• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 14 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Dronët rusë “pushtuan” hapësirën polake, NATO “e zemëruar” me Rusinë dhe lëshon avionët luftarakë, mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të Ministrave

10 Shtator, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Një mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të Ministrave polakë do të mbahet në vijim. Një zëdhënës i qeverisë bëri me dije për mediat se takimi do të zhvillohet mëngjesin e kësaj të mërkure, duke shtruar se kryeministri polak, Donald Tusk po takohet me ministrat përgjegjës për sigurinë shtetërore.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kjo mbledhje urgjente vjen pas një nate plot ankth dhe frikë në territorin polak. Siguria vendase arriti që të identifikonte dhe neutralizonte disa dronë rusë të cilët për herë të parë prekën hapësirën ajrore polake dhe njëkohësisht të një vendi të NATO-s.

Sipas mediave polake, të paktën një dron u rrëzua në një shtëpi në lagjen Wyryki, duke dëmtuar çatinë e ndërtesës, por fatmirësisht nuk pati të lënduar. Ndërkohë, policia polake gjeti një tjetër dron të dëmtuar në fshatin Czosnóëka, në lindje të vendit, rreth 40 km larg kufirit me Bjellorusinë.

Lexo edhe:

Një gol është i mjaftueshëm për bardhezinjtë, Juventusi triumfon ndaj Bolognas dhe afrohet me zonën Champions

Detajet e sulmit terrorist në Australi: Babë e bir autorët e masakrës, flamuri i ISIS u gjet në vendin e ngjarjes

Ndërkohë, pak minuta më parë ushtria polake i ka dhënë fund operacionit të saj ushtarak, pasi rrëzoi dronët të cilët hynë në hapësirën e tyre përgjatë natës.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare të ushtrisë ata bëjnë me dije se operacionet e aviacionit polak dhe aleat në lidhje me shkeljet e hapësirës kanë përfunduar.

“Kërkimi dhe lokalizimi i vendeve të mundshme të ndikimit të objekteve që kanë shkelur hapësirën ajrore polake janë duke vazhduar. Duke pasur parasysh sigurinë e qytetarëve, ne ju bëjmë thirrje që në rast të vëzhgimit të një objekti të panjohur ose mbeturinave të tij, mos i afroheni, mos e prekni ose mos e lëvizni atë. Elementë të tillë mund të përbëjnë kërcënim dhe përmbajnë materiale të rrezikshme. Ato duhet të inspektohen me kujdes nga shërbimet përkatëse”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tyre.

Sakaq, anëtarët e tjerë të NATO-s në Poloni kanë dënuar këtë akt të Rusisë duke shprehur solidaritet dhe shqetësimet e tyre për këtë situatë të krijuar.

Kryeministri suedez, Uls Kristersson tha se shkeljet e hapësirës ajrore polake nga Rusia ishin “të papranueshme”.

“Lufta ruse e agresionit kundër Ukrainës përbën një kërcënim për sigurinë e të gjithë Evropës. Polonia ka të drejtë të mbrojë hapësirën e saj ajrore. Ne i japim mbështetjen tonë të plotë Polonisë, si një aleate e NATO-s dhe anëtare e BE-së. Suedia dhe Polonia qëndrojnë të bashkuara në mbështetjen tonë për Ukrainën”, tha ai.

Presidenti letonez Edgars Rinkevics postoi në X për të shprehur “mbështetjen dhe solidaritetin e tij të plotë” me Poloninë dhe aleatët e saj.

Ai tha se: “agresioni rus në Ukrainë na prek drejtpërdrejt dhe duhet të merren masa të përshtatshme”.

Ministri i Jashtëm i Norvegjisë, Espen Barth Eide, e quajti gjithashtu veprimin e Rusisë “thellësisht shqetësues dhe tërësisht të papranueshëm”, duke riafirmuar “mbështetjen e palëkundur të Norvegjisë për aleatin tonë Poloni dhe angazhimin tonë të përbashkët për sigurinë evropiane”.

Nga ana e tij, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e përshkroi këtë lëvizje të Rusisë  me dronë si “një hap tjetër përshkallëzimi” dhe “një precedent jashtëzakonisht të rrezikshëm për Evropën”.

Sipas tij, të paktën tetë dronë kishin synuar Poloninë gjatë sulmeve ruse që ndodhën gjatë natës, në të cilat u përdorën gjithsej rreth 415 dronë dhe më shumë se 40 raketa.

Në postimin e tij në X, Zelensky bëri thirrje gjithashtu për një përgjigje më të fortë nga aleatët dhe deklaroi se “shtyrja e kufizimeve kundër Rusisë dhe bashkëpunëtorëve të saj do të thotë vetëm rritje e brutalitetit të sulmeve”.

Çfarë dihet deri më tani:

-Forcat e armatosura të Polonisë thonë se hapësira ajrore e vendit është “shkelur vazhdimisht nga objekte të tipit dronë” gjatë sulmeve ajrore të Rusisë në Ukrainën perëndimore.

