• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 28 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Tabaku kritikon buxhetin 2025: Favorizon një pakicë! Asnjë familje nuk duhet të stërmundohet për të siguruar ushqimet bazike

13 Nëntor, 2024
tek Kryesore, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ngriti zërin kundër buxhetit të propozuar për vitin 2025, duke e cilësuar atë si një plan që nuk reflekton nevojat e vërteta të qytetarëve shqiptarë dhe që vazhdon të favorizojë një pakicë të privilegjuar, ndërsa pjesa më e madhe e shoqërisë mbetet e lënë pas dore.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Zhurmë e madhe, propagandë e madhe, rritje pagash, pensionesh, një realitet tjetër paralel që asnjë nga qytetarët shqiptarë nuk e prek, ” shkruan Tabaku në rrjetet sociale, duke kritikuar fuqishëm retorikën e qeverisë dhe duke theksuar ndarjen mes propagandës dhe realitetit të vështirë ekonomik që përballen qytetarët çdo ditë.

Tabaku vuri në dukje se çmimet e ushqimeve bazë janë rritur deri në 60%, një rritje që ka ndikuar në mënyrë të veçantë tek pensionistët dhe shtresat më të varfra.

Lexo edhe:

Dhoma e Tregtisë kundër paketës fiskale 2027, mbi 10 mld lekë barrë për biznesin

Policia i qëlloi syrin me plumb gome, qeveria jep 5 milion lekë për kurimin e Erion Vishkullit

Duke vazhduar analizën e saj, deputetja shpjegoi se modeli ekonomik aktual i qeverisë përqendron përfitimet tek një grup i vogël biznesesh dhe individësh të lidhur me kontratat publike, ndërkohë që shumica e popullsisë përballet me barrën e rritjes së çmimeve dhe mungesën e mbështetjes.

Tabaku u shpreh se buxheti 2025 nuk sjell asnjë ndryshim për sektorët më të rëndësishëm të jetës publike, duke përmendur mungesën e prioritizimit për pensionistët, bujqësinë, arsimin dhe shëndetësinë.

”Ekonomia shqiptare duhet të prodhojë për të gjithë, duhet të rritet për të gjithë dhe ky buxhet nuk sjell asnjë ndryshim në këtë kuptim, ” tha ajo, duke shpjeguar se formulat e njëjta buxhetore, të aplikuara vit pas viti, nuk kanë sjellë ndryshim as për pensionistët dhe as për shtresat e tjera në nevojë.

Në fund të deklaratës, Tabaku nënvizoi rëndësinë e ndryshimit të modelit ekonomik dhe të qeverisjes, duke e cilësuar këtë si domosdoshmëri për t’i dhënë fund një sistemi që, sipas saj, favorizon pakicën. ” Ashtu siç ka ndodhur për 12 vite me radhë, nuk ka ardhur ndryshimi prej tyre. Ne këtë duhet të ndryshojmë: modelin ekonomik, qeverisjen, sistemin i cili favorizon më shumë pakicën, ” përfundoi ajo, duke bërë thirrje për një vizion të ri që të mundësojë një ekonomi më të drejtë dhe të qëndrueshme për gjithë shqiptarët.

Reagimi plotë:

Zhurmë e madhe, propagandë e madhe , rritje pagash, pensionesh, një realitet tjetër paralel që asnjë nga qytetarët shqiptarë nuk e prek. Fakti është që sot cmimet janë rritur 60% dhe kjo rritje 60% dëmton më shumë pensionistët të cilët nuk kanë pasur rritje pensioni në 12 vitet e shkuara, rritje prej 1% në vit nuk i plotëson nevojat minimale të jetesës jo më rritjen me 60% të cmimeve, ndikon më shumë tek shtresa sociale, ndikon më shumë tek ata që janë më të varfër.

Ky model ekonomik që rritjen ekonomike e con tek një grup i vogël, tek një pakicq që merr sot kontratat publike, duhet të ndryshojë. Ky model ekonomik që të gjithë rritjen e cmimeve ja ngarkon shtresave më të varfra dhe më në nevojë duhet të ndryshojë. Ekonomia shqiptare duhet të prodhojë për të gjithë,duhet të rritet për të gjithë dhe ky buxhet nuk sjell asnjë ndryshim në këtë kuptim.

Nuk ka më shumë prioritete të vendosura as për pensionistët, as për bujqësinë, as për arsimin, as për shëndetësinë. është e njëjta formulë sic ka qenë vitet e shkuara e askush nuk mund të presë që ndryshimi të vijë nga ky buxhet dhe as nga asnjë buxhet tjetër socialist. Ashtu sic ka ndodhur për 12 vite me rradhë, nuk ka ardhur ndryshimi prej tyre. Ne këtë duhet të ndryshojmë, modelin ekonomik, qeverisjen, sistemin i cili favorizon më shumë pakicën.

Tags: buxhetiJorida tabaku

Nga Kategoria

Ekonomi

Dhoma e Tregtisë kundër paketës fiskale 2027, mbi 10 mld lekë barrë për biznesin

28 Tetor, 2026
Aktualitet

Policia i qëlloi syrin me plumb gome, qeveria jep 5 milion lekë për kurimin e Erion Vishkullit

28 Tetor, 2026
Lajme

U gjet i pajetë në pus, arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së Denaldo Maxhallakut

28 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Dhoma e Tregtisë kundër paketës fiskale 2027, mbi 10 mld lekë barrë për biznesin

28 Tetor, 2026

Policia i qëlloi syrin me plumb gome, qeveria jep 5 milion lekë për kurimin e Erion Vishkullit

28 Tetor, 2026

U gjet i pajetë në pus, arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së Denaldo Maxhallakut

28 Tetor, 2026

Zvicra miraton planin e ri klimatik për t’u përballur me valët e të nxehtit dhe mungesën e ujit

28 Tetor, 2026

Mësuesit po ndryshojnë mënyrën e mësimdhënies për t’iu përshtatur epokës së inteligjencës artificiale

28 Tetor, 2026

Akuzohet për përgatitjen e vrasjes së Hamza Terziut, ekstradohet nga Gjermania Ardit Gjokrosa

28 Tetor, 2026

Cristiano Ronaldo fiton çmimin BOAT, tifozët e zgjedhin si më të mirin mes fituesve të Topit të Artë

28 Tetor, 2026

Deri në 500 mijë lekë gjobë për protestuesit, qeveria miraton aktin normativ për tubimet

28 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.