• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 10 Gusht, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Daily Mail ‘skaner’ Hellbanianz: Përse lanë Londrën dhe shkuan në Dubai?

9 Gusht, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

“Nga një lagje komunale në lindje të Londrës, drejt shkëlqimit të Dubait”, kështu e përshkruan media britanike Daily Mail rrugëtimin e grupit të njohur kriminal shqiptar Hellbanianz, i cili ka ndërtuar emrin mbi frikën, dhunën dhe një imazh publik të mbushur me luks të tepruar dhe arrogancë në rrjetet sociale.

Prej kullave të larta në zonën Gascoigne Estate në Barking, ku ata shpërndanin kokainë dhe rekrutonin të rinj shqiptarë në rrugët e Londrës, Hellbanianz janë zhvendosur në një tjetër kontinent. Larg syve të policisë britanike, pjesëtarët e lartë të grupit janë vendosur tashmë në Dubai, ku po shijojnë frytet e një pasurie të dyshimtë, makina ‘Rolls Royce’, darka me pamje nga Burj Khalifa dhe festa luksoze në shkretëtirë.

Nga betonet e Barking te shkretëtira e Dubait

Lexo edhe:

Të gjithë njerëzit e Putin: Nga ish-truproja, vajzat, djali i mikut oligark, kush janë trashëgimtarët e rinj të pushtetit në Kremlin

Tragjedi në boksin japonez, humbin jetën dy boksierë pas dueleve në të njëjtin event sportiv

Sipas Daily Mail, vendimi për t’u larguar nga Mbretëria e Bashkuar erdhi pas prishjes së shumicës së ndërtesave ku grupi kishte “vendosur bazën” e tij në Gascoigne Estate, si pjesë e një programi rehabilitimi urban nga Bashkia Barking dhe Dagenham.

Me rënien e bazës, ra dhe kontrolli i tyre i drejtpërdrejtë mbi zonën. Udhëheqësi i grupit, Ervin Selita – i njohur me nofkën “Vinz”, thuhet se është zhvendosur në Dubai bashkë me disa nga bashkëpunëtorët më të ngushtë.

Pas një periudhe burgimi në Shqipëri, ku ishte arrestuar për një tentativë vrasjeje në Tiranë në vitin 2022, Selita u lirua në korrik 2023 me detyrimin për të mbajtur kontakte me shërbimin e provës. Menjëherë pas lirimit, ai u kthye përkohësisht në Britani dhe më pas u zhvendos përfundimisht në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Jeta e re luksoze dhe “marketingu kriminal” në TikTok

Fotografi dhe video të shumta në TikTok tregojnë Selitën dhe të tjerë anëtarë të grupit duke udhëtuar me makina luksoze nëpër Dubai, duke shijuar jetën në vendpushime luksoze dhe duke përdorur etiketa si “#DubaiSettings” dhe “life style like Arab”.

Në një foto të shpërndarë nga vetë grupi, anëtarët, përveç Selitës, kanë mbuluar fytyrat me shami keffiyeh, teksa pozojnë në shkretëtirë mbi një buggy. Në një tjetër pamje, Selita dhe bashkëpunëtori i tij i njohur si “Diablo” pozojnë pa bluza me rrokaqiejt në sfond.

Në TikTok, përmes një lloj “propagande kriminale”, grupi vazhdon të frymëzojë të rinjtë shqiptarë, veçanërisht ata nga veriu i Shqipërisë, që i shohin si modele suksesi përmes krimit.

Nga skena muzikore te jeta kriminale

Hellbanianz nisi fillimisht si një grup muzikor në vitin 2000, por u kthye në një organizatë kriminale që në 2002. Me moton “We are God of the Streets”, grupi e përdori muzikën si mjet për të rekrutuar të rinj dhe për të lavdëruar stilin e jetës kriminale.

Në vitin 2011, grupi u përfshi në një përleshje të armatosur në Trafalgar Square me bandën rivale OTR – “On Top of the Rest”, ku morën pjesë edhe të mitur.