-Thuhet se disa nga këto objekte janë rrëzuar, duke shënuar herën e parë që një vend i NATOS preket nga dronët rusë, që prej fillimit të luftës në Ukrainë në vitin 2022.

-Një operacion ushtarak ka përfunduar pasi avionët polakë dhe të NATO-s u vendosën në vend, ndërsa kryeministri polak Donald Tusk ka thirrur një takim urgjent.

-Polonia e quan incidentin një “akt agresioni që përbënte një kërcënim real për sigurinë e qytetarëve tanë”,  Rusia nuk ka komentuar ende.

-Dronët që hynë në Poloni ishin pjesë e sulmit të fundit të madh ajror ndaj Ukrainës, me Presidentin Zelensky që e quajti “përshkallëzimin” një “precedent jashtëzakonisht të rrezikshëm për Evropën”.

Mobilizimi ushtarak në Poloni erdhi pasi Forcat Ajrore të Ukrainës raportuan se dronët rusë kishin hyrë në hapësirën ajrore polake, duke paraqitur një kërcënim për qytetin e Zamoscit, postim i cili më pas u fshi nga ukrainasit.

Pjesa më e madhe e Ukrainës, përfshirë rajonet perëndimore të Volynit dhe Lvivit, të cilat kufizohen me Poloninë, ishin nën alarm për sulme ajrore për disa orë gjatë natës, sipas të dhënave të Forcave Ajrore të Ukrainës.

Polonia tha më parë se planifikonte të mbyllte kufirin e saj me Bjellorusinë për shkak të ushtrimeve ushtarake të udhëhequra nga Rusia që do të zhvillohen në Bjellorusi.

Stërvitjet ushtarake në shkallë të gjerë të Rusisë dhe Bjellorusisë, të njohura si stërvitjet “Zapad”, kanë ngritur shqetësime për sigurinë në shtetet fqinje anëtare të NATO-s: Poloni, Lituani dhe Letoni. Stërvitjet “Zapad-2025” (Perëndim-2025) do të mbahen në Rusinë perëndimore dhe Bjellorusi nga e premtja.

I pyetur për kohëzgjatjen e mbylljes së kufirit, Ministri i Brendshëm polak Marcin Kierwinski tha se kufiri do të rihapet vetëm kur qeveria të jetë e sigurt se “nuk ka më kërcënim për qytetarët polakë”.

Nga Kategoria

Lajme

Një gol është i mjaftueshëm për bardhezinjtë, Juventusi triumfon ndaj Bolognas dhe afrohet me zonën Champions

14 Dhjetor, 2025
Detajet e sulmit terrorist në Australi: Babë e bir autorët e masakrës, flamuri i ISIS u gjet në vendin e ngjarjes
Lajme

Detajet e sulmit terrorist në Australi: Babë e bir autorët e masakrës, flamuri i ISIS u gjet në vendin e ngjarjes

14 Dhjetor, 2025
Bota

Video: Dy armikë që vrasin të paktën 11 persona në plazhin Bondi në Sidnej

14 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Mbappé prek një tjetër rekord, Real Madrid rikthehet te fitorja pas tre ndeshjesh

14 Dhjetor, 2025

Ruben Amorim mendon se aktivizimi i Kobbie Mainoo është një shaka

14 Dhjetor, 2025
Jordan Henderson shënoi pas katër vitesh në Premier League dhe ia kushtoi golin të ndjerit Diogo Jota.

Jordan Henderson shënoi pas katër vitesh në Premier League dhe ia kushtoi golin të ndjerit Diogo Jota

14 Dhjetor, 2025
“Trimoshët e BKH me armë pranë Kryeministrisë, momenti më i paharrueshëm”, Rama reagon pas njoftimit të Byrosë: Është koha për një reflektim të thellë që…

“Trimoshët e BKH me armë pranë Kryeministrisë, momenti më i paharrueshëm”, Rama reagon pas njoftimit të Byrosë: Është koha për një reflektim të thellë që…

14 Dhjetor, 2025

Një gol është i mjaftueshëm për bardhezinjtë, Juventusi triumfon ndaj Bolognas dhe afrohet me zonën Champions

14 Dhjetor, 2025
Autobusi me 40 studentë doli nga rruga dhe u godit nga një shkëmb, 16 të rinj humbin jetën

Autobusi me 40 studentë doli nga rruga dhe u godit nga një shkëmb, 16 të rinj humbin jetën

14 Dhjetor, 2025
Detajet e sulmit terrorist në Australi: Babë e bir autorët e masakrës, flamuri i ISIS u gjet në vendin e ngjarjes

Detajet e sulmit terrorist në Australi: Babë e bir autorët e masakrës, flamuri i ISIS u gjet në vendin e ngjarjes

14 Dhjetor, 2025
Një i ri 23-vjeçar arrestohet në Prishtinë për plagosjen e një individi në prill.

Një person i lënduar në Pejë, i dyshuari arrestohet nga policia

14 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.