• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 14 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Lindja e Mesme: Thesaret kulturore në rrezik nga konfliktet

10 Gusht, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Si mund të mbrohen artifaktet dhe sitet historike gjatë konflikteve? Sulmet me raketa mes Izreaelit e Iranit nuk morën vetëm jetë njerëzish e plagosën civilët, por rrezikuan edhe trashëgiminë kulturore në rajon.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve (ICOM), me bazë në Paris, shpërndau një deklaratë pas lëshimit të raketave të para mes Iranit dhe Izraelit në luftimet para disa javësh, ku theksoi se ka “rrezik të shtuar” për muzetë dhe punonjësit e tyre në Izrael dhe  në Iran. ICOM, i cili përbëhet nga 8 mijë profesionistë të muzeve në mbarë botën, duke përfshirë anëtarë nga Izraeli dhe Irani. Këshilli Ndërkombëtar u kërkoi palëve që t’u përmbahen konventave ndërkombëtare për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, edhe gjatë konflikteve. “Gjithsesi, ne s’mund të bëjmë më tepër se sa të këshillojmë dhe paralajmërojmë, tha për DW, Felicia Sternfeld, presidente e Komitetit Kombëtar Gjerman pranë ICOM.

Po sa ndikim pati apeli i Këshillit? Pavarësisht se luftimet u ndalën situata në terren është ende e nderë. Nga Irani vijnë informacione të vakëta, pasi qeveria vështirë se lejon gazetarë të huaj që të hyjnë në vend dhe e ka kufizuar ndjeshëm praninë e shtypit. Megjithatë, një gjë është e sigurt: planet e emergjencës u aktivizuan në të dyja vendet, sapo nisi konflikti Izrael-Iran. Me aq sa mundën, ekspertët punuan për të siguruar, hequr dhe zhvendosur asetet kulturore.

Lexo edhe:

Kërcënuan të moshuarën për t’i grabitur 1.5 mln €, dënohen tre shqiptarët në Austri

Shpërthim në portin e Roterdamit, një i vdekur dhe disa të plagosur

Evakuimi i Muzeut Kombëtar në Teheran

Irani është vend me trashëgimi të pasur kulturore, e cila përfshin 28 site të trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe rreth 840 muze, 300 prej të cilëve administrohen nga Ministria e Kulturës. “Irani ka një autoritet të mirë-organizuar dhe profesionist të trashëgimisë kulturore”, tha gjatë një interviste në radion “Deutschlandfunk”, Judith Thomalsky, drejtuesja e departamentit të Teheranit në Institutin Gjerman të Arkeologjisë.

Zyra e drejtuar nga Thomalsky vepron në Berlin që prej vitit 2023, kohë kjo kur mijëra iranianë protestuan kundër regjimit dhe Ministria e Jashtme e Gjermanisë tërhoqi stafin nga institucionet si masë parandaluese. Vetë Instituti e vijon punën e tij me staf vendas, në mjediset e ambasadës gjermane në Teheran, dhe Thomalsky mban aq sa mundet kontakt me rrjetin e saj iranian.

Barbara Helwing, drejtuese e Muzeut të Antikitetit pranë Lindjes së Afërt në Berlin, njëkohësisht parardhëse e Thomalskyt nga viti 2000-2014, është gjithashtu eksperte për Iranin. Për televizionin lokal gjerman RBB, Helwing tha se ishte në kontakt me kolegët e saj të Muzeut Kombëtar deri para pak ditësh, por më pas nuk ka pasur komunikim pasi regjimi i Iranit ka bllokuar internetin.  “Dimë që muzeu dhe dy ndërtesat e tij të mëdha pranë Ministrisë së Jashtme janë zbrazur”,  tha Helwing.

Thasët me rërë mbrojnë ekspozitat e rëndësishme 

Muzeu Kombëtar i Iranit nuk është vetëm më i vjetri por edhe më i rëndësishmi në vend. I përbërë nga dy ndërtesa të mëdha, në të gjenden më shumë se 300 mijë zbulime arekologjike nga periudha para-Islamike dhe Islamike, ku përfshihen shumë sende guri, qeramike, xhami dhe metalesh.

