• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 14 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Shkarkimi i Veliajt nga Këshilli Bashkiak, Rama shkeli ligjin për vetëqeverisjen vendore?!

11 Shtator, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga foltorja e Asamblesë së Partisë Socialiste se kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, i arrestuar sipas tij në mënyrë arbitrare dhe të paligjshme, do të shkarkohet nga Këshilli Bashkiak. “Përfaqësuesit në Këshill duhet të vëne në lëvizje mekanizmin ligjor të shkarkimit të kryetarit aktual për shkak të mos paraqitjes në detyrë”, tha Rama, i cili pohoi se kuadri ligjor nuk është fort mirë i rregulluar.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në fakt, kryeministri gaboi shumë rëndë, pasi qeveria dhe deputetët e tij kanë votuar në vitin 2015 ligjin për “vetëqeverisjen vendore”, një ligj që kaloi me 3 të 5 e Parlamentit dhe pa votën e mazhorancës as duhet të ishte miratuar. Në këtë ligj është përcaktuar mjaft qartë se shkarimi i kryetarëve të bashkisë bëhet me “vendim të Këshillit të Ministrave”!

Dy vite pasi Partia Socialiste kishte ardhur në pushtet, Parlamenti votoi ligjin me numër 139 të vitit 2015. Në nenin 62 është shkruar mjaft qartë për mënyrën se si shkarkohet kryetari i bashkisë;

Lexo edhe:

“Plotësimi i amanetit të nënës” / Rekordi në Ballkan, Briken Calja rrëfen: Jam drejt fundit, dëshiroj ta mbyll me nder.

Bayerni shmang turpin ndaj vendit të fundit, një penallti e Kane siguron mbajtjen e serisë së pamposhtur për kampionët e Gjermanisë në Bundesligë.

“Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur:
a) kryen shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve;
b) dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë, nga gjykata;
c) propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë.

Në të gjitha rastet, shkarkimi vjen nga firma e Kryeministrit Rama, ose e vartësve të tij dhe jo të Këshillit Bashkiak. Ngulmimi që shkarkimi të vijë nga Këshilli është një urdhër i prerë, i cili pritet të vihet në zbatim në ditët e ardhshme me shpejtësi, për t’i hapur rrugë klaneve të tjera brenda PS-së që të marrin kontrollin e bashkisë më të madhe në vend.

Në fakt, Manastirliu i ka shtrirë me kohë “tentakulat” e saj në bashki, ku sëbashku me zv.kryeministren ka marrë “frerët” e drejtimit, pavarësisht se në “krye” qendron Anduela Ristani. Madje, përplasja e Manastirliut me Ristanin ndodhi edhe publikisht, duke qenë se kandidatja e Ramës i shkarkoi motrën nga Politekniku.

Ndërkohë, në nenin 61 të të njëjtit ligj përcaktohet edhe “përfundimi para kohe i mandatit të kryetarit të bashkisë”. Sipas tij, mandati i përfundon përpara afatit në rastet kur nuk pranon të bëjë betimin apo jep dorëheqjen. Veliaj nuk e ka dhënë dorëheqjen, duke këmbëngulur, ashtu si edhe Rama, te pafajësia dhe se është një i burgosur pa fakte.

Fjalimi i Ramës më shumë ishte si një goditje e drejtpërdrejtë për Veliajn, duke urdhëruar edhe mekanizmin e shkarkimit. Në këtë nen përcaktohet se “në rastin kur vendi i kryetarit të bashkisë mbetet vakant gjatë 6 muajve të fundit të mandatit të tij, këshilli përkatës zgjedh nga radhët e veta një kryetar të ri me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të tij, i cili ushtron funksionet deri në përfundim të mandatit”.

