• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 8 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Kodi i ri Penal/ Reagon BE-ja: Nuk kemi qenë pjesë e ekspertëve, jemi të shqetësuar nga ndryshimet!

1 Gusht, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Delegacioni i Bashkimit Evropian ka reaguar lidhur me projekt-amendamentet e reja të Kodit Penal të prezantuara nga qeveria shqiptare.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

BE shpreh shqetësime për përmbajtjen dhe mënyrën e hartimit të projekt-amendamentev.

BE konfirmon se nuk ka qenë pjesë e grupit të ekspertëve që ka hartuar ndryshimet dhe se aktualisht po shqyrton në detaje përmbajtjen e tyre, për shkak të ndikimit të mundshëm që mund të kenë mbi të drejtat e qytetarëve, lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias.

Lexo edhe:

Sezoni i jashtëzakonshëm i Muriqit, lë pas Mbappe tani sfidon edhe Haaland

Deklarata e Trump për Iranin, reagon Papa Leoni: Kërcënimi është i papranueshëm

Deklarata nënvizon se disa prej dispozitave të propozuara nuk përputhen me standardet e BE-së, ndërsa thekson nevojën për një proces gjithëpërfshirës konsultimi me institucionet e drejtësisë dhe shoqërinë civile.

Në kuadër të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, BE-ja i kërkon Shqipërisë të ndryshojë një numër dispozitash specifike të Kodit Penal për t’u përafruar standardeve evropiane dhe legjislacionit të BE-së.

BE-ja shpreh gatishmërinë për të ofruar asistencë teknike dhe mbështetje në përmbushjen e standardeve evropiane, duke apeluar për transparencë dhe gjithëpërfshirje në procesin legjislativ.

Deklarata e BE-së:

Bashkimi Evropian ka marrë njoftim mbi prezantimin e projekt-amendamenteve të Kodit Penal, rezultat i punës së një grupi ekspertësh të ngarkuar nga qeveria.

Bashkimi Evropian nuk ka qenë pjesë e këtij grupi ekspertësh dhe aktualisht po shqyrton projekt-ndryshimet e propozuara, të cilat përfshijnë një gamë të gjerë çështjesh.

Megjithatë, jemi në dijeni për shqetësimet serioze të shprehura nga përfaqësues të sistemit të drejtësisë, si dhe nga shoqëria civile, në lidhje me disa prej ndryshimeve të propozuara. Jemi veçanërisht të shqetësuar për ndryshimet ligjore të propozuara nga grupi i punës, të cilat mund të kenë ndikim negativ mbi të drejtat e qytetarëve, lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias. Këto dispozita nuk janë në përputhje me standardet e BE-së dhe jemi të bindur se, në kuadër të procesit të konsultimit dhe në kuadër të angazhimeve për anëtarësim, këto shqetësime do të adresohen.

Rishikimi i përgjithshëm i Kodit Penal është një proces i rëndësishëm dhe kompleks, me një ndikim të mundshëm afatgjatë në shoqëri dhe në sistemin e drejtësisë, BE-ja nënvizon rëndësinë e garantimit të një konsultimi gjithëpërfshirës dhe të plotë me të gjitha institucionet kryesore të drejtësisë dhe aktorët e shtetit të së drejtës, si dhe me shoqërinë civile, për të garantuar cilësinë më të lartë të legjislacionit që do të miratohet.

Në kuadër të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Shqipëria pritet të ndryshojë një numër dispozitash specifike të Kodit Penal për t’u përafruar standardeve evropiane dhe legjislacionit të BE-së. Në periudhën afatshkurtër, BE-ja e inkurajon Shqipërinë t’i japë përparësi atyre ndryshime legjislative që janë të nevojshme për të përmbushur standardet ndërmjetëse të përcaktuara në Qëndrimin e Përbashkët të BE-së për Grup-kapitullin 1 (p.sh. dekriminalizimi i shpifjes, rishikimi i kuadrit ligjor për trafikun e drogës, trafikun e qenieve njerëzore, abuzimin me fëmijët, armët e zjarrit, pastrimin e parave). BE-ja është e gatshme të ofrojë ndihmë teknike në këtë drejtim.

Nga Kategoria

Bota

Sezoni i jashtëzakonshëm i Muriqit, lë pas Mbappe tani sfidon edhe Haaland

7 Prill, 2026
Bota

Deklarata e Trump për Iranin, reagon Papa Leoni: Kërcënimi është i papranueshëm

7 Prill, 2026
Aktualitet

Dyshohet se do t’i prishnin takimin Ramës, dy qytetarë burgosen 4 orë në Lezhë

7 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Havertz vendos në fund, Arsenal afrohet me gjysmëfinalen

7 Prill, 2026

Një fund shpresëdhënës për një ditë të keqe, Reali mban gjallë shpresat për Mynihun

7 Prill, 2026

Sezoni i jashtëzakonshëm i Muriqit, lë pas Mbappe tani sfidon edhe Haaland

7 Prill, 2026

Futbolli në zi, ndahet nga jeta trajneri Mircea Lucescu

7 Prill, 2026

Deklarata e Trump për Iranin, reagon Papa Leoni: Kërcënimi është i papranueshëm

7 Prill, 2026

Dyshohet se do t’i prishnin takimin Ramës, dy qytetarë burgosen 4 orë në Lezhë

7 Prill, 2026

I doli emri në dokumentet e dosjes “Epstein”/ Bill Gates do të dëshmojë para Kongresit amerikan

7 Prill, 2026

Çfarë mund të bëjë ushtria amerikane nëse Irani nuk i përmbahet ultimatumit të Trumpit

7 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.