• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 14 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Incesti përçau familjen nga Tirana, deklarata shokuese: Babai ka një djalë me vajzën e hallës së tij

14 Shtator, 2025
tek Aktualitet, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Puntata e parë për këtë sezon e rubrikës “Shihemi në Gjyq” tek programi “E Diela Shqiptare” ka sjellë konfliktin mes motrave nga Tirana, Fatmës e Shpresës. Ato vijnë nga një familje me pesë vajza, por Fatma akuzon Shpresën se ka marrë pasurinë që duhet ndarë mes tyre.

Shpresa thotë se e ka blerë këtë pasuri dhe nuk ka arsye që ta kthejë. Ndërsa merr fjalën, nisin të dalin në dritë sekrete të errëta: babai i vajzave, Rushiti, ka një djalë me vajzën e hallës. Ajo ia ka blerë të atit pronën, i cili i ka përdorur paratë për të shlyer borxhet e të birit.

Shpresa: Ne jemi një familje prej pesë motrash dhe babi ka një djalë incest me gocën e hallës së vet. Kjo është e vërteta. Prona që kjo motra ime e dashur sot po më kërkon, unë ia kam blerë babait tim sepse babai im donte t’ia shiste dikujt tjetër për të larë borxhet e djalit të tij.

Lexo edhe:

10 mami të “Mbretëreshës Geraldinë” pritet të bëhen mama së shpejti

Zgjedhjet lokale në landin më të populluar të Gjermanisë: Partia e Merz në krye, rritje prej 11% për ekstremin e djathtë.

Fatma: Tirana ka dyqane plot, pse duhet të blesh pronën që na takon?

Eni Çobani: Edhe njëherë, se kjo ishte shumë e rëndë dhe deklaratë që besoj, secili që e dëgjoi, duket akoma s’e ka kuptuar. Pra, prindërit tuaj, nga martesa e tyre, ju kanë vetëm juve pesë vajzat apo jo?

Shpresa: Po.

Eni Çobani: Tani, lidhja tjetër e babit ka qenë me vajzën e hallës së tij?

Shpresa: Po dhe kanë një djalë.

Eni Çobani: Dhe ka sjellë në jetë edhe një djalë. Djali ka moshën tuaj?

Shpresa: Djali është 31 vjeç. Vjen pas ne të pestave. Këtu fillon e gjithë trazira e familjes sonë.

Ardit Gjebrea: Po mirë, e ka pranuar babi këtë gjë?

Shpresa: Po, e ka pranuar.

Ardit Gjebrea: E ka pranuar si djalë me vajzën e hallës?

Shpresa: Po.

Ardit Gjebrea: I ka dhënë edhe mbiemrin e vet?

Shpresa: Po.

Ardit Gjebrea: Dhe në certifikatë është edhe emri i babait, edhe i nënës?

Shpresa: Po, por jo në certifikatën tonë familjare.

Fatma: Por ne nuk jemi këtu për të diskutuar babain dhe jetën e tij personale. Okej, ai ka bërë gabimet e veta, por tani neve na intereson prona.

Shpresa: Por këtu vazhdon konflikti ynë sepse unë prandaj e bleva atë pronë sepse meqë babai donte ta shiste diku tjetër për të larë borxhet e këtij djalit që luante bixhoz, preferova ta blej unë më mirë.

Prona për të cilën bëhet fjalë është një magazinë dhe një dyqan. Fatma sërish vazhdon të ngulmojë se motra duhet të kthejë pronën, por Shpresa nuk lëkundet. Njëkohësisht, ajo i drejtohet motrës duke i thënë “babai yt është mashtrues”. E pyetur nëse e pranon Rushitin si baba, Shpresa thotë se ai është shkaku që vajzat e familjes gjenden në këtë situatë.

Shpresa: Një baba që sjell konflikt në familje, një baba që ka futur kaq shumë trazira në mesin tonë, na ka përçarë, për mua nuk është baba! Më fal, por ky është realiteti. Baba është ai që kujdeset për fëmijët e tij, që i do fëmijët e tij dhe bën për fëmijët e tij. Jo një baba që më sjell mua dhe motrat në gjyq sot!

“U kujdesa 20 vjet për ju”, pasuria ndan 5 motrat: Nuk e kthej, e kam blerë me paratë e mia!

