• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 19 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Ambasadori rus në Beograd: Perëndimi dëshiron ta zëvendësojë Vuçiçin me një politikan të dobët

24 Gusht, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Harcenko, deklaroi se Perëndimi dëshiron të zëvendësojë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me një politikan të dobët që kontrollohet nga Bashkimi Evropian (BE).

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Në fakt, dëshira është të hiqet Vuçiç dhe të vendoset një nga ‘liderët’, i cili do të ishte i njëjtë ose i ngjashëm me ata që janë formalisht në pushtet në vendet e tjera, por janë plotësisht të nënshtruar ndaj BE-së”, tha ai për agjencinë ruse të lajmeve, RIA Novosti.

I pyetur për këto deklarata të ambasadorit rus, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë një konference për media tha se e falënderon diplomatin rus për “korrektësinë”.

Lexo edhe:

Calafiori “shkatërron” marshimin e Arsenalit, autogoli i tij rezulton në barazimin me vendin e fundit

“Maks Haxhija në Top Story: Bllokimi i 500 milion eurove do të sjellë pasoja të rënda, askush s’do të fitojë tendera”

Vuçiç u takua me Harcenkon më 21 gusht dhe pas këtij takimi njoftoi se një takim i nivelit të lartë mes udhëheqjes së Serbisë dhe Rusisë do të zhvillohet së shpejti.

“Theksova se mbetemi të përkushtuar për zhvillimin e marrëdhënieve miqësore me Rusinë, me një vendosmëri të qartë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin politik në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë”, deklaroi pas atij takimi Vuçiç.

Reagimi i opozitës serbe

Partia opozitare Liria dhe Drejtësia (SSP) kritikoi ambasadorin rus për deklaratat, duke thënë se nuk është hera e parë që ai publikisht ndërhyn në çështjet e brendshme të Serbisë.

Zëvendëspresidenti i SSP-së, Borko Stefanoviq, shkroi në një letër të hapur drejtuar ambasadorit rus se ai prej kohësh “fyen vazhdimisht qytetarët e Serbisë, duke i etiketuar si mercenarë të huaj dhe instrumente të Perëndimit”.

“Me këtë veprim humbisni simpatinë e popullit tonë, sepse me të njëjtin këmbëngulje mbroni regjimin e një autokrati dhe veprimet e tij kriminale”, tha Stafanoviq.

Lidhjet e Beogradit zyrtar me Moskën

Nga Kremlini, Beogradi zyrtar mori mbështetje për protestat antiqeveritare, përmes së cilave demonstruesit po kërkojnë mbajtjen e zgjedhje parlamentare të jashtëzakonshme në Serbi.

Në një komunikatë të Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme më 13 gusht, u tha se “disa forca në Serbi, nën petkun e sloganeve për ‘kërkimin e drejtësisë dhe demokracisë’, nuk hezitojnë të përdorin agresion të hapur, barbarizëm dhe dhunë”.

Protestat masive në Serbi, të udhëhequr nga studentët, po vazhdojnë prej më shumë se nëntë muajsh, pas rrëzimit të një strehe betoni në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit në nëntor të vitit të kaluar, kur humbën jetën 16 persona.

Përmes këtyre protestave ata po kërkojnë llogaridhënie për tragjedinë në Novi Sad, që institucionet shtetërore të kryejnë detyrat e tyre, si dhe organizimin e zgjedhjeve parlamentare të jashtëzakonshme.

Beogradi ka vazhduar të mbajë marrëdhënie të ngushta me Moskën edhe pasi Rusia u vendos nën sanksione nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera perëndimore për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Vuçiç u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, në Kremlin në maj gjatë shënimit të 80-vjetorit të fitores mbi fashizmin.

Edhe pse Serbia është kandidate për anëtarësim në BE, autoritetet refuzojnë të bashkohen me sanksionet kundër Rusisë./rel

Tags: ambasadorivucic

Nga Kategoria

Calafiori “shkatërron” marshimin e Arsenalit, autogoli i tij rezulton në barazimin me vendin e fundit.
Aktualitet

Calafiori “shkatërron” marshimin e Arsenalit, autogoli i tij rezulton në barazimin me vendin e fundit

18 Shkurt, 2026
“Maks Haxhija në Top Story: Bllokimi i 500 milion eurove do të sjellë pasoja të rënda, askush s’do të fitojë tendera”
Lajme

“Maks Haxhija në Top Story: Bllokimi i 500 milion eurove do të sjellë pasoja të rënda, askush s’do të fitojë tendera”

18 Shkurt, 2026
Avokati Haxhia në “Top Story” paralajmëron: A janë komunikimet e Agasit me prokurorët e SPAK-ut prova të një grupi kriminal?
Aktualitet

Avokati Haxhia në “Top Story” paralajmëron: A janë komunikimet e Agasit me prokurorët e SPAK-ut prova të një grupi kriminal?

18 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Calafiori “shkatërron” marshimin e Arsenalit, autogoli i tij rezulton në barazimin me vendin e fundit.

Calafiori “shkatërron” marshimin e Arsenalit, autogoli i tij rezulton në barazimin me vendin e fundit

18 Shkurt, 2026

Atlético Madrid 3-3 Brugge: barazim dramatik dhe gjithçka vendoset në Metropolitano

18 Shkurt, 2026

Arsenali ngec ndaj vendit të fundit: Wolves i rrëmben barazimin 2-2 në minutat shtesë, gara për titull ndizet

18 Shkurt, 2026
“Maks Haxhija në Top Story: Bllokimi i 500 milion eurove do të sjellë pasoja të rënda, askush s’do të fitojë tendera”

“Maks Haxhija në Top Story: Bllokimi i 500 milion eurove do të sjellë pasoja të rënda, askush s’do të fitojë tendera”

18 Shkurt, 2026

Milan ngec në “San Siro” ndaj Comos: barazon 1-1 dhe Interi shkëputet në krye me +7

18 Shkurt, 2026

Bodø/Glimt trondit Interin në “kështjellën” Aspmyra: 3-1 dhe San Siro tani kërkon përmbysje

18 Shkurt, 2026

Frenim për të djathtën ekstreme, por me ç’kost? “The Ring” analizon zgjedhjet presidenciale në Portugali dhe ndikimin për Evropën

18 Shkurt, 2026
Çfarë përmban dosja e AKSHI-t? Gazetari në 'Top Story': I akuzuari nga SPAK vazhdon të marrë tendera, institucioni po e 'mbështet'

Çfarë përmban dosja e AKSHI-t? Gazetari në ‘Top Story’: I akuzuari nga SPAK vazhdon të marrë tendera, institucioni po e ‘mbështet’

18 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.