• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 5 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Evropa përballet me kosto të lartë për riarmatim nëse SHBA-ja tërheq trupat

3 Shtator, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet evropiane mund të përballen me një faturë në vlerë prej një trilion dollarësh për riarmatim, në dritë të kërcënimit në rritje nga Rusia dhe rishikimit të ri të mbrojtjes nga Shtetet e Bashkuara, që mund të sjellë një tërheqje dramatike të forcave amerikane nga kontinenti, u tha në një raport të publikuar më 3 shtator.

Raporti prej 106 faqesh i Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS), me seli në Londër, evidenton mangësi në të gjitha fushat: në prodhim, inteligjencë dhe pajisje ushtarake si raketat me rreze të gjatë veprimi apo në sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore.

“Një nga arsyet kryesore për këtë urgjencë më të madhe është kërcënimi ushtarak nga Rusia dhe pasiguria mbi angazhimin e SHBA-së për mbrojtjen e aleatëve evropianë”, thuhet në raport.

Lexo edhe:

“Është kënaqësia ime e përjetshme!” Përgjigjia e Ervin Salianjit pas prezantimit nga Grida

Kristjan Kola, i riu që mbeti viktimë e atentatit në Shkodër! Ishte ulur në një kafene

“Teksa vlerësimet strategjike ndryshojnë midis vendeve evropiane për atë se sa shpejt forcat ruse mund të përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për NATO-n në Evropë, afatet e tyre zakonisht variojnë nga dy deri në pesë vjet”.

Ndërkaq, Rishikimi global i forcave të Pentagonit pritet të publikohet gjatë këtij muaji dhe të paraqesë një zhvendosje të burimeve ushtarake nga Evropa për në Azi/Paqësor.

“Disa zyrtarë të NATO-s besojnë se një reduktim deri në 30 për qind i trupave amerikane mund të ndodhë”, thuhet në raportin e titulluar “Përparimi dhe Mangësitë në Mbrojtjen e Evropës: Një Vlerësim”.

Rritja e buxheteve për ushtritë

Udhëheqësit evropianë gjatë këtij viti kanë bërë plane në mënyrë se si t’iu përgjigjen këtyre sfidave. Në mars, në një samit të Bashkimit Evropian udhëheqësit u zotuan se do të shpenzojnë miliarda në mbrojtje, teksa presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e quajti një “moment përcaktues për Evropën”.

Kreditë e mbështetura nga BE-ja deri në 150 miliardë euro janë vënë në dispozicion të shteteve anëtare për të forcuar ushtritë e tyre, dhe rregullat e borxhit të Eurozonës janë zbutur sa i përket shpenzimeve ushtarake.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar vazhdimisht aleatët evropianë të NATO-s se nuk shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtje dhe mbështeten shumë në fuqinë ushtarake të SHBA-së. Por, së fundi ai i ka lavdëruar ata pasi janë zotuar se do të shpenzojnë më shumë, veçmas pas samitit të NATO-s që u mbajt në qershor, kur shtetet anëtare u pajtuan që të rrisin buxhetet për mbrojtje në 5 për qind të Bruto Prodhimit të Brendshëm.

Por, raporti i IISS vë në pah se kjo nuk është vetëm çështje parash. Një problem kyç, sipas raportit, do të jetë ndërtimi i kapaciteteve ushtarake.

“Industritë e mbrojtjes të Evropës vazhdojnë të përballen me sfida në rritjen e prodhimit aq shpejt sa kërkohet, teksa shumë ushtri evropiane nuk arrijnë të përmbushin objektivat e tyre për rekrutim”, u tha në raport.

Në raportin e IISS-së theksohet se Mbrojtja e integruar ajrore dhe raketore (IAMD) është një fushë ku Evropa është veçmas e cenueshme.

Komandantë aktualë dhe ish-komandantë ushtarakë amerikanë i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se mburoja ajrore e Evropës nuk është e përgatitur për t’u përballur me shkallën e kërcënimit nga Rusia.

“Ju e shihni çfarë ka ndodhur në qytetet e mëdha të Ukrainës. E njëjta gjë do të mund të ndodhte edhe në disa nga qytetet e mëdha të Evropës”, tha në prill për Radion Evropa e Lirë, Philip Breedlove, ish-komandant suprem i NATO-s në Evropë.

