• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 5 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Prezantohet krijimi i Operatorit të Ujit, Rama: Fragmentimi i sistemit të shpërndarjes së ujit në 58 ndërmarrje ishte katastrofë e vërtetë

3 Shtator, 2025
tek Kryesore, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren Belinda Balluku, prezantoi sot Operatorin e Ujit, një strukturë të re kombëtare që do të merret me menaxhimin e burimeve ujore në vend. Rama theksoi se nuk ka më kohë për të humbur dhe se reforma synon shërbim më cilësor për qytetarët.

Rama: Kemi pasur një trashëgimi shumë dramatike në sektorin e ujit, i cili është një sektor që kërkon investime të mëdha dhe administrim të përgjegjshëm. Kemi bërë në këto vite investime të mëdha, por tani jemi të bindur, duke parë edhe ecurinë e një reforme që u ndërmorr para disa vitesh për përfshirejn e qeverisë në aksionet e kompanive dhe ndërmarrjeve të ujësjellësit, që përfundimisht nuk kemi aryse të humbasim kohë dhe të besojmë në ndonjë zgjidhje tjetër, përveç një zgjidhjeje që na është sugjeruar shumë vite më parë nga disa prej ekspertëve dhe eksperiencave që kemi analizuar në vende të suksesshme. Fragmentimi në emër të decentralizimit i sistemit të shpërndarjes së ujit në 58 ndërmarrje ishte një katastrofë dhe borxhet e larta, paaftësia në menaxhim, e lidhur edhe me politizimin e burimeve njerëzore në këto ndërmarrje si dhe mungesa e ekspertizës, sollën situata të pajustifikueshme.

Shefi i qeverisë deklaroi se investimet e bëra nga qeveria kanë ndryshuar ndjeshëm situatën e furnizimit me ujë, por sfidat mbeten të mëdha. Ai solli shembullin e Vlorës, ku falë një ndërhyrjeje emergjente të qeverisë, u shmang një krizë e rëndë gjatë sezonit turistik.

Lexo edhe:

“Është kënaqësia ime e përjetshme!” Përgjigjia e Ervin Salianjit pas prezantimit nga Grida

Kristjan Kola, i riu që mbeti viktimë e atentatit në Shkodër! Ishte ulur në një kafene

Rama: Ne nga ana jonë kemi bërë investime masive dhe po të shohim hartën sot, nga 4 zona që furnizoheshin me ujë 24 orë në 2013 dhe me humbje në rrjte që shkonin afro 70%, kemi një panoramë tërësisht ndryshe, por është ndryshe në raport me atë që ishte. Nuk është tërësisht ndryshe me sfidën që kemi, aq më tepër në kushtet kur ne duam të shkëlqejmë në turizëm. Vlora e nisi sezonin turistik të këtij viti me një situatë të paparanueshme të alarmte të zonave të tëra për furnizimin me ujë. Nuk është se ne bëmë ndonjë investim në ato ditë, por thjesht dhe vetëm komandimi me një mision të posaçëm i një ekipi nga Tirana dhe me vëmendjen e posaçme nga ministria këtu për ta vënë në vijë administrimin solli një përmirësim të jashtëzakonshëm të asaj situate dhe hoqi ankthin dhe alarmin se s’kemi ujë. Si mund të ndodhë kjo? Raporti i bërë nga ai ekip për situatën në Vlorë është i frikshëm. Nivel papërgjegjshmërie e frikshëm. Ka dhe plot raste të tjera. Borxhet e akumuluara nga këtko ndërmarrje, në vitin 2020 arritën në 13.6 miliard. Harxho, shpërdoro, dridh zinxhirin dhe ngarko kompaninë e shpërndarjes së energjisë me borxhe. Në 2021 ne ndërmorëm hapin e parë duke hyrë në porcesin e bahskimit të kompanive. Nga 58 shoqëri, çeta, ne krijuam 15 shoqëri rajonale. Qëllimi ishte përmirësimi i situatës. Sot kemi rezultate domethënëse të cilat na tregojnë që përgjigjja ndaj kësaj sfide është bashkimi, nuk është copëzimi. Njerëzit në rubinet duan ujë. Sot kemi 9 shoqëri rajonale nga 15 që nuk krijojnë më detyrime nga OSHEE-së. Është një hap i jashtëzakonshëm.