Pra, nëse nuk paraqitet për 6 muaj, zgjidhet një kryetar i ri nga Këshilli deri në përfundim të mandatit. Rama “urdhëroi” zgjedhje, çka do të thotë se nëse ka zbatuar dispozitat e nenit 61, ai s’duhet të bëjë zgjedhje por emërim. Nëse ka zbatuar dispozitat e nenit 62, ai duhet të firmosë vetë shkarkimin. A ka guxim për të vepruar?!/voxnews

Nga Kategoria

"Plotësimi i amanetit të nënës" / Rekordi në Ballkan, Briken Calja rrëfen: Jam drejt fundit, dëshiroj ta mbyll me nder.
Aktualitet

“Plotësimi i amanetit të nënës” / Rekordi në Ballkan, Briken Calja rrëfen: Jam drejt fundit, dëshiroj ta mbyll me nder.

14 Dhjetor, 2025
Bayerni shmang turpin ndaj vendit të fundit, një penallti e Kane siguron mbajtjen e serisë së pamposhtur për kampionët e Gjermanisë në Bundesligë.
Lajme

Bayerni shmang turpin ndaj vendit të fundit, një penallti e Kane siguron mbajtjen e serisë së pamposhtur për kampionët e Gjermanisë në Bundesligë.

14 Dhjetor, 2025
Real Sociedad largon trajnerin pas 5 muajsh, ish-trajneri i Juventusit në listën e mundshme për ta zëvendësuar.
Aktualitet

Real Sociedad largon trajnerin pas 5 muajsh, ish-trajneri i Juventusit në listën e mundshme për ta zëvendësuar.

14 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Video: Inter triumfon në transfertë, zikaltrit mposhtin skuadrën e De Rossit dhe ngjiten në krye të Serie A

Video: Inter triumfon në transfertë, zikaltrit mposhtin skuadrën e De Rossit dhe ngjiten në krye të Serie A

14 Dhjetor, 2025
Mentori Nazarko në bisedë me Veton Surroin

Mentori Nazarko në bisedë me Veton Surroin

14 Dhjetor, 2025
"Plotësimi i amanetit të nënës" / Rekordi në Ballkan, Briken Calja rrëfen: Jam drejt fundit, dëshiroj ta mbyll me nder.

“Plotësimi i amanetit të nënës” / Rekordi në Ballkan, Briken Calja rrëfen: Jam drejt fundit, dëshiroj ta mbyll me nder.

14 Dhjetor, 2025
“Bashkëpunëtorët e ‘mbesës së Kryeministrit’/ Ermes Hoxhalli zbulon mashtrimet me bursat falas për në SHBA në një intervistë ekskluzive”

“Bashkëpunëtorët e ‘mbesës së Kryeministrit’/ Ermes Hoxhalli zbulon mashtrimet me bursat falas për në SHBA në një intervistë ekskluzive”

14 Dhjetor, 2025
Një udhëtim emocionues drejt Italisë: Selvija Jao tregon për mungesën e Shpat Kasapit

Një udhëtim emocionues drejt Italisë: Selvija Jao tregon për mungesën e Shpat Kasapit

14 Dhjetor, 2025
Bayerni shmang turpin ndaj vendit të fundit, një penallti e Kane siguron mbajtjen e serisë së pamposhtur për kampionët e Gjermanisë në Bundesligë.

Bayerni shmang turpin ndaj vendit të fundit, një penallti e Kane siguron mbajtjen e serisë së pamposhtur për kampionët e Gjermanisë në Bundesligë.

14 Dhjetor, 2025
Real Sociedad largon trajnerin pas 5 muajsh, ish-trajneri i Juventusit në listën e mundshme për ta zëvendësuar.

Real Sociedad largon trajnerin pas 5 muajsh, ish-trajneri i Juventusit në listën e mundshme për ta zëvendësuar.

14 Dhjetor, 2025
“E ndjemë goditjen”, momentet e frikshme për dëshmitarët e sulmit në Sydney: Po punoja në restaurant kur u ndodhën ngjarjet…

“E ndjemë goditjen”, momentet e frikshme për dëshmitarët e sulmit në Sydney: Po punoja në restaurant kur u ndodhën ngjarjet…

14 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In