• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 7 Gusht, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit/ Babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

6 Gusht, 2025
tek Aktualitet
Share on FacebookShare on Twitter

Një aksident me pasojë vdekjen e një punëtori është shënuar këtë të mërkurë, rreth orës 11:00, në minierën e Bulqizës. Viktima është identifikuar si Fari Veliu, 66 vjeç, i cili ka humbur jetën gjatë punës në galeritë e minierës. Rrethanat e ngjarjes ende nuk janë bërë të qarta. Policia bëri me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Minatori u transportua në Spitalin e Bulqizës, por pa shenja jete. Burime nga stafi mjekësor i thanë BIRN-it se trupi i punëtorit kishte dëmtime të shumta dhe, pavarësisht përpjekjeve të tyre, nuk mund të bëhej asgjë për ta shpëtuar.

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është në pronësi të Jeton Danit. Ky i fundit është një emër i njohur në zonë, jo vetëm për aktivitetin minerar, por edhe për angazhimin politik në Partinë Socialiste. Në zgjedhjet e 11 majit, djali i tij, Murat Dani, kandidoi për deputet në listën e hapur të PS-së në qarkun e Dibrës.
I kontaktuar nga BIRN-i, Dani kërkoi të “lihej rehat” dhe refuzoi të fliste për ngjarjen ku humbi jetën minatori 66-vjeçar.

Lexo edhe:

Goditi me grusht Genard Hajdinin dhe babain e tij, nis hetimi për 40-vjeçarin dhe 25-vjeçaren që e shoqëronte

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Çarja e bllokadave vazhdon, ecim

Veliu ishte një nga minatorët që, pavarësisht moshës dhe kushteve të rënda të punës, detyrohej të rikthehej në galeritë e kromit për shkak të pamundësisë për të siguruar jetesën vetëm me pension.

Ky aksident përbën ngjarjen e tretë me pasoja fatale në sektorin minerar në zonën e Bulqizës dhe Klosit gjatë këtij viti. Pak muaj më parë, një punëtor i ri humbi jetën teksa punonte në një fabrikë pasurimi kromi në Klos, ndërsa trupi i tij u gjet vetëm pas disa javësh kërkimesh intensive, ku morën pjesë banorët e zonës dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Kosovës./BIRN

Nga Kategoria

Aktualitet

Goditi me grusht Genard Hajdinin dhe babain e tij, nis hetimi për 40-vjeçarin dhe 25-vjeçaren që e shoqëronte

7 Gusht, 2025
Aktualitet

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Çarja e bllokadave vazhdon, ecim

7 Gusht, 2025
Aktualitet

E rëndë në Kukës! Adoleshentja abuzohet sek*ualisht nga 5 të rinj dhe mbetet shtatzënë

7 Gusht, 2025

Na ndiqni

Të fundit

“Opozita do të krijojë qeveri për zgjedhje të ndershme”/ Shpërthen Berisha: Ky është standardi i kësaj diktature

7 Gusht, 2025

Hiqni dorë nga uji i ftohtë, nutricionisti tregon rreziqet

7 Gusht, 2025

Këto janë plazhet për të cilat njerëzit ankohen më shumë në Evropë

7 Gusht, 2025

Markat e luksit janë në krizë dhe Gen Z ka gisht në këtë histori

7 Gusht, 2025

SKANDAL në Champions: Tifozët polakë me baner Kosova është Serbi

7 Gusht, 2025

Selia e linjës ajrore El Al në Paris mbulohet me bojë të kuqe dhe grafite pro-palestineze, Izraeli dënon “aktin barbar”

7 Gusht, 2025

Arrestohet në Florida “Infermierja e rremë”, pasi kishte trajtuar më shumë se 4,000 pacientë

7 Gusht, 2025

I burgosuri pësoi arrest kardiak, familja kërkoi hetimin/ Reagon Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Qëndroi në qeli për 8 ditë pavarësisht shqetësimeve

7 Gusht, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.