• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 16 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

“Më rrahu shefi i komisariatit”/ Policia pas denoncimit të qytetarit: E goditi vetë me kokë murin

29 Korrik, 2025
tek Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shtetit ka reaguar pas denoncimit të qytetarit Emirion Mandreja, i cili në një intervistë për mediat, pretendonte se ishte dhunuar nga efektivët e komisariatit të Rrëshenit, mes tyre dhe ish shefi i komisariatit Klodian Kondi, teksa bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më shumë se një vit më parë.

Autoritetet policore pranojnë prezencën e ish-shefit të komisariatit të Mirditës Klodian Kondi, por pretendojnë se Emirion Mandreja, pasi është ndaluar nga efektivët, ka refuzuar tëu japë mjetin e identifikimit, duke u përgjigjur me sjellje verbale agresive.

Sipas Policisë, ky ka qenë dhe shkaku pse ai është shoqëruar për në komisariat, ku sërish ka reaguar me dhunë, duke kërcënuar dhe ofenduar efektivët. Ndërkohë, Policia pretendon se Mandreja e ka goditur vetë me kokë murin, teksa ka goditur edhe tavolinën.

Lexo edhe:

Edi Rama takim me Sekretarin e NATO-s të mërkurën në Bruksel

Tanket izraelite futen në qytetin e Gazës, IDF: Kthimi i pengjeve detyrë kombëtare dhe morale

Në reagim thuhet se pas ngjarjes, kryekomisari Klodian Kondi ka depozituar kallzim për goditje për shkak të detyrës dhe Emirion Mandreja është arrestuar për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Po ashtu, thuhet se edhe pamjet filmike të shoqërimit të tij i janë dorëzuar Agjencisë së Mbrojtjes Civile.

Reagim i Policisë së Shtetit

Në lidhje me deklarimet publike të shtetasit A. (E.) M., të bëra në një intervistë mediatike, Policia e Shtetit ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik mbi rrethanat konkrete të ngjarjes së përmendur prej tij, duke u mbështetur vetëm në dokumentimin ligjor dhe provat e administruara nga organet kompetente.

Më datë 17.01.2024, rreth orës 14:45, gjatë një kontrolli në terren në qytetin e Rrëshenit, Shefi i Komisariatit të Policisë Mirditë në atë kohë, Kryekomisar Klodian Kondi, në bashkëpunim me Shefin e Rendit dhe Specialistin për Krimet, ndaluan për verifikim një automjet që drejtohej nga shtetasi A.(E) M. Punonjësit e Policisë u prezantuan dhe i kërkuan drejtuesit të mjetit të paraqiste dokumentin e identifikimit.

Shtetasi në fjalë refuzoi kategorikisht të zbatonte kërkesën ligjore, duke mbajtur një qëndrim sfidues dhe provokues, të shoqëruar me sjellje verbale agresive. Për shkak të kësaj sjelljeje, u mor masa e shoqërimit të tij në ambientet e Komisariatit, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe procedurat standarde.

Në ambientet e brendshme të Komisariatit, shtetasi A. (E) M. reagoi me dhunë fizike, fillimisht duke ofenduar dhe kërcënuar punonjësit e Policisë, e më pas duke tentuar të godasë me grusht Shefin e Komisariatit, Kryekomisar Klodian Kondi, si dhe duke e goditur atë me shkelm në pjesën e gjymtyrëve, në prani të disa punonjësve të tjerë.

Gjatë përpjekjeve për ta neutralizuar, shtetasi A.(E) M. kreu edhe veprime të dhunshme ndaj vetes, duke goditur me kokë murin dhe tavolinën në zyrën e Oficerit të Rojës, në prani të punonjësve të tjerë të Policisë. Këto veprime janë dokumentuar dhe përfshirë në dosjen hetimore.

Menjëherë pas ngjarjes, Kryekomisar Klodian Kondi depozitoi kallëzim penal për goditjen për shkak të detyrës dhe kanosjen ndaj tij. Deklarime të njëjta janë dhënë edhe nga punonjësit e tjerë të pranishëm, ndaj të cilëve shtetasi A. (E) M. ka ushtruar dhunë fizike dhe verbale.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi A. (E) M. u arrestua nga Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Lezhës, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Pamjet filmike të momentit të shoqërimit dhe qëndrimit në ambientet e Komisariatit janë vënë në dispozicion edhe të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), e cila ka marrë në shqyrtim edhe kallëzimin e mëvonshëm të bërë nga vetë shtetasi A.(E) M.

Aktualisht, çështja ndaj shtetasit A.(E) M. është në proces gjykimi pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.

Kryekomisar Klodian Kondi është thirrur për të dëshmuar në cilësinë e të dëmtuarit, së bashku me punonjësit e tjerë të Policisë që kanë qenë të pranishëm në momentin e ngjarjes.

Policia e Shtetit është e vendosur të zbatojë ligjin me profesionalizëm dhe paanshmëri, duke mbrojtur të drejtat e çdo qytetari, por njëkohësisht edhe dinjitetin, sigurinë dhe integritetin e punonjësve të saj, të cilët ushtrojnë detyrën në situata shpesh të vështira dhe përballë reagimeve të dhunshme.

Nga Kategoria

Lajme

Edi Rama takim me Sekretarin e NATO-s të mërkurën në Bruksel

16 Shtator, 2025
Bota

Tanket izraelite futen në qytetin e Gazës, IDF: Kthimi i pengjeve detyrë kombëtare dhe morale

16 Shtator, 2025
Aktualitet

BIRN: Vangjush Dako e vuajti pjesën më të madhe të dënimit në shtëpi, i mbeten dhe 11 ditë burg

16 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

A mund t’i flasë gjermanisht Harry Kane? Përditësim nga superylli i Bayern Munichut, pasi kapiteni i Anglisë përpiqet të bëhet dygjuhësh.

16 Shtator, 2025

Edi Rama takim me Sekretarin e NATO-s të mërkurën në Bruksel

16 Shtator, 2025
Robert De Niro uron Owen Cooper për fitimin e tij të ri të çmimit Emmy: "Shpresoj të kesh fat, mbaji këmbët në tokë"

Robert De Niro uron Owen Cooper: “Shpresoj të kesh fat, mbaji këmbët në tokë”

16 Shtator, 2025
Mbyllet skema 1-milionëshe për prodhuesit e energjisë në tregun e hapur.

Mbyllet skema 1-milionëshe për prodhuesit e energjisë në tregun e hapur.

16 Shtator, 2025

Danimarka zhvillon stërvitje në Grenlandë në një kohë tensioni për kërcënimeve territoriale nga Trump

16 Shtator, 2025

Tanket izraelite futen në qytetin e Gazës, IDF: Kthimi i pengjeve detyrë kombëtare dhe morale

16 Shtator, 2025

Luis Enrique: fitimi i Ligës së Kampionëve sërish me PSG do të jetë më i lehtë se sezoni i kaluar

16 Shtator, 2025
Duhet të mësojmë të besojmë në veten tonë", thotë Netanyahu: "Vitet që vijnë do të jenë të vështira

Duhet të mësojmë të besojmë në veten tonë”, thotë Netanyahu: “Vitet që vijnë do të jenë të vështira

16 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.