Fatma i kërkon motrës së saj, Shpresës që të kthejë pasurinë e cila duhet të ndahet mes pesë motrave. Shpresa kundërshton pasi thotë se ajo ia ka blerë pronën babait të saj, i cili i ka përdorur paratë për të shlyer borxhet e djalit të tij. Ky djalë ka ardhur nga incesti i babait të tyre, Rushitit, me vajzën e hallës së tij.

Prindërit e vajzave janë të divorcuar, ndërsa prona dykatëshe për të cilën Fatma flet, janë një dyqan dhe një magazinë. Shpresa refuzon kategorikisht të bëjë çfarë Fatma kërkon sepse së pari, ajo e ka blerë këtë pasuri. Së dyti, pjesa e falur nga e ëma ka ardhur si pasojë e kontributit të saj 20-vjeçar në familje pasi babai nuk përgjigjej financiarisht për pesë vajzat, edhe pse jetonin bashkë.

Fatma: Mami ia ka falur pjesën e vet.

Shpresa: Po, ma ka falur mua. Ma ka falur vetëm për një arsye sepse unë kam kontribuar në familje. Kam 20 vjet që jap çdo gjë në shtëpi.

Fatma: Po pse moj motër, unë nuk kam nënë dhe baba që kanë punuar dhe na kanë rritur?

Shpresa: I kam shkolluar, i kam edukuar, i kam çuar në universitete, i kam veshur, i kam ushqyer, kam bërë rolin e asaj që nuk duhet të bëja. Unë kam marrë rolin e prindit tënd, kështu që mua prona më takon.

Shpresa: Ti je vajza më e madhe?

Shpresa: Jam e dyta.

Shpresa: Dhe ti je kujdesur si një nënë për gjithë motrat e tjera?

Shpresa: Po. Sepse, që nga viti 2014, mos të them edhe më përpara se nuk e mbaj mend ekzaktësisht, babai nuk ka kontribuar për asgjë në shtëpi. Nuk i ka shkolluar, nuk donte t’i shkollonte më, i ka lënë, nuk blinte më asgjë.

Shpresa: Por a jetonte me ju?

Shpresa: Po.

Shpresa: Dhe nuk kontribuonte financiarisht fare?

Fatma: Babai ka pesë vjet që nuk jeton më me ne dhe për pesë vjet, ne kemi qenë të rritura.

Shpresa: Po flas që në vitin 2014.

Fatma: Në 2014, edhe unë kam qenë minorene…

Shpresa: Mund të kesh qenë minorene, por e mban mend shumë mirë ti se kush është kujdesur për ty! Jam kujdesur unë për ty!

Fatma: Nuk justifikohet prona me kontributin…

Shpresa: Moj, nuk ma ka dhuruar njeri! Nëna ma ka dhuruar pronën sepse unë jam kujdesur për nënën dhe për ju, kam mbi 20 vite që ju jap lekë dhe babai ma ka shitur për të larë borxhet e djalit të vet incest, kështu që sot prona është imja. Jo vetëm për pronën që po flasim, për dyqanin që unë i kam blerë babait, por babai ka dashur të shesë edhe një pjesë të shtëpisë, të cilën unë e kam paguar dhe e ka kaluar pastaj në emrin e nënës. Sot, ai hedh në gjyq mamin për dyqanin që më ka shitur mua dhe shtëpinë.

Eni Çobani: Sepse babai juaj thotë që ia keni marrë me dhunë edhe firmën, edhe pronën.

Shpresa: Absolutisht! Ai është mashtrues, absolutisht!

Në vitin 2006, Rushiti ka bërë një vetëdeklarim të banesës, truallit, magazinës dhe dyqanit. Kur ndodhi divorci me nënën e vajzave, Lirinë, kjo e fundit kuptoi se nuk figuronte në asnjë pasuri. Liria e hodhi në gjyq dhe fitoi gjysmën e pasurisë në të gjithë pronën.

Djali nga lidhja jashtëmartesore kërkon pjesë nga prona. Shpresa dhe Liria vendosën që të bisedonin me Rushitin, i cili hoqi dorë nga pjesa e tij e pasurisë dhe ia ka dhënë ish-gruas. Liria është pronare e plotë e banesës dhe truallit në këmbim të parave, që janë paguar nga Shpresa. Më pas, Rushiti dhe Liria kanë deklaruar se kanë hequr dorë nga gjysma e magazinës dhe dyqanit duke ia kaluar Shpresës.

