• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 28 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Rama denoncon me foto gjyqtarin Boshku: Një shkelës i ligjit dhe mashtrues

15 Shtator, 2025
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka denoncuar publikisht një tjetër gjyqtar, Marko Boshkun, në lidhje me një vendim për rikthimin në detyrë të kreut të AMP-së Vlorë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Por ndryshe nga herët e tjera, Rama ka publikuar edhe foton e gjyqtarit Marko Boshku, i cili ushtron detyrën në Gjykatën Administrative të Tiranës.

Ish-drejtuesi i AMP Vlorë ishte i përfshirë në një ndërtim pa leje në Ksamil, si dhe kishte mashtruar përmes dokumenteve duke pretenduar legalizimin e ndërtimit.

Lexo edhe:

Ndarja nga jeta e Brigitte Bardot, reagon Macron: Legjendë shekullore!

Agron Shehaj ngre alarmin: AKSHI rrezik për sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve

Rikthimin e tij në detyrë dhe dhënien e pagave të prapambetura me vendim gjykate, Kryeministri Edi Rama e konsideron një rast të rëndë.

Ai thotë se vendimet e gjyqtarit Boshku do t’i përcillen Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, përmes Ministrisë së Drejtësisë.

Kryeministri ka dhënë edhe një mesazh të qartë për gjyqtarin në fjalë por edhe çdo gjykatës tjetër, që kushdo i cili tallet me interesat e shtetit, do të denoncohet në organet e drejtësisë, si edhe publikisht.

Reagimi i Kryeministrit Edi Rama në Facebook:

Një tjetër sport tradicional i gjykatësve pa flamur e pa atdhe të Drejtësisë së Vjetër, fatkeqësisht vazhdon të ushtrohet edhe nga gjykatës më të rinj, të cilët duhet të mbajnë lart flamurin e Drejtësisë së Re me pavarësinë, profesionalizmin e integritetin e tyre.

Pa asnjë gajle fare, gjykatësi Boshku, ka vendosur të kthejë fishek në detyrë një shkelës brutal të ligjit dhe mashtrues të kapur me presh në duar, e për pasojë edhe të larguar nga detyra e të çuar në prokurori!

Rasti është i ububushëm!

Si drejtues rajonal i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore – pra i trupës që ligji ngarkon për të kontrolluar veprimet dhe garantuar integritetin e Policisë së Shtetit – një birbo pa din e pa iman, jo vetëm kishte marrë pjesë në një ndërtim pa leje në Ksamil (i denoncuar nga njerëzit e zonës), po edhe kishte mashtruar me shkrim, duke pretenduar legalizimin e ndërtimit, me gënjeshtrën se ndërtimi ishte bërë në 2018-ën.

Por fotot satelitore nxorrën bishtin e gjatë të gënjeshtrës, duke provuar se ndërtimi është bërë shumë kohë pas vitit 2020; vit që sipas ligjit është edhe viti i fundit për marrjen në shqyrtim të kërkesave për legalizim.

Pra birboja kishte ndërtuar pa leje duke qenë edhe drejtor i një institucioni ligjzbatues, gjë që çoi në largimin e tij nga AMP-ja dhe dorëzimin e rastit të tij në Prokurorinë e Sarandës.

Mirëpo, ka ligj ka edhe Maliq i thonë kësaj, sepse ndërkohë që shteti, përmes Policisë kërkon nga drejtësia në Sarandë ndëshkimin ligjor të birbos, drejtësia në Tiranë, përmes gjykatësit Boshku, kërkon nga shteti të rimarrë birbon në krahët e vet. Madje ta përqafojë dhe ta ulë përsëri në karrigen e drejtorit!

Çfarë të thuash!!!

Ministria e Drejtësisë, do t’ia përcjellë keqbërjen e gjykatësit Boshku organeve të vetëqeverisjes së gjyqësorit (KLGJ – ILD), ndërsa me birbon uroj të merret seriozisht drejtësia.

Por me këtë rast, dua t’u përcjell një mesazh të qartë edhe gjykatësve si ky Boshku, që pa parë fare dosjet, pa thirrur fare, hiç, shtetin si palë e dëmtuar, urdhërojnë kthimin në punë të të larguarve nga detyra për paudhësira, si puna ulëritëse e këtij ujkut me mëlçi në qafë të AMP-së së Vlorës; madje vendosin pa pikë turp si detyrime të shtetit, kaq e aq paga dëmshpërblim për tipa të tillë.

Kush tallet me interesat e shtetit dhe përqesh ligjin, duke e përdorur pavarësinë e drejtësisë si pavarësi nga vetë drejtësia, e duke dhënë vendime haptazi të paligjshme në dëm të interesit publik, do të përballet me keqbërjen e vet jo vetëm në organet e lartpërmendura të vetëqeverisjes së gjyqësorit, po edhe në sytë e opinionit publik.

Nga Kategoria

Bota

Ndarja nga jeta e Brigitte Bardot, reagon Macron: Legjendë shekullore!

28 Dhjetor, 2025
Analizë

Agron Shehaj ngre alarmin: AKSHI rrezik për sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve

28 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një makinë në Pogradec, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm

28 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Zbuloni 3 shenjat e zodiakut që do t’ju ndryshojë jeta pak para fundit të vitit

28 Dhjetor, 2025
Orë me një çmim tejet të lartë! Dhurata luksoze që Messi pranoi nga trashëgimtari indian!

Orë me një çmim tejet të lartë! Dhurata luksoze që Messi pranoi nga trashëgimtari indian!

28 Dhjetor, 2025

Mes pasigurisë dhe shpresës, Bullgaria i bashkohet euros më 1 janar

28 Dhjetor, 2025
“Përpjekjet për të zgjidhur krizën” – titujt e mediave ndërkombëtare mbi zgjedhjet në Kosovë

“Përpjekjet për të zgjidhur krizën” – titujt e mediave ndërkombëtare mbi zgjedhjet në Kosovë

28 Dhjetor, 2025

Jeta e Brigitte Bardot në foto: Nga simbol seksi i viteve ’60 në aktiviste të drejtave të kafshëve

28 Dhjetor, 2025

Ayden Heaven përjashton kalimin ndërkombëtar para Kupës së Botës, ndërsa talenti i Man Utd shikon lart pas një periudhe të mirë në formë.

28 Dhjetor, 2025

Spanjë, reshjet e dendura të shiut shkaktojnë përmbytje në Malaga dhe Murcia

28 Dhjetor, 2025

Video. Brigitte Bardot nëpër vite: Një jetë në qendër të vëmendjes

28 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.