• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 20 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Ukraina rikthen pavarësinë e agjencive kundër korrupsionit

31 Korrik, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Turma protestuesish janë parë duke brohoritur me gëzim të enjten në Kiev, teksa e kanë shikuar një ekran të madh, në të cilin është konfirmuar që Parlamenti ukrainas e ka miratuar legjislacionin e ri për rikthim të pavarësisë së agjencive kundër-korrupsionit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Legjislacioni është miratuar me 331 vota për dhe asnjë kundër.

Vendimi është marrë pasi një ligj – që dyshohej se do të mund t’i kufizonte hetimet për korrupsion – është miratuar një javë më parë, dhe i ka nxitur protestat më të mëdha prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, mbi tre vjet më parë.

Lexo edhe:

Lukashenko: Bordi i Paqes për Gazën mund të ndihmojë edhe për Ukrainën

SHBA paralajmëron Evropën për Groenlandën: Mos u hakmerrni, përshkallëzimi do të ishte katastrofik

Ligji i ri e rikthen pavarësinë e Byrosë Kombëtare të Ukrainës kundër-Korrupsionit dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar për rastet e korrupsionit.

Ligji duhet të miratohet nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky për të hyrë në fuqi.

Zelensky, i cili e ka nënshkruar legjislacionin origjinal më 22 korrik, ka thënë se qëllimi i ligjit ka qenë që agjencitë të çlirohen nga ndikimi rus, që i ka bërë të cenueshme ndaj korrupsionit për kohë të gjatë.

Mirëpo limitet në pavarësinë e tyre i kanë zemëruar shumë ukrainas – sidomos të rinjtë – të cilët menjëherë kanë organizuar protesta, pavarësisht se raketat dhe dronët rusë kanë vazhduar të shënjestrojnë Kievin dhe qytetet tjera.

“Njerëzit nuk e kanë pritur që të rinjtë do të dalin kaq shumë”, ka thënë Anastasia Bezpalko, njëra prej qindra personave që kanë dalë në rrugë gjatë javës së fundit.

“Të rinjtë e kanë kuptuar se dikush ka tentuar t’i mashtrojë, dhe prandaj është nxitur kjo ndjesi e theksuar e padrejtësisë”, ka thënë 23-vjeçarja për Radion Evropa e Lirë.

Zelensky ka propozuar që ligji i ri të prezantohet më 31 korrik, duke thënë se e ka dëgjuar zërin e popullit dhe që dokumenti i ri do t’i adresojë shqetësimet për ndikim rus, por nuk do ta rrezikojë pavarësinë e këtyre agjencive.

Ndihmësi i Zelenskyt, Andriy Yermak e ka mirëpritur votimin.

“E kemi një shoqëri civile të mrekullueshme, rini të mrekullueshme, të cilën e dëgjoi presidenti Zelenesky. Ky ishte një dialog i shpejtë në mes të autoriteteve dhe shoqërisë”, ka thënë ai në rrjete sociale.

Kryeministrja e sapoemëruar, Yulia Svyrdydenko ka thënë se “kjo është përgjigje direkte dhe e përgjegjshme ndaj pritjeve të shoqërisë ukrainase dhe partnerëve tanë evropianë”.

Korrupsioni i shtrirë thellë në Ukrainë e ka penguar mbështetjen për Kievin në disa qarqe perëndimore.

Protestat janë zhvilluar teksa Ukraina i ka sytë drejt Shteteve të Bashkuara dhe aleatë tjerë perëndimorë për t’i bërë presion Rusisë që të angazhohet në bisedimet për paqe dhe t’i japë fund luftës së nisur nga Moska në shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL

Nga Kategoria

Bota

Lukashenko: Bordi i Paqes për Gazën mund të ndihmojë edhe për Ukrainën

20 Janar, 2026
Sekretari amerikan i Thesarit i bën thirrje europianëve për situatën në Groenlandë: Qetësisht, merrni frymë dhe shmangni ndëshkimin për tarifat.
Aktualitet

SHBA paralajmëron Evropën për Groenlandën: Mos u hakmerrni, përshkallëzimi do të ishte katastrofik

20 Janar, 2026
Bota

Incidente në kufirin Turqi-Siri, përleshje të dhunshme mes protestuesve pro kurdë

20 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Hakerimi i email-eve të SPAK: Kompjuteri i Altin Dumanit, 425 herë në shënjestër

20 Janar, 2026
Pas Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Trump organizon një konferencë në Shtëpinë e Bardhë: Nuk ka rikthim, Groenlanda është…

Pas Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Trump organizon një konferencë në Shtëpinë e Bardhë: Nuk ka rikthim, Groenlanda është…

20 Janar, 2026
Tragjedia në Spanjë: Dy trenat përplasen, gjendet një tjetër trup pa jetë nën rrënoja, totali i viktimave arrin në 42.

Tragjedia në Spanjë: Dy trenat përplasen, gjendet një tjetër trup pa jetë nën rrënoja, totali i viktimave arrin në 42.

20 Janar, 2026

Lukashenko: Bordi i Paqes për Gazën mund të ndihmojë edhe për Ukrainën

20 Janar, 2026
Champions League: Brugge Dominates Kairat Almaty, Stankovic Jr. Scores His First Goal in the Tournament

Champions League: Brugge Dominates Kairat Almaty, Stankovic Jr. Scores His First Goal in the Tournament

20 Janar, 2026

E moshuara nga Kosova gjendet e pajetë në banesë, arrestohen djali dhe nusja e tij

20 Janar, 2026

PD mban zgjedhjet për Kryesinë në Prill, kush nuk mund të marrë pjesë

20 Janar, 2026
Spalletti: Pres një Benfica të attentateve ndaj Juventusit. Për Mourinho-n? E respektojmë njëri-tjetrin, është një kënaqësi të takohem sërish me të.

Spalletti: Pres një Benfica të attentateve ndaj Juventusit. Për Mourinho-n? E respektojmë njëri-tjetrin, është një kënaqësi të takohem sërish me të.

20 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.