• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Sot seanca për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra! Nga porosia e Ramës, mbledhja e Këshillit Bashkiak në selinë rozë, tek kërkesa e kryebashkiakut për të qenë i pranishëm

23 Shtator, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Në Këshillin Bashkiak të Tiranës do të mblidhet ditën e sotme (23 Shtator) për të propozuar shkarkimin e kryebashkiakut socialist Erion Veliaj, i cili prej datës 10 Shkurt ndodhet në qeli i akuzuar për korrupsion e pastrim parash.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Porosia për shkarkimin e Erion Veliaj nga detyra u dha nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS-së (11 Shtator) ku shpalli kandidaturën e Ogerta Manastirliut për kreun e Bashkisë Tiranë.

Pas Asamblesë, këshilltarët bashkiakë të PS-së u mblodhën në selinë e partisë më 17 Shtator, për të shqyrtuar porosinë e kryeministrit Rama për Veliajn.

Lexo edhe:

Eksploziv në apartamentin e nënës së Gentjan Zotos në Vlorë, zbardhen detajet e incidentit, arrestohen baba dhe bir.

Grupi mafioz i arrestuar: Dënim total prej 215 vjetësh, kush janë tre “kapot” që terrorizuan Venecian?

Gjatë takimit, këshilltarët socialistë morën vendimin për t’i paraqitur Këshillit bashkiak në mbledhjen e ditës së sotme 23 shtator kërkesën për shkarkimin e Erion Veliajt, dhe nisjen e procesit për zgjedhje të jashtëzakonshme për bashkinë e kryeqytetit.

Për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë Tiranë, këshilltarët e PS do të përdorin si argument mungesën e tij në detyrë për tre muaj.

Ligji për Vetqeverisjen Vendore përcakton në Nenit 62 se shkarkimi i kryetarit të Bashkisë propozohet nga Këshilli Bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë tre-mujore të pandërprerë.

Në mbledhjen e këshilltarëve socialistë, e mbajtur në selinë e PS-së, u vendos që për procesin e shkarkimit të ndërmerret një nismë e re nga vetë ata dhe nuk do të shfrytëzohet kërkesa e depozituar nga këshilltarët demokratë.

Projekt-vendimi i shkarkimit të Erion Veliajt

Grupi i këshilltarëve të Partisë Socialiste në Bashkinë Tiranë, një ditë më pas ka depozituar Projekt-Vendimin për shkarkimin e kryetarit Erion Veliaj.

Arsyeja kryesore thuhet në relacion, është mungesa e kryetarit në detyrë prej 3 muajsh për shkak të procesit penal, që sipas tyre e bën të nevojshme një udhëheqje aktive për kryeqytetin, veçanërisht në një periudhë të zhvillimit të shpejtë ekonomik dhe social.

Këshilltarët theksuan se kjo iniciativë nuk është pranim i akuzave ndaj Veliajt, por një domosdoshmëri ligjore dhe morale për t’i dhënë qytetit një drejtim të qëndrueshëm dhe efektiv.

Nëse miratohet, kjo kërkesë do t’i dërgohet Këshillit të Ministrave për vendim final.

Veliaj kërkoi të jetë i pranishëm në mbledhje

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë kërkesë, më 19 Shtator, për të qenë i pranishëm në Këshillin Bashkiak, që do të mblidhet për shkarkimin e tij nga posti.

Erion Veliaj ka kërkuar të jetë i pranishëm për një proces të rregullt ligjor. Në një letër drejtuar kryetares dhe anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Veliaj shprehet se mungesa e tij në detyrë nuk është vullnetare, por pasojë e një “masë sigurie disproporcionale”, e cila, sipas tij, ka krijuar një krizë institucionale dhe kushtetuese në kryeqytet.

“Kjo masë nuk ka izoluar vetëm qytetarin Erion Veliaj, por ka paralizuar qeverisjen e kryeqytetit, duke lënë pa drejtues të zgjedhur mbi 1 milion qytetarë të Tiranës”, shkruan Veliaj në letrën e tij.

Ai thekson se masa e sigurimit personal nuk përbën një vendim përfundimtar fajësie dhe se shkarkimi i tij në këtë fazë do të përbënte një tjetër shkelje të Kushtetutës nga pushteti vendor.

“Mungesa e imponuar nga një masë paraprake nuk është mungesë e vullnetshme, por një precedent i rrezikshëm për qeverisjen vendore”, shton ai.

“Mandati nuk më ka mbrojtur mua, përkundrazi, është arsyeja pse unë sot jam i izoluar. Por ai më detyron të mbroj kontratën katërvjeçare që qytetarët kanë firmosur me votën e tyre”, shkruan Veliaj ndër të tjera.

Në fund të letrës, Veliaj kërkon që t’i garantohet e drejta për të qenë i pranishëm dhe për t’u dëgjuar në mbledhjen e 23 shtatorit, duke e konsideruar këtë një të drejtë kushtetuese në kuadër të procesit të rregullt ligjor.