Fëmija nga incesti la në hije pesë motrat: Babai na mohonte, djali ishte mbret

Fatma dhe Shpresa janë dy prej pesë vajzave të një familjeje nga Tirana, por babai i tyre ka një djalë nga marrëdhënia me vajzën e hallës.

Shpresa rrëfen se ajo është kujdesur për 20 vite për motrat duke u përgjigjur për gjithçka financiarisht pasi babai hoqi dorë prej tyre. Neglizhenca e babait i ka shoqëruar gjithnjë vajzat pasi Shpresa tregon e prekur që janë ndier të lëna në hije, kanë parë dhunë ndaj nënës kurse djali ishte i preferuari i tij.

Ardit Gjebrea: Kur u njohët ju me këtë marrëdhënie të babit me vajzën e hallës?

Shpresa: Unë do ta quaja tragjedi sepse kjo është vërtet një tragjedi në shtëpinë tonë. Neve jemi rritur me dhunë dhe… emocionohem kur kujtoj këtë gjë sepse është një… ka qenë jo vetëm…si dhunë fizike që ne kemi parë nga ana e tij ndaj mamit, por mbi të gjitha dhunë psikologjike ndaj nesh. Babi gjithmonë na ka mohuar, na ka lënë në një anë ne pesë motave duke preferuar dhe duke idealizuar këtë djalin që ka me vajzën e hallës së vet, e ka bërë sikur është mbreti i tij dhe neve gjithmonë kemi qenë të mbetura, të përzëna nga shtëpia.

Ardit Gjebrea: Po përpara se të vinte ky vëlla në jetë se është vëlla nga gjaku…

Shpresa: Ne kemi qenë shumë të vogla. Imagjino, motra e vogël është 33 vjeç, ai është 31 kështu që unë nuk mbaj mend kur isha 4-5 vjeçe, por ne jemi rritur me atë frymë që nuk di si ta them, prekem shumë nga kjo histori. Është shumë, shumë e vështirë për ne.

Ardit Gjebrea: Kur u njohët ju me këtë marrëdhënie të babit me vajzën e hallës?

Shpresa: Unë do ta quaja tragjedi sepse kjo është vërtet një tragjedi në shtëpinë tonë. Neve jemi rritur me dhunë dhe… emocionohem kur kujtoj këtë gjë sepse është një… ka qenë jo vetëm…si dhunë fizike që ne kemi parë nga ana e tij ndaj mamit, por mbi të gjitha dhunë psikologjike ndaj nesh. Babi gjithmonë na ka mohuar, na ka lënë në një anë ne pesë motave duke preferuar dhe duke idealizuar këtë djalin që ka me vajzën e hallës së vet, e ka bërë sikur është mbreti i tij dhe neve gjithmonë kemi qenë të mbetura, të përzëna nga shtëpia.

Ardit Gjebrea: Po përpara se të vinte ky vëlla në jetë se është vëlla nga gjaku…

Shpresa: Ne kemi qenë shumë të vogla. Imagjino, motra e vogël është 33 vjeç, ai është 31 kështu që unë nuk mbaj mend kur isha 4-5 vjeçe, por ne jemi rritur me atë frymë që nuk di si ta them, prekem shumë nga kjo histori. Është shumë, shumë e vështirë për ne.

“Shtëpinë e pagova për mamin e motrat”, Shpresa mban diçka për vete: E meritoj!

Fatma është më e vogla e një familjeje me pesë vajza, e cila ka kërkuar që të përballet me motrën e dytë, Shpresën. Shkak është bërë një pronë e konsiderueshme. Konfliktit i bashkëngjitet fakti që babai ka një djalë nga marrëdhënia jashtëmartesore me vajzën e hallës.

Djali nisi të kërkonte pasuri dhe babai, Rushiti, qe i gatshëm. Nëna e vajzave, Liria, kërkoi pjesën e vet të pasurisë duke marrë gjysmën e shtëpisë dhe truallit. Duke parë gjendjen e rënduar të palëve dhe të borxheve të të birit, Rushiti vendos që ta shesë gjysmën e shtëpisë. Shpresa paguan paratë, por la emrin e nënës.

Kur babai donte që të shiste magazinën dhe dyqanin, Shpresa i dha 20 mijë euro të atit për magazinën dhe dyqanin, të cilat kërkon t’i ketë në emrin e saj. Këtu lind konflikti me motrat që thonë se Shpresa do t’i lërë pa asgjë.

