• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 8 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Një dron rus edhe në qiellin e Rumanisë, NATO në alarm/ A po teston Moska durimin e Perëndimit?

14 Shtator, 2025
tek Bota, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Rumania është bërë anëtarja më e fundit e NATO-s që raporton një shkelje të hapësirës së saj ajrore nga një dron rus, në kuadër të sulmeve të vazhdueshme të Moskës ndaj infrastrukturës në Ukrainë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Autoritetet rumune konfirmuan se një dron hyri në territorin e saj gjatë një sulmi ajror rus të shtunën mbrëma.

Ministria rumune e Mbrojtjes njoftoi se dy avionë luftarakë F-16 u ngritën urgjentisht për të monitoruar situatën. “Avionët zbuluan një dron në hapësirën ajrore kombëtare, i cili u ndoq deri sa u zhduk nga radari pranë fshatit Chilia Veche,” thuhet në deklaratën zyrtare.

Lexo edhe:

Ukraina kërkon një ‘paqe të denjë’ ndërsa goditjet ruse vrasin një dhe plagosin 15 të tjerë Të paktën një person ka humbur jetën dhe mbi 15 të tjerë janë plagosur gjatë goditjeve ruse që kanë ndodhur natën vonë në disa qytete ukrainase. Këto sulme vijnë në një moment kur po vazhdojnë përpjekjet për të përfunduar pushtimin e plotë të Rusisë në Ukrainë, i cili ka hyrë në vitin e tij të katërt.

Berisha kujton Lëvizjen e Studentëve të Dhjetorit: Gjunjëzuan regjimin më të egër

Ngjarja ndodhi vetëm pak orë pasi Polonia raportoi ndërhyrje të ngjashme në afërsi të kufirit të saj lindor, duke ngritur nivelin më të lartë të alarmit për mbrojtjen ajrore dhe vendosur helikopterë e avionë në patrullime aktive. Edhe vendet aleate të NATO-s po marrin pjesë në operacionet mbrojtëse.

Zelenskyy: Rusia po zgjeron qëllimisht luftën – Duhet përgjigje e ashpër

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy reagoi menjëherë pas incidenteve, duke paralajmëruar se Rusia po zgjeron qëllimisht operacionet me dronë edhe përtej kufijve ukrainas.

“Kjo është një përshkallëzim i qartë nga Rusia,” deklaroi ai. “Mos prisni që dhjetëra ‘Shahed’ dhe raketa balistike të godasin para se të veproni.”

Zelenskyy kërkoi sanksione të reja kundër Rusisë dhe një sistem të përbashkët të mbrojtjes nga NATO, duke theksuar se dronët rusë nuk po gabojnë rrugën – por po ndjekin objektiva të llogaritur saktësisht.

Trump: Sanksione ndaj Rusisë, por vetëm kur të veprojë e gjithë NATO

Në SHBA, Presidenti Donald Trump u shpreh se është gati të vendosë sanksione të forta ndaj Rusisë, por vetëm nëse të gjitha vendet e NATO-s bien dakord dhe ndalojnë blerjen e naftës ruse.

“Jam gati të veproj, por është koha që të gjithë ta bëjnë pjesën e tyre,” shkroi ai në një postim në rrjetet sociale.

Trump ka paralajmëruar më herët masa kundër Moskës, por shpesh pa i konkretizuar. Deklaratat e tij vijnë në një moment tensioni me Poloninë, e cila hodhi poshtë sugjerimin e Trump se shkelja e dronëve në hapësirën e saj mund të ketë qenë “aksidentale”.

Rusia goditet nga dronët ukrainas në thellësi të territorit

Ndërkohë, brenda territorit rus, një dron ukrainas goditi një nga rafineritë më të mëdha të naftës, pranë qytetit të Ufa-s, rreth 1,400 km larg vijës së frontit. Goditja shkaktoi zjarr dhe dëme të lehta, sipas kompanisë Bashneft, në pronësi të shtetit rus.

Një burim nga inteligjenca ushtarake ukrainase (GUR) mori përgjegjësinë për sulmin, duke vijuar me strategjinë e goditjes së infrastrukturës energjetike ruse për të dobësuar burimet financiare të Kremlinit.

NATO në vëmendje: Kufijtë e saj gjithnjë e më të ekspozuar

Rritja e incidenteve me dronë në hapësirën ajrore të vendeve të NATO-s, si Rumania dhe Polonia, ka ringjallur shqetësimet për përfshirjen indirekte të aleancës në konfliktin ruso-ukrainas.

Ndërsa Rusia mohon të ketë shënjestruar territorin polak apo rumun, vendet evropiane si Franca, Gjermania dhe Suedia kanë shtuar mbështetjen për mbrojtjen ajrore të Polonisë – një sinjal i qartë për unitet dhe gatishmëri brenda aleancës.

Tags: dronnato

Nga Kategoria

Bota

Ukraina kërkon një ‘paqe të denjë’ ndërsa goditjet ruse vrasin një dhe plagosin 15 të tjerë Të paktën një person ka humbur jetën dhe mbi 15 të tjerë janë plagosur gjatë goditjeve ruse që kanë ndodhur natën vonë në disa qytete ukrainase. Këto sulme vijnë në një moment kur po vazhdojnë përpjekjet për të përfunduar pushtimin e plotë të Rusisë në Ukrainë, i cili ka hyrë në vitin e tij të katërt.

8 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Berisha kujton Lëvizjen e Studentëve të Dhjetorit: Gjunjëzuan regjimin më të egër

8 Dhjetor, 2025
Lajm i rëndësishëm nga Argjentina: Dybala ka planifikuar kalimin te Boca Juniors këtë janar.
Lajme

Lajm i rëndësishëm nga Argjentina: Dybala ka planifikuar kalimin te Boca Juniors këtë janar.

8 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Deklarimi i pasurisë, Buleshkaj: Qindra kallëzime penale janë hedhur poshtë pas vendimit të Gjykatës së Lartë.

Video/ Myrto Uzuni bashkëngjitet me Ylli Bakën, duke dhënë një “mesazh” për ndeshjen e play-off-it të Botërorit: "Polonia do të mposhtet"

Video/ Myrto Uzuni bashkëngjitet me Ylli Bakën, duke dhënë një “mesazh” për ndeshjen e play-off-it të Botërorit: “Polonia do të mposhtet”

8 Dhjetor, 2025

Nomimet për Golden Globe 2026: “Një Luftë Pas Tjetër” është favorit me nëntë nominime.

8 Dhjetor, 2025

Elon Musk’s X ndalon Komisionin Evropian të bëjë reklama pas gjobës prej 120 milionë eurosh

8 Dhjetor, 2025

Dita e Rinisë, Silvio Gonzato: Rinia nuk duhet të ndekë shembullin e atyre që janë larguar nga Shqipëria

8 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In