Por, Këshilli Bashkiak i ka kthyer përgjigje kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke u shprehur se: “Në rast pamundësie për të qenë prezent, ju lutem që observacionet tuaja t’i përcillni me shkrim pranë Këshillit Bashkiak”.

“I nderuar Kryetar,

Në vijim të kërkesës tuaj për t’u njohur, për t’u dëgjuar, për t’u mbrojtur dhe për të dhënë sqarime në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Tiranë, Ju bëj me dije së mbledhja e Këshillit zhvillohet ditën e martë, datë 23.09.2025 ora 16:00.

Sa më sipër, në vijim të kërkesës suaj për të qenë i pranishëm fizikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, në rast pamundësie për të qenë prezent, Ju lutem që observacionet tuaja t’i përcillni me shkrim pranë Këshillit Bashkiak, në mënyrë që ato të administrohen dhe të bëhen me dije në këtë mbledhje”, shkruhet në letër.

Ndërkohë Erion Veliaj në përgjigje të Këshillit Bashkiak, në dokumentin e firmosur prej tij, Veliaj thekson se nuk është informuar zyrtarisht nga sekretari i Këshillit për zhvillimin e mbledhjes së parashikuar, duke u njohur vetëm nga burime mediatike.

Veliaj thekson gjithashtu se nuk është vënë në dijeni për materialet mbi të cilat është mbështetur procedura për shkarkimin e tij, çka sipas tij e ka bërë të pamundur ushtrimin e së drejtës kushtetuese për t’u mbrojtur.

“Ende sot, një ditë përpara vendimmarrjes së Këshillit Bashkiak, nuk jam informuar zyrtarisht nga ky këshill lidhur me mbajtjen e një mbledhjeje në të cilën do të vendoset lidhur me shkarkimin tim si Kryetar Bashkie, shkaqet e shkarkimit, materialet që më ngarkojnë me përgjegjësi, sqarimet përkatëse nga ana juaj, kërkimin e sqarimeve dhe provave nga ana ime lidhur me shkeljen e pretenduar dhe materialet mbi të cilat ajo mbështetet, dhe si rrjedhojë nuk më është krijuar mundësia për t’u mbrojtur, dhënë shpjegime e dëgjuar para këtij organi kolegjial, as fizikisht e as me shkrim, për më tepër kur, duke qenë se ndodhem në kushtet e paraburgimit, bazuar në një masë sigurimi personale, mundësitë i kam të kufizuara”, shkruan nder te tjera Veliaj.

Veliaj thekson me tej se “Sekretari i Këshillit Bashkiak nuk mund të marrë përsipër rolin e një organi kolegjial. Çdo komunikim i Sekretarit të Këshillit që shkon përtej funksioneve tekniko-administrative përbën tejkalim të kompetencës dhe cenim të parimit të ndarjes së funksioneve. Sekretari është një funksionar administrativ, jo organ politik dhe as vendimmarrës në këtë procedurë”.

Kryebashkiaku shprehet se mbetet në pritje të vendimmarrjes me votim nga ana e Këshillit Bashkiak, duke theksuar se “garantimi i të drejtave kushtetuese të Kryetarit të Bashkisë është thelbësor në çdo proces të iniciuar për shkarkimin e tij”.

Shkresa e plotë

Në përgjigje të shkresës nr. 32059/2 prot, datë 22.09.2025, me firmën e sekretarit të Këshillit Bashkiak, evidentojmë se nuk përmban vendimmarrjen me votim të Këshillit Bashkiak lidhur me garantimin e të drejtave kushtetuese të Kryetarit të Bashkisë në procedurën e shkarkimit të iniciuar ndaj tij, si organi që ka kompetencën për të vendosur mbi praninë, dëgjimin dhe mbrojtjen e Kryetarit të Bashkisë.

Sekretari i Këshillit Bashkiak nuk mund të marrë përsipër rolin e një organi kolegjial. Çdo komunikim i Sekretarit të Këshillit që shkon përtej funksioneve tekniko-administrative përbën tejkalim të kompetencës dhe cenim të parimit të ndarjes së funksioneve. Sekretari është një funksionar administrativ, jo organ politik dhe as vendimmarrës në këtë procedurë. Kompetencat e tij kufizohen në sigurimin e infrastrukturës organizative të mbledhjeve; shpërndarjen e materialeve dhe njoftimeve; protokollimin dhe mbajtjen e procesverbaleve. Ai nuk ka asnjë tagër ligjor të japë udhëzime mbi mënyrën e realizimit të së drejtës për t’u dëgjuar apo për të interpretuar kërkesat e Kryetarit.

