• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 14 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Hetimi për inceneratorin e Elbasanit, kontrolle në banesën e Leli Kajës dhe 13 personave të tjerë

21 Korrik, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria dhe policia e Elbasanit, në orët e para të mëngjesit të së hënës (21 korrik), kanë zhvilluar kontrolle në 14 banesa të personave që kanë lidhje me inceneratorin në qytetin e Elbasanit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se kontrolle janë ushtruar dhe në banesën e administratorit të kompanisë publike të landfillit Elbasan, “Eco-Elb”, Leli Kaja.

Veprimet janë ndërmarrë në kuadër të procedimit penal nr. 1417, i vitit 2024, i cili është regjistruar fillimisht për veprën penale të “zjarrvënies”, pasi fusha e mbetjeve urbane në Elbasan u përfshi nga flakët në vitin 2024.

Lexo edhe:

“Dëgjova ngjarje të pazakonta me disa trimosha të BKH-së”, Rama: Shkruan në Kryeministri dhe refuzuan ta linin patllaken në derë sipas rregullave.

I mbijetoi aksidentit në Lezhë bashkë me foshnjen, Denisa: Mua ndalua fryma dhe u frikësova

Gjatë hetimeve të thelluara, Prokuroria ka evidentuar elementë të mundshëm të shpërdorimit të detyrës, çka ka zgjeruar natyrën dhe objektin e hetimeve, raporton gazetari Fatmir Popja.

Operacioni është shtrirë në të gjithë qarkun e Elbasanit, ndërsa kontrollet e kryera kanë pasur për qëllim grumbullimin e provave të reja dhe ndriçimin e plotë të veprimtarive të dyshimta që lidhen me ndërtimin, funksionimin dhe administrimin e inceneratorit.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur nëse ka persona të ndaluar apo masa të tjera procedurale ndaj të dyshuarve, ndërsa hetimet vijojnë në mënyrë intensive.

Masakra mjedisore në inceneratorin e Elbasanit

Landfilli dhe inceneratori (jo-funsional) i Elbasanit menaxhohen prej vitit 2021 nga kompania publike “Eco-Elb”, e administratuar nga Leli Kaja.

Përgjatë kësaj periudhe, inceneratori i djegies së mbeturinave ka funksionuar vetëm pak orë, pasi impianti ka probleme të theksuara teknike. Ndërkohë, fusha e mbetjeve është e ezauruar dhe zjarret e përfshijnë herë pas here, duke lëshuar tym toksik në të gjithë qytetin e Elbasanit.

Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimin një vit më parë, bazuar në referimet e përcjella nga Drejtoria vendore e Policisë, pas identifikimit të shtimit të rasteve të djegies së pakontrolluar të mbeturinave.

Grupi hetimor ka dyshime se zjarrjet mund të jenë të qëllimshme, për të ulur sasinë gjigande të mbetjeve që janë grumbulluar tashmë në landfill.

Nga ana tjetër, hetuesit duket se kanë ngritur dyshime edhe mbi fiktivitetin e një kontrate të nënshkruar mes “Eco-Elb” dhe një kompanie private, e cila duhet të kryejnë ndarjen e mbeturinave sipas llojit.

Nga vëzhgimet e Policisë Gjyqësore ka rezultuar se kompania private nuk e ka kryer shërbimin e kontraktuar.

Inceneratori, histori korrupsioni

Historia e inceneratorit të Elbasanit është kryekëput korruptive, kjo tashmë e konfirmuar edhe me vendime gjyqësore.

Në Dhjetor të vitit 2024, qeveria e Edi Ramës, nëpërmjet Ministrisë së Mjedisit të drejtuar në atë kohë nga Lefter Koka, nënshkruan kontratën koncesionare me kompaninë “Albtek Energy” për “ndërtimin dhe operimin e landfillit dhe inceneratorit të Elbasanit. Kontrata kishte afat 7-vjeçar dhe kostoja e saj ishte rreth 30 milionë euro.

Në fund të afatit 7-vjeçar, në dhjetor 2021, Prokuroria e Posaçme (SPAK) lëshoi urdhër-arreste për disa zyrtarë, përfshirë ish-ministrin Koka, si edhe “pronarët në hije” të kompanisë koncesionare, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e Stela Gugallja.

Hetimet e SPAK-ut provuan se e gjithë procedura e ndjekur për këtë koncesion ishte shoqëruar me kryerjen e veprave penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës, mashtrimit e pastrimit të parave.

Hetimet e SPAK-ut nuk arritën të shkonin deri tek kryeministri Edi Rama, Sekretari i tij i Përgjithshëm, Ëngjëll Agaçi dhe të tjerë funksionarë pranë shefit të qeverisë, megjithëse kallëzimet dhe faktet e bëra publike tregonin përfshirjen e tyre të drejtëpërdrejtë në ‘aferën” e inceneratorit të Elbasanit.

Në kuadër të hetimeve, SPAK-u vendosi edhe sekuestrimin e landfillit dhe impiantit të mbetjeve në Elbasan, një vendim që përkoi saktësisht me kohën kur përfundonte afati 7-vjeçar i kontratës koncesionare.

