• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 18 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

SHBA godet një anije që dyshohet se transportonte drogë nga Venezuela drejt Amerikës, Trump: U vranë 11 terroristë

3 Shtator, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Donald Trump thotë se SHBA-të kanë kryer një sulm kundër një anijeje që transportonte drogë në jug të Karaibeve, duke vrarë 11 “narkoterroristë”.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ai bëri me dije në mediat sociale se operacioni ushtarak amerikan i së martës kishte në shënjestër anëtarët e bandës venezueliane Tren de Aragua.

Trump tha se anija ndodhej në ujëra ndërkombëtare dhe po transportonte lëndë narkotike në SHBA.

Lexo edhe:

Berisha akuza Policisë: Përdorën spraj për verbimin e e arinjëve ndaj qytetarëve

Kultivonin bimë narkotike në bodrumin e banesës së tyre, arrestohen dy shqiptarët në Itali

Duke folur me gazetarët në Zyrën Ovale të martën, Trump tha se forcat amerikane kishin “qëlluar” një “varkë që transportonte drogë” në afërsi të Venezuelës.

“Ka shumë drogë në atë varkë,” tha ai.

Trump shtoi se ishte informuar për incidentin nga kryetari i Shefave të Përbashkët të Shtabit, Gjenerali Dan Caine.

Më vonë, presidenti postoi në platformën e tij Truth Social: “Herët këtë mëngjes, me urdhrin tim, Forcat Ushtarake Amerikane kryen një sulm kundër narkoterroristëve të Tren de Aragua”.

Ai shtoi: “Sulmi rezultoi me vrasjen e 11 terroristëve. Asnjë forcë amerikane nuk u lëndua në këtë sulm. Ju lutem, le të shërbejë ky sulm si njoftim për këdo që mendon të sjellë drogë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. KUJDES!”

Postimi i tij u shoqërua nga një video e paqartë që tregonte një varkë me motor që ecte me shpejtësi nëpër ujëra të trazuara përpara se të shpërthente në flakë.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri i komunikimit i Venezuelës, Freddy Ñáñez, sugjeroi, pa prova, se videoja e ndarë nga Trump ishte krijuar me inteligjencë artificiale.

Sekretari i Shtetit Marco Rubio tha në një postim në X se “sot ushtria amerikane kreu një sulm vdekjeprurës në Karaibet jugore kundër një anijeje droge që ishte nisur nga Venezuela”.

Deri më tani është e paqartë se çfarë droge mbante anija.

Që prej kthimit në Shtëpinë e Bardhë në janar, administrata Trump ka cilësuar disa organizata të trafikut të drogës dhe grupe kriminale në Meksikë dhe gjetkë në Amerikën Latine si organizata terroriste.

Midis tyre janë Tren de Aragua dhe një grup tjetër venezuelian, “Karteli i Diejve”, për të cilin autoritetet amerikane pretendojnë se drejtohet nga Presidenti venezulian Maduro dhe zyrtarë të tjerë të lartë qeveritarë.

Ushtria amerikane ka ndërmarrë hapa për të forcuar sigurinë e saj në Karaibet jugore gjatë dy muajve të fundit, duke përfshirë edhe vendosjen e anijeve shtesë detare dhe mijëra marinsave dhe marinarëve amerikanë.

Tags: drogeshbaTrump

Nga Kategoria

Aktualitet

Berisha akuza Policisë: Përdorën spraj për verbimin e e arinjëve ndaj qytetarëve

17 Prill, 2026
Kryesore

Kultivonin bimë narkotike në bodrumin e banesës së tyre, arrestohen dy shqiptarët në Itali

17 Prill, 2026
Aktualitet

Rëndohet bilanci nga aksidenti në Rrugën e Kombit! Ndërron jetë edhe një tjetër person, disa të plagosur

17 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Berisha akuza Policisë: Përdorën spraj për verbimin e e arinjëve ndaj qytetarëve

17 Prill, 2026

Dështon skenari i opozitës/ Policia gjen molotovët e pashpërthyer, mbi 20 të shoqëruar

17 Prill, 2026

Një polic përfundon te Trauma me djegie dhe çarje në kokë

17 Prill, 2026

Aulon Kalaja humb ndjenjat në protestë, dërgohet me urgjencë në spital

17 Prill, 2026

Tensionet në protestën e opozitës, disa persona shoqërohen nga policia

17 Prill, 2026

Berisha paralajmëron Ramën: Fundi yt do të jetë para gjykatës

17 Prill, 2026

Kuvendi i Kosovës voton projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë

17 Prill, 2026

Plagosja me armë në Tiranë, Policia jep detajet: Ndodhi në një lokal

17 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.