Nga ana tjetër, djali, Mireli ka hapur një proces gjyqësor në vitin 2014 për dyqanin e ndërtuar në vitin 2007 mbi magazinë, kur vetëdeklarimi i Rushitit është bërë në 2006. Mireli pretendon se e ka ndërtuar ai këtë dyqan, ndërkohë që atëherë ka qenë vetëm 14 vjeç. Ai ka kërkuar vazhdimisht edhe urdhra mbrojtjeje ndaj Lirisë.

Por për Fatmën, pavarësisht se prona kërcënohet nga këto akte, është më shqetësues fakti që motra, Shpresa ka kërkuar që dyqani dhe magazina të jenë në emrin e saj.

Fatma: Mendoj se motra ime e ka bërë konfliktin më të madh duke e kaluar te vetja e vet se ne kishim një luftë me Mirelin, tani duhet të bëjmë luftë edhe me Shpresën.

Eni Çobani: Pra ju thoni që është e njëjta luftë tani, si me Mirelin, edhe me Shpresën. Por Shpresa po thotë një gjë tjetër, unë të shpëtova pronën. Tani, po të kthehem Shpresa, çfarë prone ke shpëtuar ti se duhet ta kuptojmë edhe Fatmën. Këtë pronën si e ke shpëtuar, do t’ua falësh motreave ti se tani duhet ta kuptojmë këtë? Nëse thua që e shpëtova se duhet t’ua jap motrave, jam dakord me ty, por ti e ke marrë për vete apo jo?

Shpresa: Unë e kam marrë për vete, por…

Eni Çobani: Pra si ta marrë Mireli, si ta merrje ti, Fatma pa pronë del.

Shpresa: Po tani s’kam çfarë të bëj unë se unë të gjitha s’mund t’i paguaj. E kam paguar shtëpinë për mamin dhe për motrat. E kam paguar truallin për mamin dhe për motrat sepse babi do ta shiste.

Pavarësisht konfliktit që ka lindur, Shpresa e bën të qartë se shtëpia vazhdon të jetë në emër të nënës, edhe pse ajo ka paguar. Ajo nuk do asgjë nga shtëpia dhe thotë se motrat mund të veprojnë si të duan me këtë pasuri.

Shpresa: Shtëpia është në emër të mamit. Ju mund ta ndani, ështrë juaja. Unë e kam paguar për ju, nuk e kam paguar për vete.

Eni Çobani: Po s’e pranon ajo këtë!

Shpresa: Fatma, më lër të flas! Ai donte të shiste truallin e shtëpisë, një pjesë të shtëpisë. Kur mami mua më telefonoi duke qarë që ky do ta shesë, unë jam futur në ndihmë që ky mos ta shesë, e blejmë neve për ty ma. Unë nuk e kam futur në emrin tim. Unë shumë mirë mund të thoja që okej, meqë  ky do ta shesë shtëpinë po ia blej unë. Unë nuk e kam thënë këtë gjë. Unë ia kam lënë në emër të mamit, e kam paguar në emër të mamit për mamin dhe për motrat.

Megjithatë, Fatma ngulmon se Shpresa nuk dëshiron të ndajë dyqanin. Kjo e fundit përgjigjet duke thënë se e meriton diçka edhe ajo. “Jo, nuk dua ta ndaj. Mendoj se unë e meritoj fundja fare, për gjithë kontributin që unë kam punuar”, tha Shpresa.

Motrat kundër vëllait nga incesti: As nuk e njohim! Babai dilte për krahu me të e jo me ne

Gjatë ballafaqimit të dy motrave, Fatmës e Shpresës, u zbulua një histori tronditëse e familjes. Babai ka një djalë nga incesti me vajzën e hallës, çka ka sjellë përçarjen e familjes. Në vijim të rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Shpresa tregoi se babai nisi të mos përgjigjej më financiarisht për to duke e fokusuar gjithë vëmendjen te djali.

Shpresa s’e fshehu mërinë dhe ndjenjën e neglizhencës prej tij, por as me vëllanë nga babai nuk kanë asnjë raport. Përveçse ai po kërkon t’u marrë shtëpinë, asnjëra prej motrave nuk dëshiron të ketë lidhje me të. Shpresa tregon se përgjatë viteve, ka ndier xhelozi që s’ka mundur të ketë kurrë dashurinë e të atit siç e ka pasur ai.

Eni Çobani: Ju bëra një pyetje që në fillim dhe ua bëj të tërave ju: këtë zotërinë e njihni për vëlla apo s’e njihni?