Të gjithë të dhënat zyrtare e publike dëshmonin se impianti i përpunimit të mbetjeve (inceneratori), megjithëse ishte ndërtuar, nuk funksiononte, për shkak të problemeve të theksuara teknike.

Gjithësesi, bashkitë e qarkut Elbasan, të drejtuara të gjitha nga socialistët, me në krye Bashkinë e Elbasanit, vendosën të merrnin në dorëzim landfillin dhe impiantin jo-funksional.

Në Dhjetor të vitit 2021, kryetarët e 7 bashkive të qarkut, konkretisht Bashkia Elbasan, Prrenjas, Librazhd, Gramsh, Peqin, Cërrik dhe Belsh, nënshkruan krijimin e kompanisë publike “Eco-Elb”.

Objekti i kompanisë është “Grumbullimi, rehabilitimi dhe përpunimi i mbetjeve të ndryshme..

trajtimi i mbetjeve me djegie (incenerator)”. Në krye të kompanisë publike u emërua Leli Kaja.

Kompania “Eco-Elb” rezulton të ketë marrë, deri më tani, rreth 4 milionë euro financime për shërbimin e saj, sipas të dhënave të “spending.data.”. Shoqëria publike është paguar rregullisht, megjithëse ajo nuk ofron shërbimin e plotë, pasi inceneratori nuk funksionon.

Jo vetëm kaq, por fusha e mbetjeve është e tejmbushur dhe, herë pas here, ajo përfshihet nga flakët, të cilat pritet të konfirmohen nga hetimet e Prokurorisë së Elbasanit, nëse janë aksidentale apo të qëllimshme. /Boldnews.al

Nga Kategoria

Pse Rama nuk e shkarkon Ballukun? Kryeministri jep shpjegimin: "Miu" i zhbalancimit të pushteteve do të shndërrohej në ujk.
Kryesore

“Dëgjova ngjarje të pazakonta me disa trimosha të BKH-së”, Rama: Shkruan në Kryeministri dhe refuzuan ta linin patllaken në derë sipas rregullave.

14 Dhjetor, 2025
Ekstra

I mbijetoi aksidentit në Lezhë bashkë me foshnjen, Denisa: Mua ndalua fryma dhe u frikësova

14 Dhjetor, 2025
"Dëgjova histori të jashtëzakonshme për disa trimosha të BKH", Rama: Ata erdhën në Kryeministri dhe nuk donin ta linin patllaken sipas rregullave.
Lajme

“Dëgjova histori të jashtëzakonshme për disa trimosha të BKH”, Rama: Ata erdhën në Kryeministri dhe nuk donin ta linin patllaken sipas rregullave.

14 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Në kërkim të të dyshuarit: Tragjedia në Universitetin Brown, ku një person me armë vrau dy dhe plagosi nëntë të tjerë Dy persona humbën jetën dhe nëntë të tjerë u plagosën kur një tiran i veshur me ngjyra të errëta hyri në ndërtesën e inxhinierisë të Universitetit të njohur Brown dhe filloi të qëllonte në një sallë mësimi ku po zhvillohej një provim përfundimtar. Të paktën një nga viktimat ndodhet në gjendje të rëndë.

14 Dhjetor, 2025

Sunderland nderon legjendën e klubit Gary Rowell pas ndarjes së tij të trishtueshme para ndeshjes me Newcastle United.

14 Dhjetor, 2025
Pse Rama nuk e shkarkon Ballukun? Kryeministri jep shpjegimin: "Miu" i zhbalancimit të pushteteve do të shndërrohej në ujk.

“Dëgjova ngjarje të pazakonta me disa trimosha të BKH-së”, Rama: Shkruan në Kryeministri dhe refuzuan ta linin patllaken në derë sipas rregullave.

14 Dhjetor, 2025

I mbijetoi aksidentit në Lezhë bashkë me foshnjen, Denisa: Mua ndalua fryma dhe u frikësova

14 Dhjetor, 2025
"Dëgjova histori të jashtëzakonshme për disa trimosha të BKH", Rama: Ata erdhën në Kryeministri dhe nuk donin ta linin patllaken sipas rregullave.

“Dëgjova histori të jashtëzakonshme për disa trimosha të BKH”, Rama: Ata erdhën në Kryeministri dhe nuk donin ta linin patllaken sipas rregullave.

14 Dhjetor, 2025

Trump premton ‘hakmarrje të fortë’ pas vrasjes së dy ushtarëve dhe një civil në bazën amerikane në Siri.

14 Dhjetor, 2025
Rockette me taka gjatë muajit të tetë të shtatzënisë bëhet virale

Rockette me taka gjatë muajit të tetë të shtatzënisë bëhet virale

14 Dhjetor, 2025

Ishte frustruese! – Bukayo Saka pranon se Arsenali kishte nevojë për ‘fat’ për të mposhtur Wolves pas dy autogoleve që rikthejnë avantazhin prej pesë pikësh në krye të Premier League.

14 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.