Raketat me rreze të gjatë veprimi

Një tjetër dobësi që është vënë në pah në raportin e IISS-së janë raketat me rreze të gjatë veprimi.

Vendet evropiane kanë raketa shumë efektive lundruese – që lëshohen nga ajri – sikurse raketat anglo-franceze Storm Shadow/Scalp apo sistemin gjerman, Taurus.

Ndërkaq, Ukraina – e cila nuk është anëtare e NATO-s – së fundi ka prezantuar raketat e saj të reja lundruese Flamingo.

Por, “vetëm pak aleatë evropianë aktualisht kanë sisteme tokësore për sulme precize dhe me rreze të gjatë, ndërsa në aspektin detare, vetëm Franca dhe Mbretëria e Bashkuar kanë raketa lundruese det-tokë me rreze veprimi prej 1.000 kilometrash”, thuhet në raport.

“Projekti Qasja Evropiane për Sulme me Rreze të Gjatë [ELSA] është, potencialisht, përpjekja më e rëndësishme evropiane për të zgjatur kapacitetin e saj konvencional për sulme tokësore deri në, dhe ndoshta përtej, 2.000 kilometrave”, thuhet më tej në raport.

Projekti është lansuar nga Franca, Gjermania, Polonia dhe Italia. Më vonë, këtij projekti iu bashkua Britania, Suedia dhe Holanda.

Dobësitë e tjera të përmendura në raport përfshijnë mungesën e aeroplanëve për vëzhgim dhe inteligjencë, “kapacitete sovrane për përpunimin e të dhënave në shkallë të gjerë” dhe procesi i ngadaltë e i pakoordinuar i prokurimit.

Kërkesat për shpenzime vijnë në kohën kur qeveritë evropiane përballen po ashtu me presione të mëdha për shpenzimet joushtarake në fusha të ndjeshme si shëndetësia, arsimi dhe çështje sociale.

Përballimi i këtyre sfidave, u tha në raport, “do të kërkojë që shumë aleatë evropianë të NATO-s të ndërmarrin rreziqe të mëdha financiare dhe të marrin vendime shumë të vështira politike”./rel

Nga Kategoria

Ekstra

“Është kënaqësia ime e përjetshme!” Përgjigjia e Ervin Salianjit pas prezantimit nga Grida

5 Shtator, 2025
Aktualitet

Kristjan Kola, i riu që mbeti viktimë e atentatit në Shkodër! Ishte ulur në një kafene

4 Shtator, 2025
Aktualitet

Zbulohet identiteti i të riut që u vra me armë në qendër të Shkodrës

4 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Lionel Messi i thotë “lamtumirë” Argjentinës dhe shton: “shiko, do ta shohim” për Kupën e Botës

5 Shtator, 2025

“Është kënaqësia ime e përjetshme!” Përgjigjia e Ervin Salianjit pas prezantimit nga Grida

5 Shtator, 2025

Kristjan Kola, i riu që mbeti viktimë e atentatit në Shkodër! Ishte ulur në një kafene

4 Shtator, 2025

“Ka arritje të mira” – Sonia Bompastor jep informacione mbi rikuperimin e lëndimit të Lucy Bronze pas goditjes së hidhur për Lionesses.

4 Shtator, 2025

Zbulohet identiteti i të riut që u vra me armë në qendër të Shkodrës

4 Shtator, 2025

“Ne të dy qeshëm!” – Ylli i Arsenalit Jurrien Timber flet për përplasjen me yllin e Liverpoolit Cody Gakpo gjatë humbjes së Gunners në Anfield

4 Shtator, 2025

Jesse Marsch, Gregg Berhalter, Pellegrino Matarazzo, Bruce Arena dhe menaxherët kryesorë të futbollit amerikan – renditja e tyre

4 Shtator, 2025
Vangjeli lëshon një paralajmërim të fuqishëm: Rama planifikon të pastruar grupin, disa socialistë kanë dosje të rënda.

Vangjeli lëshon një paralajmërim të fuqishëm: Rama planifikon të pastrojë grupin, disa socialistë kanë dosje të rënda

4 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.