• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 5 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Abuzuan me fondet, dërgohen në GJYQ ish-Presidenti i Urdhrit të Stomatologut!

5 Gusht, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të ish-Presidentit të Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda, dhe zv/Presidentja Aurela Guri.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Nikoll Deda u denoncua në Prokurori nga Almiro Gurakuqi, Presidenti aktual i Urdhrit të Stomatologut, për abuzime me fondet e Urdhrit.

Të dy, si Nikoll Deda ashtu dhe Aurela Guri, akuzohen për 3 vepra penale; ato të vjedhjes duke shpërdoruar detyrën, shpërdorim detyre dhe veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës.

Lexo edhe:

Zjarri në Mallakastër del jashtë kontrollit, flakët përhapen me shpejtësi

Dhunohet barbarisht shqiptari në Itali, përfundon me brinjë të thyera në spital

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Tiranës, Nikoll Deda, kur ishte President i Urdhrit të Stomatologëve, punësoi familjarë të tij me qëllim manipulimin e vendimmarrjeve të Këshillit Kombëtar nga viti 2016.

Pavarësisht se ai u mor i pandehur nga Prokuroria, Deda vijoi punën dhe ndërmori veprime aktive në shpërdorim të detyrës për përqendrim të mëtejshëm të kompetencave në duart e tij duke shfrytëzuar strukturat e Urdhrit të Stomatologëve të Shqipërisë.

Njoftimi i Prokurorisë së Tiranës:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit N.D. dhe A.G. për veprat penale ‘Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën’, ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës’ të parashikuara nga nenet 135, 248 dhe 321 të Kodit Penal.

Në përfundim të hetimit të procedimit penal nr.1218, viti 2025, rezultoi se ky shtetas i denoncuar nga shtetasi A.G. në Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar për shpërdorim të fondeve, ka vepruar në kundërshtim me ligjin duke rritur buxhetin e ‘Urdhrit të Stomatologut’ nga viti në vit për përfitime personale.

Shtetasi në fjalë në cilësinë e Presidentit të Urdhrit të Stomatologëve lejoi punësimin e njerëzve pa kriter, familjarë të tij, me qëllim manipulimin e vendimmarrjeve të Këshillit Kombëtar nga viti 2016. Pavarësisht se u mor i pandehur, ai ndërmori veprime aktive në shpërdorim të detyrës për përqendrim të mëtejshëm të kompetencave në duart e tij duke shfrytëzuar strukturat e USSH-së.

Gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij, shtetasi N.D. ka kryer veprime duke paguar dhe shpërdoruar fondet e Urdhërit të Stomatologut, pa justifikimet përkatëse si dhe në raste të caktuara ka tjetërsuar fonde në forma biletash apo pagesash fiktive në favor të familjarëve të tij apo të të tretëve, duke u bërë subjekt i veprave penale te “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, të parashikuar nga nenet 135, 248 dhe 321 të Kodit Penal

Edhe shtetasja A.G., nga hetimet rezultoi se ka vepruar në kundërshtim me ligjin, pasi duke mos patur atributet ka marrë vendime financiare për buxhetin e vitit 2024. Ajo ka vendosur të autorizojë zbatimin e buxhetit të përkohshëm në një periudhë të caktuar kohore. Shtetasja A. G. u emërua si zv.Presidente e USSH në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë nr.1537, datë 07.02.2020, ku Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë ka qenë nën masë sigurimi. Kjo shtetase ka autorizuar zbatimin e buxhetit të përkohshëm për një periudhë që fillon nga dita e parë e vitit buxhetor deri në fund të muajit të tretë të tij ku shpenzimet nuk duhet të tejkalojnë 1/12 e shpenzimeve faktike të programit të financuar nga buxheti në vitin buxhetor paraardhës dhe ka autorizuar vazhdimin e buxhetit të përkohshëm duke u bërë subjekt i kryerjes së veprave penale të “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”  të parashikuara nga nenet  248 dhe 321 të Kodit Penal.

Nga Kategoria

Aktualitet

Zjarri në Mallakastër del jashtë kontrollit, flakët përhapen me shpejtësi

5 Gusht, 2026
Lajme

Dhunohet barbarisht shqiptari në Itali, përfundon me brinjë të thyera në spital

5 Gusht, 2026
Aktualitet

Grabitja në Paskuqan, autorët u larguan me motor pa targa

5 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Izraeli nis sulme të reja në Libanin jugor

5 Gusht, 2026

Zjarri në Mallakastër del jashtë kontrollit, flakët përhapen me shpejtësi

5 Gusht, 2026

Austria shënon rekord të ri temperaturash, termometri arrin në 41.2°C

5 Gusht, 2026

Dhunohet barbarisht shqiptari në Itali, përfundon me brinjë të thyera në spital

5 Gusht, 2026

Qeveria britanike ndalon hetimet në lidhje me Jeffrey Epstein

5 Gusht, 2026

Parashikimi i frikshëm për 2027, 50 mln njerëz drejt urisë për shkak të El Niño

5 Gusht, 2026

Grabitja në Paskuqan, autorët u larguan me motor pa targa

5 Gusht, 2026

Tmerr në Greqi/ 41-vjeçari shqiptar p*rdhunoi sistematikisht vajzën 9-vjeçare të partneres, e detyronte të flinte në krevat me të

5 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.