjetori 2023 deri në gusht 2024.

Lexo edhe:

Nisma “KURSE” e qeverisë/ Nga vezët te qumështi dhe vaji, ja sa ulen çmimet e produkteve të shportës

Bebe Rexha e djeg në dasmën e të vëllait, shpërthejnë tupanat, vallet dhe këngët shqiptare (VIDEO)

Qendra Ndërkombëtare e Drejtësisë për Palestinezët (ICJP), një organizatë me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, njoftoi se ka paraqitur një kërkesë zyrtare në policinë shqiptare për arrestimin e një anëtari të ushtrisë izraelite të dyshuar për pjesëmarrje në krime lufte. “Kemi arsye të besojmë se ky individ është aktualisht në territorin shqiptar dhe policia duhet ta hetojë dhe arrestojë urgjentisht”, thuhet në deklaratë.

Burime për MEE konfirmuan se i dyshuari është Kaplan. ICJP, që prej marsit 2024 ka ngritur Koalicionin Global 195 për ndjekjen ligjore të krimeve të luftës në Gaza, thekson se Shqipëria, si nënshkruese e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ), ka detyrimin të hetojë rastin.

Kaplan po ndiqet sipas Nenit 7 të Kodit Penal të Shqipërisë, i cili parashikon ndjekjen e qytetarëve të huaj për krime të kryera jashtë vendit, përfshirë “krimet kundër njerëzimit”.

Qendra Ndërkombëtare e Drejtësisë për Palestinezët përbëhet nga avokatë, akademikë dhe politikanë që punojnë për dokumentimin dhe ndjekjen e shkeljeve të të drejtave të palestinezëve në nivel ndërkombëtar./Middle East Eye.

Nga Kategoria

Ekonomi

Nisma “KURSE” e qeverisë/ Nga vezët te qumështi dhe vaji, ja sa ulen çmimet e produkteve të shportës

12 Tetor, 2026
Kryesore

Bebe Rexha e djeg në dasmën e të vëllait, shpërthejnë tupanat, vallet dhe këngët shqiptare (VIDEO)

12 Tetor, 2026
Aktualitet

U ekstradua nga SHBA për 3 vrasjet e kryera në 1997, Sokol Hoxha kërkon shuarjen e dënimit prej 25 vitesh burg

12 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Nisma “KURSE” e qeverisë/ Nga vezët te qumështi dhe vaji, ja sa ulen çmimet e produkteve të shportës

12 Tetor, 2026

Bebe Rexha e djeg në dasmën e të vëllait, shpërthejnë tupanat, vallet dhe këngët shqiptare (VIDEO)

12 Tetor, 2026

Elvana Gjata shtatzënë për herë të parë, zbulohet emri i babait të fëmijës

12 Tetor, 2026

U ekstradua nga SHBA për 3 vrasjet e kryera në 1997, Sokol Hoxha kërkon shuarjen e dënimit prej 25 vitesh burg

12 Tetor, 2026

Përjashtohen me 60 ditë nga Kuvendi Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu

12 Tetor, 2026

Tragjedia në Fushë-Krujë, kamarieri që humbi jetën ishte nipi i pronarit të lokalit

12 Tetor, 2026

Tragjedia në Fushë-Krujë! Dy kamerierët po bënin shaka, 16-vjeçari humbi jetën pasi ashensori u shkëput. Detaje nga ngjarja e rëndë në restorant

12 Tetor, 2026

Shqipëria mbyll nesër kapitullin e katërt të negociatave me BE! Kos: Zgjerimi po ecën përpara, siguria kusht për anëtarësimin

12 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.