• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Eurojust me njoftim zyrtar për “çmontimin” e bandës së shqiptarëve: Janë arrestuar 29 persona

7 Nëntor, 2024
tek Aktualitet, Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Një operacion ndërkombëtar i koordinuar nga Eurojust dhe Europol ka arritur të “çmontojë”  bandën e shqiptarëve. Lidhur me këtë megaoperacion së fundmi ka reaguar edhe vetë Eurojust. Përmes një njoftimi zyrtar ata kanë bërë me dije se gjatë këtij operacioni ështëe bërë e mundur pengimi i trafikimit të një sasie të madhe kokaine nga Amerika e Jugut drejt proteve të ndryshme detare italiane si dhe arrestimi i 29 personave.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Këta shtetas u prangosën në Shqipëri dhe Itali dhe dyshohet se i përkasin rrjetit kriminal të drejtuar nga shjqiptarët.

Gjatë këtij operacioni u zhvilluan një sërë kontrollesh në Francë, Rumani dhe Spanjë për të mbledhur informacione dhe prova të tjera.

Lexo edhe:

Mjekët: Papa Leoni nuk ka nevojë për trajtim të mëtejshëm kundër kancerit

Senatorja amerikane: Qeveria shqiptare të mbrojë protestuesit nga dhuna policore

Ky grup kriminal ishte aktiv në shpërndarjen me shumicë të drogës në tregun italian. Sasia e lëndës narkotike ishte e fshehur në kontejnerë me fruta ekzotike në anijet që mbërrinin në protet evropiane nga Amerika e Jugut. Me të mbërritur, ata do të hiqnin drogën nga kontejneri dhe më pas do e vendosnin në dispozicion të grupeve të tjera kriminale.  Mërsohet se vlera e drogës së sekuestruar gjatë këtij operacioni llogaritet në 70 milionë euro.

Hetimet për rrjetin kriminal shqiptar nisën në vitin 2021 me iniciativën e Prokurorisë Publike të Fierences në Itali. Në të njëjtin vit u krijua një EPH midis autoriteteve italiane dhe shqiptare. Hetimi u mbështet nga komunikimet e përgjuara midis organizatave kriminale, të cilat përdorën mjetin e koduar të komunikimit celular SkyECC.

Me kërkesë të autoriteteve italiane, Eurojust organizoi disa takime koordinuese midis të gjitha organeve hetuese për t’u përgatitur për aksionin ndërkombëtar kundër këtij grupi kriminal. Një qendër koordinimi u krijua në ambientet e Eurojust-it në Hagë, për të mbështetur kërkimet dhe arrestimet e vazhdueshme në pesë vendet e përfshira.

Eurojust asistoi gjithashtu me ekzekutimin e Urdhrave Evropianë të Hetimit në Francë, Rumani dhe Spanjë dhe kërkesat për Asistencë Juridike Reciproke për Shqipërinë. Urdhër-arrestet u shpërndanë në mbarë botën përmes INTERPOL-it, falë divizionit të tretë italian të Shërbimit Qendror për Bashkëpunimin Policor Ndërkombëtar.

Aksionet e koordinuara nga Eurojust dhe Europol rezultuan në sekuestrimin e më shumë se dy tonë kokainë, 45 kg hashash, 20 kg marihuanë dhe 29 arrestime, 27 në Itali dhe dy në Shqipëri.

Autoritetet e mëposhtme filluan dhe kryen operacionet në terren:

Itali : Zyra e Prokurorit Publik të Firences; Njësia Financiare Ekonomike Guardia di Finanza Pisa; Shërbimi Qendror i Guardia di Finanza kundër krimit të organizuar; Guardia di Finanza Naval Station Livorno; Drejtoria Qendrore Italiane për Shërbimet Kundër Drogës; Zyra e Ekspertëve të Sigurisë pranë Ambasadës Italiane në Tiranë; Divizioni i 3-të i Shërbimit Qendror për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor

Shqipëri : Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK); Policia e Shtetit Shqiptar

Francë : Gjykata Gjyqësore e Lionit – Juridiksioni i Specializuar Ndërrajonal – Seksioni i Krimit të Organizuar; OFAST (Zyra Kombëtare kundër trafikimit të drogës) Policia Kombëtare – Lyon

Spanjë : Njësia e Specializuar e Prokurorit Publik në Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Tarragona; Gjykata hetimore nr. 6 e Tarragonës; Grupi 11 i UDYCO të Policisë Nacional

Rumani : Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit – Byroja Lokale Covasna; Shërbimi Policor i Luftimit të Krimit të Organizuar Covasna.

Tags: banda shqiptareeurojust

Nga Kategoria

Bota

Mjekët: Papa Leoni nuk ka nevojë për trajtim të mëtejshëm kundër kancerit

21 Tetor, 2026
Aktualitet

Senatorja amerikane: Qeveria shqiptare të mbrojë protestuesit nga dhuna policore

21 Tetor, 2026
Aktualitet

OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia

21 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Inter ringjallet në Champions, Carlos Augusto vendos ndaj Shakhtar

21 Tetor, 2026

Real Madrid bën detyrën para El Clásicos, Leipzig mposhtet në “Bernabéu”

21 Tetor, 2026

Rice prish festën e Kane, Arsenal ndal Bayernin në “Allianz Arena”

21 Tetor, 2026

Mjekët: Papa Leoni nuk ka nevojë për trajtim të mëtejshëm kundër kancerit

21 Tetor, 2026

Senatorja amerikane: Qeveria shqiptare të mbrojë protestuesit nga dhuna policore

21 Tetor, 2026

Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në Hagë

21 Tetor, 2026

Mbështeti protestën! Policia telefonon Capital T: Hajde në komisariat të flasim

21 Tetor, 2026

PPE: E drejta për protestë duhet të respektohet, hetim përdorimit të forcës

21 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.