• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Sulmet e Berishës dhe Metës ndaj Dumanit, reagon KLP: Dënojmë ashpër përpjekjet për të frikësuar institucionet e drejtësisë!

11 Nëntor, 2024
tek Lajme, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar ndaj gjuhës fyese dhe kërcënuese në drejtim të kreut të SPAK, Altin Dumani nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

KLP deklaron se i ka ndjekur me shqetësim reagimet dhe deklaratat e fundit që janë bërë kundrejt sistemit të prokurorisë.

“KLP rithekson angazhimin e plotë për të qëndruar pranë prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, të cilët çdo ditë ushtrojnë veprimtarinë e tyre në kushte sfiduese. Përpjekjet për të ndikuar ose frikësuar institucionet e drejtësisë, sidomos ato në vijën e parë të luftës kundër krimit dhe korrupsionit, janë sulme ndaj parimeve themelore të integritetit dhe drejtësisë, që mbështesin zbatimin e ligjit në vend. Reforma në drejtësi dhe zbatimi i ligjit janë kriteret kryesore që Bashkimi Evropian kërkon nga Shqipëria për krijimin e një drejtësie të pavarur. Ndaj KLP fton median që, me punën e tyre, të mbështesin veprimtarinë e institucioneve të pavarura në rrugëtimin e tyre institucional.

Lexo edhe:

Senatorja amerikane: Qeveria shqiptare të mbrojë protestuesit nga dhuna policore

Mbështeti protestën! Policia telefonon Capital T: Hajde në komisariat të flasim

KLP dënon çdo formë presioni apo intimidimi të drejtuar ndaj SPAK apo drejtuesit të tij, duke i konsideruar kërcënime serioze për integritetin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri dhe qëndron me vendosmëri pranë të gjithë Strukturës së Posaçme, në përkrahje të punës së prokurorëve kundër çdo sulmi apo ndërhyrjeje denigruese.

KLP shpreh të gjithë përkushtimin për t’u pozicionuar në krah të prokurorëve, duke garantuar një proces drejtësie të pavarur dhe transparent. Puna dhe integriteti i prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, janë thelbësore për ndërtimin e një sistemi që i shërben dhe mbron qytetarët e këtij vendi, pa frikë apo paragjykim. Misioni ynë i përbashkët është dhe mbetet forcimi i besimit të publikut ndaj një sistemi, i cili sapo ka dhënë frytet e para të zbatimit të reformës në drejtësi”, thuhet në këtë deklaratë.

Një ditë më parë Sali Berisha teksa fliste nga dritarja e banesës së tij i është drejtuar Altin Dumanit me epitete fyese si “horr, apo llum”. Ndërkohë më herët edhe ish-presidenti Ilir Meta ka hedhur akuza të forta ndaj Dumanit, e po ashtu e ka etiketuar me epitete të ndryshme fyese.

Tags: altin dumaniIlir metaklpSali berisha

Nga Kategoria

Aktualitet

Senatorja amerikane: Qeveria shqiptare të mbrojë protestuesit nga dhuna policore

21 Tetor, 2026
Ekstra

Mbështeti protestën! Policia telefonon Capital T: Hajde në komisariat të flasim

21 Tetor, 2026
Lajme

PPE: E drejta për protestë duhet të respektohet, hetim përdorimit të forcës

21 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Inter ringjallet në Champions, Carlos Augusto vendos ndaj Shakhtar

21 Tetor, 2026

Real Madrid bën detyrën para El Clásicos, Leipzig mposhtet në “Bernabéu”

21 Tetor, 2026

Rice prish festën e Kane, Arsenal ndal Bayernin në “Allianz Arena”

21 Tetor, 2026

Mjekët: Papa Leoni nuk ka nevojë për trajtim të mëtejshëm kundër kancerit

21 Tetor, 2026

Senatorja amerikane: Qeveria shqiptare të mbrojë protestuesit nga dhuna policore

21 Tetor, 2026

Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në Hagë

21 Tetor, 2026

Mbështeti protestën! Policia telefonon Capital T: Hajde në komisariat të flasim

21 Tetor, 2026

PPE: E drejta për protestë duhet të respektohet, hetim përdorimit të forcës

21 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.