Një aksident automobilistik është regjistruar paraditen e kësaj të diele në autostradën Fier-Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja.
Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
Si pasojë e përplasjes, qarkullimi në këtë aks është rënduar ndjeshëm, pasi për shkak të ditës së pushimit shumë qytetarë udhëtojnë drejt jugut për plazh.
Policia e Vlorës ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për hapjen e rrugës dhe normalizimin e trafikut.