“Marrëdhënia me trashëgiminë kulturore në Iran është shumë e ngushtë” – thotë Helwing. Identiteti kulturor në Iran bazohet mbi një histori të gjatë dhe vetëdijen se e para perandori në histori, Perandoria Perse në lashtësi (rreth 550 deri në 330 para Krishtit), u krijua në Iran. Sipas Helwing, të gjitha sendet muzeale të lëvizshme, u transportuan nxitimthi në bodrume.

Artifaktet e palëvizshme, kryesisht sende guri, u mbuluan me thasë rëre për t’i mbrojtur ato nga sulmet. Në ndryshim nga Izraeli, Irani nuk ka bunkerë, as për njerëzit dhe as për thesaret artistike.

Mbrojtja e siteve arkeologjike, të cilat shpesh ndodhen në mjedise të hapura, ka rezultuar shumë më e vështirë. “Nuk mund të mbrohen. Thjesht duhet shpresuar që ato janë shumë larg shenjestrave të mundshme” – thekson Helwing.

Mbrojtja e Trashëgimisë Kulturore me ligje ndërkombëtare 

Izraeli ka aktualisht 9 site të trashëgimisë botërore të UNESCO-s, ku përfshihen Qyteti i Bardhë i Tel Aviv, një lagje me shumë ndërtesa të stilit arkitekturor Bauhaus, kalaja Masada në majë të malit dhe Qyteti i Vjetër i Akre. “Në dijeninë tonë nuk ka pasur dëme të artifakteve arkeologjike, objekteve apo muzeve që janë nën menaxhimin e Autoritetit Izraelit të Antikitetit” – raportuan “Tehran Times” dhe Times of Israel”, duke cituar autoritetin përkatës.

Sitet e trashëgimisë botërore mbrohen zyrtarisht nga bashkësia ndërkombëtare. Konventa e Hagës e vitit 1954 parashikon mbrojtjen e siteve kultutore gjatë konflikteve të armatosura, ndërsa Konventa e Trashëgimisë Botërore e UNESCO-s siguron ruajtjen e pasurive kulturore midis kombeve./DW

Nga Kategoria

Bota

Kërcënuan të moshuarën për t’i grabitur 1.5 mln €, dënohen tre shqiptarët në Austri

13 Gusht, 2026
Bota

Shpërthim në portin e Roterdamit, një i vdekur dhe disa të plagosur

13 Gusht, 2026
Bota

Vritet ushtaraku rus në një sulm me bombë në Krime

13 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Real Madrid arkëton 10 milionë euro nga një tjetër talent i La Fábrica

13 Gusht, 2026

Ferran Torres drejt PSG-së, marrëveshje në parim për 50 milionë euro

13 Gusht, 2026

YouTube ashpërson kriteret: Nga viti 2027 do të duhen 8 mijë orë shikime që të monetizosh kanalin

13 Gusht, 2026

Arusha në Elbasan merr këlyshin e saj dhe largohet nga malet që po digjen

13 Gusht, 2026
Screenshot

Tragjike/ Ra në koma pas goditjes që mori nga kundërshtari, vdes pas 11 vitesh ish-boksieri premtues

13 Gusht, 2026

Aksident i rëndë në Lushnjë/ Makina përfundon në një kanal me ujë, vdesin dy gra (EMRAT)

13 Gusht, 2026
Screenshot

U vra nga shoku i fëmijërisë me plumb pas shpine, nëna e Joan Zukos bën postimin prekës: U largua padrejtësisht nga kjo jetë, boshllëk që asgjë s’mund ta mbushë

13 Gusht, 2026
Screenshot

“LDK tërhiqet nga çdo kërkesë për qeveri dhe presidentin”, Abdixhiku: Do të qëndrojmë në opozitë

13 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.