• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

DASH propozon që aplikantët për viza të dorëzojnë 15 mijë dollarë garanci për të hyrë në SHBA

4 Gusht, 2025
tek Bota, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka propozuar që aplikantët për viza biznesi dhe turistike të dorëzojnë garanci deri në 15.000 dollarë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në një njoftim që do të publikohet në Regjistrin Federal të martën, DASH thekson se do të nisë një program testues 12-mujor, sipas të cilit, njerëzve nga vende që konsiderohen me shkallë të larta të qëndrimeve të paligjshme pas skadimit të vizës dhe me mangësi në kontrollin e dokumenteve të brendshme, mund t’u kërkohet ta dorëzojnë një garanci prej 5.000, 10.000 ose 15.000 dollarësh kur aplikojnë për vizë.

Propozimi vjen ndërkohë që administrata Trump po ashpërson kërkesat për aplikantët për viza.

Lexo edhe:

Ja dëmet që i shkaktoni trupit tuaj duke pirë një javë alkool

Sulm me dron pranë kufirit të Venezuelës, gjashtë ushtarë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Kolumbi

Javën e kaluar, Departamenti i Shtetit njoftoi se shumë aplikantë për rinovim vizash do të duhet t’i nënshtrohen një interviste shtesë personale, gjë që më parë nuk kërkohej.

Përveç kësaj, DASH po propozon që aplikantët për programin e Lotarisë së Vizave të kenë pasaporta të vlefshme nga vendi i tyre i shtetësisë.

Një përmbledhje e njoftimit për garancinë, e cila u publikua në faqen e internetit të Regjistrit Federal të hënën, nënvizon se programi testues do të hyjë në fuqi brenda 15 ditëve nga publikimi zyrtar dhe është i nevojshëm për të siguruar që Qeveria amerikane të mos mbetet financiarisht përgjegjëse nëse një vizitor nuk i përmbahet kushteve të vizës së tij apo saj.

“Të huajt që aplikojnë për viza si vizitorë të përkohshëm për biznes ose qejf dhe që janë shtetas të vendeve të identifikuara nga departamenti si me nivele të larta të shkeljeve të vizës, me mangësi në informacionin për verifikim dhe kontroll, ose që ofrojnë shtetësi nëpërmjet investimit, nëse kjo shtetësi është marrë pa kërkesë për qëndrim në vend, mund të bëhen subjekt i programit testues”, thuhet në njoftim.

Thuhet gjithashtu se vendet që preken do të renditen sapo të hyjë në fuqi programi.

Kjo garanci nuk do të zbatohet për shtetasit e vendeve që marrin pjesë në Programin e Heqjes së Vizave (Visa Waiver Program) dhe mund të përjashtohet për të tjerët në varësi të rrethanave individuale të aplikantit.

Garancitë për vizat janë propozuar edhe më parë, por nuk janë zbatuar.

Departamenti i Shtetit tradicionalisht ka dekurajuar këtë kërkesë për shkak të procesit të ndërlikuar të depozitimit dhe kthimit të garancisë, si dhe për shkak të perceptimeve të gabuara që mund të krijohen në publik.

Megjithatë, departamenti tha se ky qëndrim i mëparshëm “nuk mbështetet nga ndonjë shembull apo dëshmi e kohëve të fundit, pasi garancitë për viza nuk janë kërkuar përgjithësisht në ndonjë periudhë të fundit”./REL

Nga Kategoria

Bota

Ja dëmet që i shkaktoni trupit tuaj duke pirë një javë alkool

19 Dhjetor, 2025
Sulm me dronë në afërsi të kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të humbur dhe dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Bota

Sulm me dron pranë kufirit të Venezuelës, gjashtë ushtarë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Kolumbi

19 Dhjetor, 2025
Bota

Sistemi i Hyrjeve/Daljeve të BE-së: Faza e parë e zbatimit lë pasagjerët duke pritur deri në 3 orë në aeroporte

19 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Ja dëmet që i shkaktoni trupit tuaj duke pirë një javë alkool

19 Dhjetor, 2025

“Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit,” ja çfarë thotë gazetari

19 Dhjetor, 2025
Marrëveshja mes Milanit dhe West Ham, detaje të reja; Füllkrug do të jetë në duar të Allegrit nga 8 janari.

Marrëveshja mes Milanit dhe West Ham, detaje të reja; Füllkrug do të jetë në duar të Allegrit nga 8 janari.

19 Dhjetor, 2025

Policia nuk e raportoi, si u manipulua aksidenti fatal i peshkatarit në Durrës

19 Dhjetor, 2025
Sulm me dronë në afërsi të kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të humbur dhe dhjetëra të plagosur në Kolumbi

Sulm me dron pranë kufirit të Venezuelës, gjashtë ushtarë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Kolumbi

19 Dhjetor, 2025
Imazh/ Ylli i filmave për të rritur krijon lidhje me 100 persona brenda 24 orësh, trasferohet në fshatin e "VIP"-ave në Angli, fqinjët shprehin shqetësim.

Imazh/ Ylli i filmave për të rritur krijon lidhje me 100 persona brenda 24 orësh, trasferohet në fshatin e “VIP”-ave në Angli, fqinjët shprehin shqetësim.

19 Dhjetor, 2025
Fotografi/ Ylli i filmave për të rritur krijon marrëdhënie me 100 persona brenda 24 orësh, shpërngulett në fshatin e VIP-ave në Angli, fqinjët shprehin ankesat e tyre.

Ylli i filmave për të rritur krijon marrëdhënie me 100 persona brenda 24 orësh, shpërngulet në fshatin e VIP-ave në Angli, fqinjët shprehin ankesa

19 Dhjetor, 2025
Vitija shpërndan arsyet që shkaktojnë lista të pritjes për shërbime shëndetësore

Vitija shpërndan arsyet që shkaktojnë lista të pritjes për shërbime shëndetësore

19 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.