• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 11 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Rritje e mëtejshme e ngrohjes globale, në prag të takimit ndërkombëtar mbi klimën

10 Nëntor, 2024
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Takimi i nivelit të lartë mbi mjedisin ‘COP29’ do të fillojë të hënën në Baku të Azerbajxhanit, ekonomia e të cilit mbështetet kryesisht tek shitja e lëndëve djegëse fosile.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Herny Ridgewell, gjatë 12 ditëve të takimit, udhëheqës botërorë dhe mijëra pjesëmarrës do të përpiqen të negociojnë mënyrat për të ulur sasinë e çliruar të gazeve që shkaktojnë efektin serrë, mes paralajmërimeve se përpjekjet për të kufizuar ngrohjen globale janë shumë larg arritjes së objektivit.

Viti 2024 ka të ngjarë të jetë më i nxehti i regjistruar ndonjëherë me temperatura që kanë tejkaluar një prag të rëndësishëm të ngrohjes: objektivin që të mos lejohet rritje përtej 1.5 gradë Celcius për 20 apo 30-vjet, i pranuar ndërkombëtarisht për të kufizuar ngrohjen globale.

Lexo edhe:

“Pushteti buron nga populli”, dorëzohet kryeministri pas protestave në Bullgari, njofton dorëheqjen e qeverisë

Danmarku do të paguajë 40,000 euro për secilën grua dhe vajzë nga Grenlanda që u detyruan të merrnin kontracepcion.

“Ky është viti i parë që tejkaloi pragun e rëndësishëm prej 1,5°C”, thotë Carlo Bountempo nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Copernicus.

Kufizimi i rritjes së temperaturave në nivelin nën 1.5 gradë Celsius ishte synim kryesor i Marrëveshjes së Parisit mbi mjedisin të vitit 2015.

“Tejkalimi i këtij kufiri, mund të shkaktojë ndryshime klimatike që mund të jenë të pakthyeshme”, thotë Ruth Townend nga organizata ‘Chatham House’ me bazë në Londër.

Me trajektoren aktuale, Kombet e Bashkuara thonë se bota po shkon drejt një rritjeje mesatare globale të temperaturave prej rreth 3 gradë Celsius, deri në fund të këtij shekulli. Kjo mund të shkaktojë në periudha më të gjata nxjehtësie, thatësira më të thella, stuhi më të forta dhe probleme të tjera.

“Çlirimet vjetore të gazeve serrë janë në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave. Vitin e kaluar ato u rritën me 1,3%”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres.

Të hënën nis takimi dyjavor i nivelit të lartë mbi mjedisin ‘COP29’ në Baku të Azerbajxhanit.

Një pjesë kyçe e takimit të këtij viti është se si vendet më të pasura të ndihmojnë financiarisht vendet më të varfra për të reduktuar çlirimin e gazeve dhe për t’iu përshtatur ndryshimeve klimatike.

“Pa një vendim mbi ndihmat financiare, gjithçka do të dështojë ”, thotë Ruth Townend nga “Chatham House”.

Azerbajxhani është një prodhues i madh i naftës dhe gazit, lëndë djegëse fosile që ndikojnë mbi ndryshimet klimatike.

“Azerbajxhani është gjithashtu një vend që rrezikohet nga ndryshimet klimatike. Vendi siguron nga 50 deri në 70% të ujit të pijshëm nga jashtë kufijve të tij. Pra është me të vërtetë në një pozitë të vështirë. Kështuqë është në interesin e tij që të përpiqet për fonde për të ndihmuar vendet në zhvillim siç është vetë, për të gjetur një rrugë për të ecur para”, thotë zonja Townend.

Pak para mbajtjes së takimit në Baku, Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale. Ka mundësi që ai sërish të largojë Shtetet e Bashkuara nga Marrëveshja e Parisit që përcakton objektivat mbi ndryshimet klimatike. Ekziston gjithashtu frika e një lufte tregtare me Kinën.

“Nuk ka gjasa që ne të shkojmë drejt një bote që është më e qëndrueshme. Pra, ne duhet të mësojmë se si të menaxhojmë situatën në këto kushte paqëndrueshmërie gjeopolitike, të cilat vetëm sa do të rriten në të ardhmen”, thotë zonja Townend.

Nga zjarret në Kaliforni te përmbytjet vdekjeprurëse në Valencia të Spanjës, shkencëtarët thonë se ndryshimi i klimës po shkakton mot ekstrem dhe pa veprime urgjente, ka të ngjarë që situata të përkeqësohet shumë./VOA

Tags: ngrohja globale

Nga Kategoria

Bota

“Pushteti buron nga populli”, dorëzohet kryeministri pas protestave në Bullgari, njofton dorëheqjen e qeverisë

11 Dhjetor, 2025
Bota

Danmarku do të paguajë 40,000 euro për secilën grua dhe vajzë nga Grenlanda që u detyruan të merrnin kontracepcion.

11 Dhjetor, 2025
Bota

Mbajti dietë për tu arratisur, si arriti të dilte nga dritarja e qelisë shqiptari “fantazëm”

11 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Një shtetas i huaj është gjetur i fshehur në rimorkio, procedohet një burrë 41-vjeçar turk.

Një shtetas i huaj është gjetur i fshehur në rimorkio, procedohet një burrë 41-vjeçar turk.

11 Dhjetor, 2025

Interi humb ndeshjet dhe pjesët, të paktën një muaj jashtë për heroin e sezonit të kaluar

11 Dhjetor, 2025
“Hidrodrini” njofton grevë 24-orëshe më 17 dhjetor

“Hidrodrini” njofton grevë 24-orëshe më 17 dhjetor

11 Dhjetor, 2025
Ekstreme reshje shkaktojnë përmbytje në veriperëndim të SHBA, mijëra banorë në evacuim.

Ekstreme reshje shkaktojnë përmbytje në veriperëndim të SHBA, mijëra banorë në evacuim.

11 Dhjetor, 2025

Lezhë, kamioni përfshihet në flakë, shpëton mrekullisht drejtuesi i mjetit

11 Dhjetor, 2025

“Do fokusohem në hetimin e pasurisë dhe sekuestrimin e tyre”, Klodian Braho shpalos vizionin e tij për kreun e SPAK

11 Dhjetor, 2025
Berisha konfirmon firmat për Endrit Shabanin: Deputetët nënshkruan në mbështetje të Florjan Binajt, por rezultoi i lidhur me Ramën.

Berisha konfirmon firmat për Endrit Shabanin: Deputetët nënshkruan në mbështetje të Florjan Binajt, por rezultoi i lidhur me Ramën.

11 Dhjetor, 2025
A ndodhi puthja e parë mes Klodianit dhe Londrimit?

A ndodhi puthja e parë mes Klodianit dhe Londrimit?

11 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.