• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 12 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Amnesty International: Izraeli po shkakton qëllimisht uri në Gaza

18 Gusht, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Grupi për të drejtat e njeriut, Amnesty International, akuzoi Izraelin se po aplikon “një politikë të qëllimshme” për të shkaktuar uri në Gazë, teksa Kombet e Bashkuara dhe grupet e ndihmës kanë paralajmëruar për rrezikun e zisë së bukës në këtë territor palestinez.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Izraeli, që ka kufizuar hyrjen e ndihmës në Rripin e Gazës, vazhdimisht ka mohuar akuzat se qëllimshëm po shkakton uri gjatë luftës 22-mujore kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Në një raport që citon dëshmi të palestinezëve të zhvendosur dhe të stafit mjekësor që ka trajtuar fëmijë të kequshqyer, Amnesty International theksoi se “Izraeli po zhvillon një fushatë të qëllimshme të urisë në Rripin e Gazës të okupuar”.

Lexo edhe:

Norvegjia bën histori si vendi i parë që ndalon shpyllëzimin

Video/ Amsterdami shndërrohet në “pistë akulli”, pamjet bëhen virale në rrjetet sociale

Amnesty International e akuzoi Izraelin për “shkatërrimin sistematik të shëndetit, mirëqenies dhe strukturës sociale të jetës palestineze”.

“Ky është rezultati i qëllimshëm i planeve dhe politikave që Izraeli ka hartuar dhe zbatuar gjatë 22 muajve të fundit, për të shkaktuar qëllimisht te palestinezët në Gaza kushte jetese, që janë përllogaritur për të sjellë shkatërrimin e tyre fizik – që është pjesë përbërëse e gjenocidit të vazhdueshëm të Izraelit ndaj palestinezëve në Gazë”, tha Amnesty International.

Raporti bazohet në intervista të kryera në javët e fundit me 19 palestinezë të zhvendosur, që janë të strehuar në kampe të improvizuara, por edhe me dy punonjës shëndetësorë në spitalet në Qytetin e Gazës.

Në një raport të lëshuar javën e kaluar, COAGT e Ministrisë së Mbrojtjes të Izraelit – trupi që mbikëqyr çështjet civile në territoret palestineze – hodhi poshtë pretendimet për kequshqyerje në Gazë dhe po ashtu kontestoi shifrat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi.

Në prill, Amnesty International akuzoi Izraelin për kryerjen e “gjenocidit” ndaj palestinezëve, duke i zhvendosur me forcë palestinezët në Gazë dhe duke krijuar një katastrofë humanitare në territorin e rrethuar, akuza që Izraeli i hodhi poshtë, duke i cilësuar si “gënjeshtra”.

Lufta nisi më 7 tetor 2023, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë.

Ofensiva izraelite ka vrarë më shumë se 61.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi – shifra që OKB-ja i konsideron të besueshme./ REL

Nga Kategoria

Bota

Norvegjia bën histori si vendi i parë që ndalon shpyllëzimin

12 Janar, 2026
Bota

Video/ Amsterdami shndërrohet në “pistë akulli”, pamjet bëhen virale në rrjetet sociale

12 Janar, 2026
Bota

Zgjedhja e masës së sigurisë për pronarin e barit zviceran që shkaktoi zjarrin fatal në Crans-Montana është zgjatur.

12 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Unë nuk jam ajo që prish marrëdhënie”/ Debate të forta mes Selinës dhe Inës, banorja: Shko e puth shokun tani.

“Unë nuk jam ajo që prish marrëdhënie”/ Debate të forta mes Selinës dhe Inës, banorja: Shko e puth shokun tani.

12 Janar, 2026
Mbledhja e Grupit Teknik Ndërsektorial përfundon; një nënë 33-vjeçare dhe tre fëmijët e saj marrin ndihmë mjekësore dhe sociale.

Mbledhja e Grupit Teknik Ndërsektorial përfundon; një nënë 33-vjeçare dhe tre fëmijët e saj marrin ndihmë mjekësore dhe sociale.

12 Janar, 2026

VIDEO: Drejtori i Man Utd, Jason Wilcox, i akuzuar nga tifozët e zemëruar gjatë mbërritjes në Old Trafford para ndeshjes humbëse ndaj Brighton në Kupën FA.

12 Janar, 2026

Norvegjia bën histori si vendi i parë që ndalon shpyllëzimin

12 Janar, 2026
Bullgari/Zhelyaskov nuk arriti të krijojë një qeveri të re, zgjedhjet e parakohshme mbeten një opsion.

Bullgari/Zhelyaskov nuk arriti të krijojë një qeveri të re, zgjedhjet e parakohshme mbeten një opsion.

12 Janar, 2026
AME e vlerëson situatën pas reshjeve si të qëndrueshme dhe të menaxhueshme.

IKSHPK: Në disa zona të Kosovës, ujë i pijshëm ende nuk është i sigurt

12 Janar, 2026
Rutte: NATO-ja po analizon hapat e ardhshëm për sigurinë në Arktik.

Rutte: NATO-ja po analizon hapat e ardhshëm për sigurinë në Arktik.

12 Janar, 2026
Pasojat e përmbytjeve: Vjosa tërhiqet, zbulohet dëmi në kultivimet në Fier.

Pasojat e përmbytjeve: Vjosa tërhiqet, zbulohet dëmi në kultivimet në Fier.

12 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.