• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 30 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Afera “Bankers”/ Gjykata e Apelit vendos sot për masat e sigurisë

6 Gusht, 2025
tek Aktualitet, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm të Apelit në Tiranë do të vendosë sot për masat e sigurisë që ishin ankimuar nga avokatët e 10 të akuzuarve të dosjes së evazionit fiskal të “Bankers Petroleum”, teksa 4 të tjerë janë të shpallur në kërkim.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Seanca e Apelit që u zhvillua dje zgjati për më shumë se 6 orë me dyer të mbyllura për shkak të natyrës së çështjes dhe kërkesës së palëve për ruajtje të konfidencialitetit.

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për 10 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e “Bankers Petroleum”. Ish-drejtori Leonidha Çobo e drejtori aktual i kompanisë Hongping Xiao së bashku me zyrtarë të tjerë të kësaj kompanie, akuzohen për evazion fiskal dhe pastrim parash. Përfaqësuesit e ambasadës kineze në Tiranë, që ndodheshin në ambientet e jashtme të Apelit për të ndjekur nga afër procesin, nuk janë lejuar të marrin pjesë në seancë. Arsyeja për këtë është ndjeshmëria e lartë e çështjes.

Lexo edhe:

Hita në Komisariatin e Krujës, zbardhen porositë për efektivët e policisë

Aksident i rëndë, makina merr përpara bagëtitë e imta, plagoset bariu

Drejtuesi i Bankers Hongping Xiao dhe ish-drejtori i përgjithshëm, Leonidha Çobo, u arrestuan nën akuzat e mashtrimit, pastrimit të parave dhe abuzimit me detyrën ndërsa katër persona u shpallën në kërkim. Sipas prokurorisë, drejtuesit e Bankers akuzohen se kanë fryrë shpenzimet e kompanisë përmes transferimit të parave në palë të lidhura apo me kontrata të dyshimta, gjë që ka sjellë nxjerrjen e kompanisë më humbje dhe mospagesën e tatimit mbi fitimin në buxhetin e shtetit.

Sipas ligjit aktual, kompanitë e naftës mundet të arrijnë marrëveshje me autoritetet shqiptare me qëllim që të nxjerrin naftë në operacione private, por në këtë rast, tatimi mbi fitimin është në masën 50%. Që nga themelimi në vitin 2004, kompania ka shitur naftë me vlerë 532 miliardë lekë ndërsa ka deklaruar shpenzime në masën 684 miliardë lekë, duke i shtyrë prokurorët të pyesin se cili është motivimi që pronarët e kompanisë vijojnë operacionet kur kompania del në vijimësi me humbje si dhe të ngrenë dyshime nëse pronarët, të cilët mbeten të panjohur, kanë gjetur mënyra alternative për të transferuar fitimet nga kompania.

Nga Kategoria

Aktualitet

Hita në Komisariatin e Krujës, zbardhen porositë për efektivët e policisë

29 Prill, 2026
Aktualitet

Aksident i rëndë, makina merr përpara bagëtitë e imta, plagoset bariu

29 Prill, 2026
Aktualitet

Detaje nga aksidenti në Memaliaj, 2 nga 8 të plagosurit në gjendje më të rëndë

29 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Simeone pas barazimit me Arsenal: Për të dhënë penallti në Champions, duhet të jetë penallti e vërtetë

30 Prill, 2026

Ronaldo i afrohet edhe më shumë shifrës së 1000 golave, shënon në supersfidën ndaj Al-Ahli

29 Prill, 2026

Atlético dhe Arsenal ndahen në barazim, gjithçka vendoset në Londër

29 Prill, 2026

SHBA kanë shpenzuar 25 miliardë dollarë për luftën me Iranin

29 Prill, 2026

Hita në Komisariatin e Krujës, zbardhen porositë për efektivët e policisë

29 Prill, 2026

Trump zbardh telefonatën me Putin: Bisedë shumë e mirë për Iranin dhe Ukrainën

29 Prill, 2026

Aksident i rëndë, makina merr përpara bagëtitë e imta, plagoset bariu

29 Prill, 2026

Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në planet

29 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.