• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 9 Gusht, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Dosja e Veliajt/ Gent Sula i Intersig ndihmoi Ajola Xoxën për “pastrim parash”, biznesmeni po tolerohet si bashkëpunëtor i drejtësisë?

8 Gusht, 2025
tek Aktualitet
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme është e bindur se Gentian Sula, administrator dhe aksioner i kompanisë së sigurimeve “Intersig-Viena Insurance Group”, ka ndihmuar Ajola Xoxan, bashkëshorten e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, në një skemë të dyshuar “pastrimi parash”.

Hetimi, i cili ka zgjatur më shumë se një vit, ka dokumentuar se Xoxa ishte pronare dhe drejtuese faktike e disa shoqërive tregtare dhe organizatave joqeveritare të regjistruara në emra të tjerë, të cilat përfitonin fonde publike nga Bashkia e Tiranës. Paratë, sipas SPAK, kanalizoheshin më pas në llogaritë e saj përmes transfertave të sinkronizuara.

Ndër këto subjekte ishte edhe qendra artistike “Nan Gallery”, e cila, pas kalimit në drejtimin e Xoxas, nisi të zhvillonte aktivitetin në një vilë dy-katëshe me sipërfaqe rreth 270 m², në zemër të ish-Bllokut. Vila rezulton pronë e Gentian Sulës dhe bashkëjetueses së tij, B.A., dhe iu vu në dispozicion Xoxas pa pagesë, në formën e një “sponsorizimi” për aktivitetin kulturor.

Lexo edhe:

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, 29-vjeçari merr plumb në këmbë

Emrat/ Dy plagosje me thikë në Fier, të rinjtë dërgohen në spital

Sula ka deklaruar në Prokurori se “Intersig-Viena Insurance Group” mbështet artin dhe kulturën dhe se dhënia e vilës ishte në këtë kuadër. Por hetuesit kanë konstatuar se prona nuk ishte e shoqërisë së sigurimeve, por e individëve privatë, të cilët më herët e kishin dhënë me qira duke përfituar shuma të konsiderueshme, duke vlerësuar se ky veprim nuk kishte lidhje reale me politikat e kompanisë.

Sipas dosjes hetimore, marrëveshja për përdorimin e vilës ishte vetëm gojore dhe pa asnjë kontratë të nënshkruar, derisa Byroja Kombëtare e Hetimit kreu një kontroll në objekt. Pas këtij momenti, është formalizuar me shkrim ndërprerja e përdorimit nga Xoxa. Për SPAK, ky fakt provon se marrëdhënia ishte e ndërtuar mbi baza jo transparente dhe se akti i ndërprerjes u bë vetëm si pasojë e presionit të hetimit.

Ky është një nga disa episode të përfshira në dosjen “Veliaj-Xoxa” që, sipas Prokurorisë së Posaçme, raporton Boldnews, lidh në mënyrë të drejtpërdrejtë administratorin e “Intersig” me interesat financiare të bashkëshortes së Veliajt. Megjithatë, deri në këtë fazë të procedimit, SPAK nuk ka ngritur akuzë ndaj Sulës, pavarësisht se veprimet e tij nuk ndryshojnë në thelb nga ato të disa biznesmenëve të tjerë tashmë të pandehur.

Pikëpyetjet mbi Gent Sulën

Raporti “falas” mes Gent Sulës së ‘Intersig” dhe Ajola Xoxas ka ngritur shumë pikëpyetje për prokurorët e posaçëm. Sipërmarrësi është pyetur në Prokurori dhe duket se nuk ka qenë i sinqertë për pjesën më të madhe të gjëra që ka deklaruar fillimisht mbi raportet e tij pronësore me bashkëshorten e kryebashkiakut Veliaj.

Në materialin hetimor, ky raport përshkruhet me nota dyshuese.

“Në përmbledhje të deklarimeve të bëra nga shtetasi Gentian S. Sula, rezulton se pjesa më e madhe e tyre nuk mbështet në rrethanat e faktit të dokumentuara nga aktet e administruara në fashikullin penal. Një pjesë tjetër e tyre provojnë marrëdhënien e krijuar mes këtij shtetasi dhe shtetases Ajola Xoxa, kur bëhet fjalë për dhënien pa shpërblim të një vile”, thuhet në dosjen penale të Prokurorisë së Posaçme.

