• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 1 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Akuzohen për korrupsion dhe trafik droge/ DASH shpall non grata dy zyrtarë të lartë në Ballkan

10 Shtator, 2025
tek Lajme, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se ka futur në listën e sanksioneve ish-zyrtarë nga Mali i Zi për shkak se ata dyshohet se janë përfshirë në korrupsion të lartë dhe kanë ndihmuar në operacione të trafikimit të drogës. Sipas njoftimit zyrtarët e sanksionuar janë ish-kryetari i Budvës dhe deputeti Millo Bozhoviç, dhe ish-kryetarja e Gjykatës Supreme të Malit të Zi, Vesna Medenica.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Atyre iu ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara. Sipas Uashingtonit, Bozhoviç ka abuzuar me pozitat e tij publike për të mbështetur krimin e organizuar dhe operacionet të trafikimit ndërkombëtar të drogës.

Ndërkaq, Medenica, sipas DASH-it, ka abuzuar me pozitën e saj publike për të mbështetur një organizatë kriminale të kontrabandës duke nxjerrë informacione gjyqësore, duke ndërmjetësuar vendime gjyqësore dhe duke pranuar ryshfet për të ndikuar në vendimet gjyqësore në këmbim të parave të gatshme dhe pasurisë së paluajtshme.

Lexo edhe:

Pirro Vengu: Kemi identifikuar sponsorizuesit dhe përfituesit e kësaj proteste

Reuters: Samiti i NATO-s mund të mos bëhet në Shqipëri, SHBA ka kundërshtime

“Ky vendim riafirmon përkushtimin e SHBA-së për të luftuar trafikimin e drogës dhe organizatat kriminale transnacionale si dhe korrupsionin që kërcënon interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor e përtej”, u tha në njoftim.

Çfarë dihet për ta?

Vesna Medenica ka qenë një nga figurat më me ndikim të sistemit gjyqësor në Mal të Zi gjatë dy dekadave të fundit. Ajo ka shërbyer 17 vjet në funksione gjyqësore dhe është zgjedhur tri herë kryetare e Gjykatës Supreme, ndonëse Kushtetuta e Malit të Zi lejon vetëm dy mandate. Para kësaj detyre, ajo ka mbajtur edhe postin e kryeprokurores së shtetit.

Në prill të vitit 2022 ajo u arrestua pas publikimit të transkripteve të Europolit, të cilat përmbanin biseda të përgjuara nga aplikacioni “Sky” mes të birit, Millosh Medenica, dhe truprojës së saj, policit Darko Llalloviq, ku diskutoheshin marrëveshje për kontrabandë droge dhe duhani. Nga transkriptet rezultonte se Medenica ishte në dijeni të aktiviteteve kriminale dhe se ishte e gatshme t’i mbronte ata.

Prokuroria e Posaçme e Malit të Zi e akuzon Medenican se në periudhën 2019–2021, duke shfrytëzuar pozitën e saj, ka ndërhyrë në zgjidhjen e disa çështjeve gjyqësore në favor të kompanive të caktuara, duke pranuar ryshfet. Po ashtu, ajo akuzohet se ka ushtruar presion mbi gjyqtarët për të marrë vendime të paligjshme.

Sipas aktakuzës së ngritur në tetor 2022, djali i saj Millosh akuzohet, ndër të tjera, se në vitin 2019 ka krijuar një organizatë kriminale me qëllim kontrabandimin e duhanit dhe ushtrimin e ndikimit të paligjshëm mbi drejtësinë. Në gjykimin e saj para Gjykatës Supreme në Podgoricë, Medenica ka mohuar të gjitha akuzat, duke i quajtur ato hakmarrje politike.

Ajo është konsideruar për një kohë të gjatë si figurë kyç e sistemit gjyqësor nën ndikimin e pushtetit të atëhershëm të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Millo Gjukanoviqit. Zgjedhja e saj në krye të Gjykatës Supreme është kritikuar shpesh nga komuniteti vendor dhe ai ndërkombëtar për probleme të sundimit të ligjit dhe korrupsion.

Nga ana tjetër, Millo Bozhoviq, ish-kryetar i Komunës së Budvës, u arrestua në prill 2023 nën dyshimet për krijimin e një organizate kriminale dhe prodhim e trafikim të paligjshëm të narkotikëve. Prokuroria e Posaçme e Malit të Zi ka ngritur aktakuzë kundër tij për krijim të organizatës kriminale dhe kontrabandë të kokainës.

Në shkurt të këtij viti, kryetar i ri i Budvës u zgjodh Nikolla Jovanoviq, duke i dhënë fund mandatit të Bozhoviqit, i cili për 22 muaj kishte drejtuar komunën nga burgu  duke ekzekutuar paga, duke marrë vendime për investime dhe tenderë publikë. Bozhoviq vjen nga radhët e një partie të ish-aleancës proruse, Fronti Demokratik, të drejtuar nga kryetari aktual i Parlamentit, Andrija Mandiq./REL

Nga Kategoria

Aktualitet

Pirro Vengu: Kemi identifikuar sponsorizuesit dhe përfituesit e kësaj proteste

30 Qershor, 2026
Kryesore

Reuters: Samiti i NATO-s mund të mos bëhet në Shqipëri, SHBA ka kundërshtime

30 Qershor, 2026
Lajme

Fundi i një epoke, Manuel Neuer largohet nga kombëtarja gjermane

30 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Franca tregon forcën ndaj Suedisë dhe kalon mes 16 më të mirave të Botërorit

1 Korrik, 2026

Koeman jep dorëheqjen pas eliminimit nga Maroku, lamtumirë emocionale nga Holanda

1 Korrik, 2026

Pirro Vengu: Kemi identifikuar sponsorizuesit dhe përfituesit e kësaj proteste

30 Qershor, 2026

Reuters: Samiti i NATO-s mund të mos bëhet në Shqipëri, SHBA ka kundërshtime

30 Qershor, 2026

Mrekulli në Venezuelë/ 3-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat 6 ditë pas tërmetit

30 Qershor, 2026

Trump merr goditjen e radhës, Gjykata Supreme: Nëse lind në SHBA, merr nënshtetësinë

30 Qershor, 2026

Mjeku i drejtohet Ramës nga protesta: Premtove shëndetësi falas, dështove në gjithçka

30 Qershor, 2026

Haaland vendos në fund, Norvegjia eliminon Bregun e Fildishtë

30 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.