Kryeministri tha se reforma e ujit po hyn në fazën e dytë, duke theksuar se deri tani janë lidhur në rrjet mbi 100 mijë përdorues të rinj dhe janë prerë mijëra lidhje të paligjshme.

Rama theksoi se qeveria do të ndërhyjë me një plan masash për të ndalur abuzimet në furnizimin me ujë, duke përfshirë lavazhet, lidhjet e paligjshme nëntokë dhe shpërdorimet për qëllime fitimi.

Sipas kreut të qeverisë, qytetarët nuk janë përgjegjës për problemet në sistem, por abuzuesit me qëllim përfitimi. Ai paralajmëroi se këta raste do të jenë në qendër të planit të masave që nis së shpejti.

Rama: Ka një pikë ku duhet të ndalemi dhe që është thelbi i reformës. Uji në qiell është diçka tjeytër, në rubinet është diçka tjetër. Nisim këtë fazë të dytë të reformës. Nga faza e parë janë lidhur në rrjet 100 mijë përdorues të rinj. Dhe janë prerë një numër i konsiderueshmë lidhjesh të paligjshme. Sa i përket reformës jemi shumë të qartë se çfarë do të bëjmë, nga prodhimi te shpërndarja, furnizimi njësoj siç bëjmë me energjinë. Do të dërhyjmë me një plan masash për të ndaluar abuzumin. Këtu nuk abuzojnë qytetarët, jemi në kustet kur kemi abuzues për qëllime fitimi, kemi abuzues me lavazhe nëpër lagje, abuzues me ujë që derdhet rrugëve kombëtare, abuzues me lidhje të paligjshme nëntokë që do të jenë target i planit të masave.

Nga Kategoria

Ekstra

“Është kënaqësia ime e përjetshme!” Përgjigjia e Ervin Salianjit pas prezantimit nga Grida

5 Shtator, 2025
Aktualitet

Kristjan Kola, i riu që mbeti viktimë e atentatit në Shkodër! Ishte ulur në një kafene

4 Shtator, 2025
Aktualitet

Zbulohet identiteti i të riut që u vra me armë në qendër të Shkodrës

4 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

“Është kënaqësia ime e përjetshme!” Përgjigjia e Ervin Salianjit pas prezantimit nga Grida

5 Shtator, 2025

Kristjan Kola, i riu që mbeti viktimë e atentatit në Shkodër! Ishte ulur në një kafene

4 Shtator, 2025

“Ka arritje të mira” – Sonia Bompastor jep informacione mbi rikuperimin e lëndimit të Lucy Bronze pas goditjes së hidhur për Lionesses.

4 Shtator, 2025

Zbulohet identiteti i të riut që u vra me armë në qendër të Shkodrës

4 Shtator, 2025

“Ne të dy qeshëm!” – Ylli i Arsenalit Jurrien Timber flet për përplasjen me yllin e Liverpoolit Cody Gakpo gjatë humbjes së Gunners në Anfield

4 Shtator, 2025

Jesse Marsch, Gregg Berhalter, Pellegrino Matarazzo, Bruce Arena dhe menaxherët kryesorë të futbollit amerikan – renditja e tyre

4 Shtator, 2025
Vangjeli lëshon një paralajmërim të fuqishëm: Rama planifikon të pastruar grupin, disa socialistë kanë dosje të rënda.

Vangjeli lëshon një paralajmërim të fuqishëm: Rama planifikon të pastrojë grupin, disa socialistë kanë dosje të rënda

4 Shtator, 2025

A i ka gati emrat e qeverisë së re? Rama komenton thashethemet e rrjetit

4 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.