Në një procedurë që mund të përfundojë me shkarkimin e Kryetarit, e drejta për t’u dëgjuar dhe mbrojtur e Kryetarit të Bashkisë, si një organ kushtetues është thelbësore. Kjo e drejtë nuk mund të reduktohet në një njoftim formal të sekretarit të Këshillit Bashkiak lidhur me mundësinë potenciale për të sjellë një mbrojtje me shkrim. Pavarësisht sa më sipër, nga përmbajtja e shkresës së dërguar nga ana e sekretarit të Këshillit Bashkiak, unë kryetari bashkisë vetëm informohem se Këshilli Bashkiak, ditën e nesërme, në orën 16%, ka një mbledhje, pa u informuar zyrtarisht se për çfarë do të zhvillohet kjo mbledhje dhe cili është rendi i ditës së saj, si dhe nuk kam asnjë informacion zyrtar (përveç lajmit mediatik) lidhur me garantimin e së drejtës për t’u dëgjuar në këtë mbledhje, e cila edhe pa një kërkesë nga ana ime do të duhet të më ishte mundësuar kryesisht nga ana juaj.

Ende sot, një ditë përpara vendimmarrjes së Këshillit Bashkiak, nuk jam informuar zyrtarisht nga ky këshill lidhur me mbajtjen e një mbledhjeje në të cilën do të vendoset lidhur me shkarkimin tim si Kryetar Bashkie, shkaqet e shkarkimit, materialet që më ngarkojnë me përgjegjësi, sqarimet përkatëse nga ana juaj, kërkimin e sqarimeve dhe provave nga ana ime lidhur me shkeljen e pretenduar dhe materialet mbi të cilat ajo mbështetet, dhe si rrjedhojë nuk më është krijuar mundësia për t’u mbrojtur, dhënë shpjegime e dëgjuar para këtij organi kolegjial, as fizikisht e as me shkrim, për më tepër kur, duke qenë se ndodhem në kushtet e paraburgimit, bazuar në një masë sigurimi personale, mundësitë i kam të kufizuara. Për sa më sipër, mbetem në pritje të vendimarrjes me votim nga ana e Këshillit Bashkiak, për garantimin e të drejtave kushtetuese të Kryetarit të Bashkisë në procesin e iniciuar për shkarkimin e tij.

Nga Kategoria

Tirana: Autoritetet identifikojnë dhe shpallin në kërkim autorin e plagosjes me armë zjarr mbrëmë.
Lajme

Eksploziv në apartamentin e nënës së Gentjan Zotos në Vlorë, zbardhen detajet e incidentit, arrestohen baba dhe bir.

20 Dhjetor, 2025
Grupi mafioz i arrestuar: Dënim total prej 215 vjetësh, kush janë tre "kapot" që terrorizuan Venecian?
Lajme

Grupi mafioz i arrestuar: Dënim total prej 215 vjetësh, kush janë tre “kapot” që terrorizuan Venecian?

20 Dhjetor, 2025
Lajme

Roza Lati i jep fund marrëdhënies me Xhonatanin, çfarë ndodhi mes çiftit! Dyshja largojnë njëri-tjetrin nga rrjetet sociale dhe fshijnë foto

20 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Imran Khan dhe bashkëshortja e tij të dënuar për mashtrim me dhuratat e shtetit

20 Dhjetor, 2025
Tirana: Autoritetet identifikojnë dhe shpallin në kërkim autorin e plagosjes me armë zjarr mbrëmë.

Eksploziv në apartamentin e nënës së Gentjan Zotos në Vlorë, zbardhen detajet e incidentit, arrestohen baba dhe bir.

20 Dhjetor, 2025
Abdixhiku paraqet 10 angazhime të LDK-së për Kosovën

Abdixhiku paraqet 10 angazhime të LDK-së për Kosovën

20 Dhjetor, 2025
Grupi mafioz i arrestuar: Dënim total prej 215 vjetësh, kush janë tre "kapot" që terrorizuan Venecian?

Grupi mafioz i arrestuar: Dënim total prej 215 vjetësh, kush janë tre “kapot” që terrorizuan Venecian?

20 Dhjetor, 2025

Roza Lati i jep fund marrëdhënies me Xhonatanin, çfarë ndodhi mes çiftit! Dyshja largojnë njëri-tjetrin nga rrjetet sociale dhe fshijnë foto

20 Dhjetor, 2025
Aksident në Shkodër: Dy makina përplasen, një i lënduar

Aksident në Maliq, shoferi humb kontrollin dhe përfundon jashtë rrugës, dy pasagjerë lëndohen.

20 Dhjetor, 2025

“Wow, Harry Kane!” – Luis Diaz tregon si kapiteni ‘spectakolar’ i Anglisë e ka befasuar në Bayern Munich.

20 Dhjetor, 2025

Zjarrfikësit e Tiranës në zi, ndahet papritur nga jeta Klevis Qato! Heroi që shpëtoi nga zjarri foshnjën 3 muajshe

20 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.