Disa nga anëtarët më të njohur si “Skilla” (Sabajet Shuti) dhe “Gucci” (Fabion Kuci) janë aktualisht në burg për vepra të rënda, përfshirë vrasje dhe grabitje të armatosura. Skilla u ekstradua nga Suedia dhe u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e 27-vjeçares Lumturi Zeqja në Leytonstone.

Pavarësisht se disa ndodhen pas hekurave, grupi vazhdon të ketë ndikim në rrugët e Barking, ku individë si vëllai i Skilla-s, Emirlion Shuti (OneMili), ende shfaqen në rrjete sociale me simbole dhe mesazhe të qarta për përkatësinë e tyre.

Në një video të fundit, OneMili dhe të tjerë pozojnë para një Mercedes-i me targë “3 SKILLA”, ndërsa në rrjet qarkullojnë komente të shumta me shprehjen “Free Skilla”.

Dubai, streha ideale për bosët e drogës

Sipas burimeve të Daily Mail, Dubai është kthyer prej kohësh në një strehë të preferuar për trafikantët ndërkombëtarë, përfshirë ata britanikë, irlandezë dhe rusë. Mundësitë për të investuar para të pista, për të marrë “vizë të artë” nëse blejnë prona me vlerë mbi 400 mijë paund, si dhe largësia nga juridiksioni britanik e bëjnë Dubain ideal për kriminelët që kërkojnë të “zhduken nga radari”.

“Nëse dikush nga grupi ngrihet në nivel drejtues në Londër, e dinë që rrezikojnë të përballen me drejtësinë. Ndërsa liderët, si Selita, jetojnë të qetë në Dubai, duke menaxhuar gjithçka nga distanca”, thotë një burim për Daily Mail.

Po sipas këtij burimi, kriminelët shpesh përdorin Dubai-n edhe për të ndërtuar rrjete të reja – duke takuar trafikantë të tjerë me akses në porte strategjike për dërgesat ndërkombëtare të drogës.

“Dubai është epiqendra e parave të pista. Prej vitesh, trafikantët udhëtojnë atje me para cash për të blerë ar apo për të hapur biznese fiktive, shpesh të lidhura me larje parash, prostitucion apo industri luksoze për makina sportive”, vijon ai.

FOTO GALERI

1/9

Nga Kategoria

Analizë

Të gjithë njerëzit e Putin: Nga ish-truproja, vajzat, djali i mikut oligark, kush janë trashëgimtarët e rinj të pushtetit në Kremlin

10 Gusht, 2025
Bota

Tragjedi në boksin japonez, humbin jetën dy boksierë pas dueleve në të njëjtin event sportiv

10 Gusht, 2025
Bota

Lindja e Mesme: Thesaret kulturore në rrezik nga konfliktet

10 Gusht, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Ngjarje e turpshme në “Wembley”, tifozët ndërpresin heshtjen për 1 minutë në nder të Diogo Jota

10 Gusht, 2025

Të gjithë njerëzit e Putin: Nga ish-truproja, vajzat, djali i mikut oligark, kush janë trashëgimtarët e rinj të pushtetit në Kremlin

10 Gusht, 2025

Jepte para me fajde dhe kërcënonte viktimat/ Mefail Shkodra u arrestua vitin e kaluar, policia gjeti miliona euro dhe armë

10 Gusht, 2025

Përplasen dy makina në aksin Sarandë–Ksamil

10 Gusht, 2025

38 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, situatë kritike në Finiq

10 Gusht, 2025

Tragjedi në boksin japonez, humbin jetën dy boksierë pas dueleve në të njëjtin event sportiv

10 Gusht, 2025

Identifikohet autori i vrasjes në Gjilan

10 Gusht, 2025

Goditja e bandës së trafikut të drogës së Çopjave dhe Çelës, GJKKO liron një prej të arrestuarve

10 Gusht, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.