Në lidhje me këtë vilë, Gent Sula, në cilësinë e deklaruesit, është shprehur se ka qenë ai që i ka propozuar shtetases Xoxa përdorimin e një vile pa qira për shfrytëzimin e saj për interesa të artit.

“Megjithëse deklaruesi shprehet se kompania ku ai është aksioner (Intersig Viena Insurance Group) është promovuese e artit, konstatohet se në rastin e vilës, ky objekt nuk i përket shoqërisë private, por disa individëve, në cilësinë e bashkëpronarëve. Këta të fundit, para dhënies së vilës pa pagesë në përdorim të Ajola Xoxas, e kishin dhënë atë me qira, nga ku përfitonin shuma të konsiderueshme. Kjo, edhe për shkak të pozicionit mjaft të mirë të ndërtesës, në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës (ish-Bllokut)”, thotë ndër të tjera SPAK, duke lënë të kuptohet se nuk e beson variantin e raportet Sula-Xoxa pa pagesë.

Në foto: Pjesë nga dosja hetimore “Veliaj-Xoxa”

Më tej, grupi hetimor shprehet: “Këta individë (bashkëpronarët e vilës), mes të cilëve edhe bashkëshortja e Gentian Sulës (aksionerit të “Intersig”), sipas deklaruesit, kanë dhënë dakordësinë për dhënien e godinës në huapërdorim pa pagesë, pa asnjë akt të shkruar”.

Momenti që ka bindur Prokurorinë e Posaçme se dhënia në huapërdorim pa kundërshpërblim e vilës në favor të Ajola Xoxas ishte “fiktive”, ishte pikërisht momenti kur organi hetimor kreu një kontroll në këto vilë.

“Pas kontrolleve nga Prokuroria e Posaçme, e drejta e përdorimit pa shpërblim, e dhënë me gojë, është revokuar me një akt të shkruar”.

Pra, sipas asaj që ka zbuluar SPAK-u, Gent Sula i ka dhënë në përdorim vilën pa asnjë kontratë Ajola Xoxas, por, kur është detyruar që të ndërpresë këtë marrëdhënie për shkak të kontrolleve nga Byroja Kombëtare e Hetimit, e ka formalizuar ndërprerjet e raporteve me bashkëshorten e kryetarit të Bashkisë me një dokument të shkruar.

Ky është vetëm njëri nga disa episode që e lidhin në mënyrë të dyshimtë administratorin e ‘Intersig-Viena Insurance Group”, Gentian Sula, me interesat financiare të Ajola Xoxas.

Megjithatë, Prokuroria e Posaçme, të paktën deri më tani, nuk ka vlerësuar ta ngarkojë me përgjegjësi ligjore sipërmarrësin, pavarësisht se veprimet e tij nuk janë shumë të ndryshme në thelb nga ato të disa biznesmenëve të tjerë, të cilët janë të pandehur në dosjen “Veliaj-Xoxa”.

Nga Kategoria

Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, 29-vjeçari merr plumb në këmbë

8 Gusht, 2025
Aktualitet

Emrat/ Dy plagosje me thikë në Fier, të rinjtë dërgohen në spital

8 Gusht, 2025
Aktualitet

Kishin dalë për gjah! 53-vjeçari që po përpiqej të vriste egërsirën i merr jetën mikut të tij

8 Gusht, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, 29-vjeçari merr plumb në këmbë

8 Gusht, 2025

Ari në SHBA “fluturon” në bursë pas tarifave të Trump-it

8 Gusht, 2025

I hoqën shiritin e kapitenit, Ter Stegen: Kam qenë gjithmonë i ndershëm dhe profesional

8 Gusht, 2025

Dukagjin Lipa reagon pas fotos së shumëpërfolur të Dua Lipës: Ajo nuk pi cigare…

8 Gusht, 2025

Xheneta: Unë nuk jam Bora Zemani!

8 Gusht, 2025

Shkon në dy numri i të vdekurve nga sanduiçi me brokoli të helmuar/ Alarm në Kozenca, kontrollet shtrihen në të gjithë Italinë

8 Gusht, 2025

Emrat/ Dy plagosje me thikë në Fier, të rinjtë dërgohen në spital

8 Gusht, 2025

Azerbajxhani dhe Armenia nënshkruajnë marrëveshjen historike për paqen

8 Gusht, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.