• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 8 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Samiti në Kinë, Putin: Perëndimi është fajtor për luftën në Ukrainë, jo Rusia

1 Shtator, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë një samiti të nivelit të lartë të mbajtur në qytetin Tianxhin të Kinës dhe organizuar nga Pekini, presidenti rus Vladimir Putin mbrojti sërish agresionin e Moskës ndaj Ukrainës, duke akuzuar Perëndimin për nxitjen e konfliktit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Kjo krizë nuk filloi nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, por është rezultat i një grushti shteti në Ukrainë, i mbështetur dhe i nxitur nga Perëndimi,” deklaroi Putin gjatë punimeve të Samitit të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait (SCO).

Me këtë deklaratë, presidenti rus iu referua ngjarjeve të vitit 2014 dhe protestave të lëvizjes pro-evropiane të Majdanit në Ukrainë, të cilat çuan në largimin nga pushteti të presidentit pro-rus të vendit.

Lexo edhe:

Rekord i fuqishëm valësh merr jetët e katër personave në një pishinë deti të njohur në Tenerife, Spanjë.

Ish-lojtari i Premier League arrestohet pas publikimit të videove të trafikimit të drogës në rrjetet sociale

Pas këtyre zhvillimeve, Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë dhe nisi mbështetjen për separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës, duke ndezur luftën civile që vazhdon ende sot.

Putin e cilësoi gjithashtu si shkak të dytë të krizës “përpjekjet e vazhdueshme të Perëndimit për të tërhequr Ukrainën drejt NATO-s”, duke aluduar për një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj interesave të sigurisë ruse.

Ai bëri këto komente përpara aleatëve të tij më të ngushtë strategjikë: presidentit të Kinës Xi Jinping, kryeministrit të Indisë Narendra Modi dhe presidentit të ri të Iranit, Masoud Pezeshkian.

“Vlerësojmë përpjekjet dhe propozimet e Kinës, Indisë dhe partnerëve tanë të tjerë strategjikë që synojnë të kontribuojnë në zgjidhjen e krizës në Ukrainë”, theksoi Putin.

Presidenti rus tha gjithashtu se marrëveshjet e arritura gjatë samitit të gushtit me presidentin amerikan Donald Trump “hapin rrugën për një zgjidhje të mundshme të krizës në Ukrainë”.

“Dua të theksoj gjithashtu se mirëkuptimi i arritur gjatë takimit të fundit Rusi-SHBA në Alaskë, shpresoj të ndihmojë në këtë drejtim”, shtoi ai.

Sipas Putinit, ai ka informuar që ditën e dielë presidentin kinez Xi për ecurinë e bisedimeve me Trump dhe për “punën që tashmë ka nisur” në kuadër të përpjekjeve për një zgjidhje. Ai shtoi se do të ndajë më shumë detaje gjatë takimeve bilaterale me liderin kinez dhe të tjerë.

“Që zgjidhja për Ukrainën të jetë e qëndrueshme dhe afatgjatë, duhet të trajtohen shkaqet rrënjësore të krizës,” nënvizoi ai.

Organizata për Bashkëpunim të Shangait, e udhëhequr nga Kina dhe Rusia, promovohet nga këto vende si një alternativë strategjike dhe politike ndaj NATO-s dhe ndikimit perëndimor në Euroazi.

Në margjinat e samitit, Putin pritet të zhvillojë takime dypalëshe me presidentët e Turqisë dhe Iranit, si edhe me kryeministrin indian. Ndërsa një takim i rëndësishëm midis presidentit kinez Xi Jinping dhe Vladimir Putinit është planifikuar për nesër, të martën, në Pekin.

Tags: putin

Nga Kategoria

Bota

Rekord i fuqishëm valësh merr jetët e katër personave në një pishinë deti të njohur në Tenerife, Spanjë.

8 Dhjetor, 2025
Ish-lojtari i Premier League arrestohet pas publikimit të videove të trafikimit të drogës në rrjetet sociale
Lajme

Ish-lojtari i Premier League arrestohet pas publikimit të videove të trafikimit të drogës në rrjetet sociale

8 Dhjetor, 2025
Bota

IBM do të blejë Confluent në një marrëveshje prej 11 miliardë dollarësh për të përforcuar ofertat e saj në fushën e AI

8 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Foto/ Nga fusha e tenisit, 29-vjeçarja i jep fund karrierës dhe i bashkohet OnlyFans për të rritur

Foto/ Nga fusha e tenisit, 29-vjeçarja i jep fund karrierës dhe i bashkohet OnlyFans për të rritur

8 Dhjetor, 2025

Rekord i fuqishëm valësh merr jetët e katër personave në një pishinë deti të njohur në Tenerife, Spanjë.

8 Dhjetor, 2025

A synon të jetë në krye të PD? Salianji: Kam shpallur ndonjë gjë?!

8 Dhjetor, 2025

Urgjente! Zbulohet kushti që do të vendosë shkarkimin e Xabi Alonsos

8 Dhjetor, 2025
Kriteret për trajtim jashtë vendit pengojnë pacientin me paralizë dhe infeksion të rëndë.

Kriteret për trajtim jashtë vendit pengojnë pacientin me paralizë dhe infeksion të rëndë

8 Dhjetor, 2025
Ish-lojtari i Premier League arrestohet pas publikimit të videove të trafikimit të drogës në rrjetet sociale

Ish-lojtari i Premier League arrestohet pas publikimit të videove të trafikimit të drogës në rrjetet sociale

8 Dhjetor, 2025

Situata është më keq sesa pritej… Araújo mund të mos luaj më për Barcelonën

8 Dhjetor, 2025

IBM do të blejë Confluent në një marrëveshje prej 11 miliardë dollarësh për të përforcuar ofertat e saj në fushën e AI

8 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.