• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 17 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“Pasi të mbushësh 18 vjeç…”, motra e së miturës që u abuzua s*ksualisht e zbuloi ngjarjen tre vite para! Zbardhen detaje

7 Nëntor, 2024
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Një rast i rëndë abuzimi seksual u zbulua një ditë më parë në një fshat të Qarkut të Korçës, ku një 44-vjeçar, prej 4 vitesh abuzonte me një vajzë të mitur, sot 16 vjeçe. Abuzimet nisën kur vajza ishte 12-vjeçare.

Ngjarja tronditëse u denoncua nga vajza në prani të prindërve, ndërsa 43 vjeçari ishte një mik i familjes, që duket se kishte shfrytëzuar pikërisht këtë lidhje për të abuzuar me të miturën.

Detajet e reja rrëfehen nga motra e të miturës, e cila tregon se zbuloi ngjarjen e rëndë në 2021, përmes disa letrave që 43-vjeçari i dërgonte vajzës së mitur.

Lexo edhe:

Postoi foto me orat 1.5 milion €, Mozzik arrestohet sa hyn në Kosovë

Aktorja zblon se fytyra e “Diellës” është ajo: U pagova pak, se dija që do bëhesha ministre

“Ngjarjen e motrës time e kam mësuar nga disa letra që ai i shkruante. Atje thuhej dmth që kishin kryer marrëdhënie, si takoheshin bashkë, dhe disa gjëra të tjera. Mbaj mend që e kam mësuar rreth vitit 2021 këtë histori. Në atë moment u shokova, nuk po e besoja dot. Po lexoja letrën dhe nuk dija se çfarë të bëja. Të them të drejtën, ishin goxha çfarë shkruheshin aty, por në ato që shkruante, thoshte që pasi të mbushësh 18 vjeç unë do të të marr dhe do të jetojmë bashkë”, rrëfen 18-vjeçarja, motra e vajzës së mitur që u abuzua nga 43-vjeçari.

Dhe në vijim të dëshmisë, ajo thekson “ai ka qenë shoku i babit tim dhe vinte ndonjëherë këtu në stallë, përveç kësaj vinte merrte qumësht herë pas here tek ne. Të gjitha letrat i ka marrë prokuroria, kjo është prova e vetme që ne kemi dhe prova tjetër nuk ka ku të shkojë më, sepse ai u arratis. E tregon shumë haptazi që unë e kam kryer këtë vepër dhe jam larguar”..

Dëshmia e plotë

“Ngjarjen e motrës time e kam mësuar nga disa letra që ai i shkruante. Atje thuhej dmth që kishin kryer marrëdhënie, si takoheshin bashkë, dhe disa gjëra të tjera. Mbaj mend që e kam mësuar rreth vitit 2021 këtë histori. Në atë moment u shokova, nuk po e besoja dot. Po lexoja letrën dhe nuk dija se çfarë të bëja. Të them të drejtën, ishin goxha çfarë shkruheshin aty, por në ato që shkruante, thoshte që pasi të mbushësh 18 vjeç unë do të të marr dhe do të jetojmë bashkë. Nuk është se unë e ruajta kaq gjatë, mendova se thjesht u mbyll, po e shikoja që nuk po takoheshin, nuk po flisnin dhe mendova se ishte mbyllur kjo gjë.

Pastaj, veç një ditë kur më thotë babi “Shiko se më kanë thënë të fshatit”, mendova se është shumë keq gjendja dhe …

Ai ka qenë shoku i babit tim dhe vinte ndonjëherë këtu në stallë, përveç kësaj vinte merrte qumësht herë pas here tek ne. Të gjitha letrat i ka marrë prokuroria, kjo është prova e vetme që ne kemi dhe prova tjetër nuk ka ku të shkojë më, sepse ai u arratis. E tregon shumë haptazi që unë e kam kryer këtë vepër dhe jam larguar. Se po të ishte që nuk do ta kishte bërë, do kishte qëndruar si burrë dhe do ishte përballur.