Shpresa: Nuk e njohim zotërinë për vëlla, as nuk duam ta njohim.

Eni Çobani: S’e njihni Mirelin për vëlla fare?

Të dyja njëzëri: Jo.

Eni Çobani: Biologjikisht e keni apo jo, nga babai.

Shpresa: Nuk jemi rritur me të. Unë nuk e njoh, s’dua ta njoh, as nuk e di kush është. E kemi pjesë problemi.

Ardit Gjebrea: S’e keni parë ndonjëherë?

Shpresa: Po, e kam parë. E kam parë me babain tim krah për krahu dhe në momentet që unë jam rritur duke parë babain tim krah për krahu me Mirelin dhe babai im nuk më ka pranuar kurrë krah për krahu të dalë me mua, jam ndier xheloze.

Ardit Gjebrea: Xheloze është mbase fjala që nuk i shkon këtij momenti…

Shpresa: Jam ndier xheloze, do të doja edhe unë të kisha atë marrëdhënie me babain tim, por nuk e kam pasur kurrë këtë marrëdhënie me babain tim. Plus, tani që jemi rritur, jemi mbi 30 vjeç të gjithë, kemi këto probleme, këto konflikte. Pak se jemi rritur me këtë frymë tradhtie sepse është tradhti, unë mendoj se është tradhti. Kjo nuk është tradhti vetëm ndaj mamit, kjo është tradhti dhe ndaj ne vajzave. Unë me këtë frymë jam rritur kështu që nuk është vëllai im, nuk e pranoj si vëlla dhe sot unë nuk pranoj as atë si babai me këto që po na bën.

Nga Kategoria

Aktualitet

10 mami të “Mbretëreshës Geraldinë” pritet të bëhen mama së shpejti

14 Shtator, 2025
Zgjedhjet lokale në landin më të populluar të Gjermanisë: Partia e Merz në krye, rritje prej 11% për ekstremin e djathtë.
Lajme

Zgjedhjet lokale në landin më të populluar të Gjermanisë: Partia e Merz në krye, rritje prej 11% për ekstremin e djathtë.

14 Shtator, 2025
Grupi legjendar Scorpions kthehet pas 24 vitesh dhe ofron një spektakël të paharrueshëm në sheshin “Skënderbej”
Aktualitet

Grupi legjendar Scorpions kthehet pas 24 vitesh dhe ofron një spektakël të paharrueshëm në sheshin “Skënderbej”

14 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

10 mami të “Mbretëreshës Geraldinë” pritet të bëhen mama së shpejti

14 Shtator, 2025

Arne Slot kritikë tjetër për Newcastle! Trajneri i Liverpool-it thekson dëmtimin e Yoane Wissa si shkakun për vonesën e debutimit të Alexander Isak.

14 Shtator, 2025

Alisha Lehmann shënon golin e saj të parë për Como Women dhe bëhet protagoniste e një feste simbolike të peshkimit

14 Shtator, 2025
Lladrovci: Banorët e Drenasit janë fitues, nuk votojnë pa e parë të vërtetën

Lladrovci: Banorët e Drenasit janë fitues, nuk votojnë pa e parë të vërtetën

14 Shtator, 2025
Zgjedhjet lokale në landin më të populluar të Gjermanisë: Partia e Merz në krye, rritje prej 11% për ekstremin e djathtë.

Zgjedhjet lokale në landin më të populluar të Gjermanisë: Partia e Merz në krye, rritje prej 11% për ekstremin e djathtë.

14 Shtator, 2025
Grupi legjendar Scorpions kthehet pas 24 vitesh dhe ofron një spektakël të paharrueshëm në sheshin “Skënderbej”

Grupi legjendar Scorpions kthehet pas 24 vitesh dhe ofron një spektakël të paharrueshëm në sheshin “Skënderbej”

14 Shtator, 2025

Arne Slot sugjeron se Alexander Isak ka nevojë për më shumë kohë loje pasi u la jashtë skuadrës për fitoren ndaj Burnley-t

14 Shtator, 2025
Putin nuk do ta mbyllë luftën me Perëndimin: Analiza e Politico tregon se frika e tij më e madhe vjen nga brenda Rusisë

Putin nuk do ta mbyllë luftën me Perëndimin: Analiza e Politico tregon se frika e tij më e madhe vjen nga brenda Rusisë

14 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.