Motra ime është shumë keq, të gjithë si familje jemi shumë keq. Ka ardhur psikologu dhe ka folur me motrën dhe ndjehet që ende ka nevojë për atë. Motra nuk më ka thënë asnjë gjë se ku takoheshin, sepse ai i thoshte mos i thuaj askujt. Këtë e kam marrë vesh vetëm tek deklarata që motra ka dhënë para policisë.”

Pyetjes nëse ndihen të kërcënuar për jetën nga autori që është ende i lirë, motra e 16 vjeçares përgjigjet:

“Unë, mami, babi jo sepse e dimë që policia do ta kapë dhe drejtësia do vihet në vend por motra ime ka shumë frikë. Shikon nga të katërta anët sepse thotë “Kam hall se mos vjen ai.”.

“Unë dhe familja ime nuk shitemi për para sepse prandaj kemi zgjedhur të punojmë këtu e para, dhe e dyta, ku ka zë nuk është pa gjë. Personi në fjalë është i martuar, ka 4 fëmijë, një djalë me gruan e parë që ndodhet në Greqi ndërsa me gruan e dytë ka 3 fëmijë. Ky ishte premtimi që i kishte bërë edhe motrës time, “Pasi të mbushësh 18 vjeç do të të marr e do ikim bashkë.”.

“Të them të vërtetën nuk e di nëse babi e ka çuar ndonjëherë në mend për ata të dy, por ai në syrin tonë nuk shfaqte ndonjë gjë të tillë por kur ishte me motrën i qeshte shumë. Këtë di të them.”

Tags: abuzimmaliq

Nga Kategoria

Ekstra

Postoi foto me orat 1.5 milion €, Mozzik arrestohet sa hyn në Kosovë

17 Shtator, 2025
Lajme

Aktorja zblon se fytyra e “Diellës” është ajo: U pagova pak, se dija që do bëhesha ministre

16 Shtator, 2025
Aktualitet

‘700 euro për 5 ditë leje burgu’, arrestohet shefi i regjimit në Lushnje 

16 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Postoi foto me orat 1.5 milion €, Mozzik arrestohet sa hyn në Kosovë

17 Shtator, 2025

Aktorja zblon se fytyra e “Diellës” është ajo: U pagova pak, se dija që do bëhesha ministre

16 Shtator, 2025

“Analistët nuk ndalojnë së foluri!” – Arne Slot u përgjigjet kritikasve për shpenzimet e mëdha të Liverpoolit në mbrojtje të fillimit të ngadaltë të Florian Wirtz pas transferimit prej 116 milionësh funte.

16 Shtator, 2025

‘700 euro për 5 ditë leje burgu’, arrestohet shefi i regjimit në Lushnje 

16 Shtator, 2025

“Nuk kam parë kurrë një djalosh kaq të uritur” – Cristiano Ronaldo tregoi se nuk ishte ‘tepruar’ me pohimin e guximshëm, ndërsa Edwin van der Sar zbulon bisedat nga ditët e para në Man Utd.

16 Shtator, 2025
Puç me uniformë: Putin viziton stërvitjet ruso-bjelloruse, ku merrnin pjesë edhe ushtarë të SHBA-së

Puç me uniformë: Putin viziton stërvitjet ruso-bjelloruse, ku merrnin pjesë edhe ushtarë të SHBA-së

16 Shtator, 2025

Debut i Alexander Isak në prag? Arne Slot zbulohet plani i Liverpoolit për ndeshjen ndaj Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve me 125 milionë funte në skuadër.

16 Shtator, 2025
Video/ Një krosim i zakonshëm rezulton në një rekord të çuditshëm, autogoli i portierit të skuadrës spanjolle regjistrohet në librin e Champions League.

Video/ Një krosim i zakonshëm rezulton në një rekord të çuditshëm, autogoli i portierit të skuadrës spanjolle regjistrohet në librin e Champions League.

16 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.