• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 2 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

DASH: Ambasadorja Yuri Kim nuk është pushuar nga puna 

13 Korrik, 2025
tek Aktualitet, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Diplomatja amerikane Yuri Kim, e cila ka shërbyer si Ambasadore e SHBA-së në Shqipëri, nuk është pushuar dje nga puna, si është njoftuar në median shqiptare.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ndonëse është parë duke duartrokitur kolegët që patën ditën e fundit të punës dje, një traditë në disa institucione amerikane, ajo nuk ka qenë pjesë e atij kontigjenti punonjësish

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit që foli për gazetën shqiptaro-amerikane “Illyria” në New York, u shpreh se Ambasadorja Kim vazhdon të jetë pjesë e administratës amerikane.

Lexo edhe:

Më pak bashki, Mazniku: Nuk do shkrihen, thjeshtë do bëhen bashkë si Gjermania e Madhe

Përshkallëzohet situata mes protestuesve dhe policisë, shoqërohen disa qytetarë, mes tyre Dritan Goxhaj

Mirëpo, ai u shpreh, se pas disa muajsh, ajo do të tërhiqet nga shërbimi diplomatik “pas një karriere të shquar 29 vjeçare”. Zëdhënësi theksoi se largimi i saj “nuk ka lidhje me riorganizimin e Departamentit”. “Riorganizimi” që përmendi ai është një reformim i thellë që po i bën institucionit, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, e që ka çuar në eliminimin e gati 1,300 vendesh pune në Departamentin e Shtetit dhe shërbimin diplomatik nëpër botë.

Kritikët e Administratës së Presidentit Donald Trump kanë dënuar këto shkurtime duke thënë se po dëmtojnë diplomacinë amerikane në një kohë kur sfidat janë më të rënda dhe eminente. Së bashku me mbylljen e institucioneve si USAID, Zëri i Amerikës, etj, këto ndryshime po e lënë në disavantazh Amerikën përballë veprimtarisë ruse dhe kineze në vende të ndryshme të botës. Mirëpo, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, thotë se një pjesë e madhe e aktivitetit ndërkombëtar të institucioneve tona ishte përqendruar në përhapjen e ideologjive të majta sesa në mbrojtjen e interesave amerikane.

Një numër punonjësish të Departamentit të Shtetit dolën në korridor dhe në hyrjen e institucionit për të përcjellë me duartrokitje një pjesë të punonjësve që mbaruan dje punën e tyre. Një prej atyre që duartrokisnin të ish-kolegët ishte edhe Ambasadorja Yuri Kim që ka shërbyer për disa vite në Shqipëri. Pamja e saj të kapura në disa kronika të medias u interpretuan në Shqipëri si provë që ajo u pushua nga puna.

Nuk është hera e parë që një lajm i tillë përhapet në median shqiptare dhe pritet me entuziazëm nga mbështetës të opozitës që fajësojnë Ambasadoren Kim për ngjarjet që çuan në shpalljen non-grata të kryetarit të opozitës kryesore në vend, Sali Berishës dhe përçarjen që vijoi duke ndarë në dy pjesë Partinë Demokratike.

Diplomatja Kim u emërua si Ambasadore në Shqipëri nga Presidenti Donald Trump gjatë mandatit të tij të parë. Pas mbarimit të mandatit si ambasadore në 2023, ka shërbyer si Zv-Asistente Kryesore e Sekretarit të Shtetit.

Ajo vijon të jetë Këshilltare e Lartë për Efikasitetin dhe Përgjegjshmërinë në Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike sipas një faqe të Departamentit të Shtetit në internet, e postuar në 1 mars 2025. (Illyria)

Nga Kategoria

Aktualitet

Më pak bashki, Mazniku: Nuk do shkrihen, thjeshtë do bëhen bashkë si Gjermania e Madhe

1 Shtator, 2026
Kryesore

Përshkallëzohet situata mes protestuesve dhe policisë, shoqërohen disa qytetarë, mes tyre Dritan Goxhaj

1 Shtator, 2026
Aktualitet

Tensionohet protesta në Tiranë! Qytetarët rrethojnë Ramën në zyrë, policia ndërhyn me forcë

1 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Më pak bashki, Mazniku: Nuk do shkrihen, thjeshtë do bëhen bashkë si Gjermania e Madhe

1 Shtator, 2026

Përshkallëzohet situata mes protestuesve dhe policisë, shoqërohen disa qytetarë, mes tyre Dritan Goxhaj

1 Shtator, 2026

Tensionohet protesta në Tiranë! Qytetarët rrethojnë Ramën në zyrë, policia ndërhyn me forcë

1 Shtator, 2026

‘Shqiptarët vdisnin nga uria’. Reportazhi australian mbi komunizmin që ka nxitur reagim në rrjet

1 Shtator, 2026

Fshatrat e Shqipërisë bosh, Mazniku: Kjo po ndodh dhe në Europë, problem kudo

1 Shtator, 2026

Tragjedia me dy viktima në Vaun e Dejës, Urgjenca reagon pas protestës së banorëve

1 Shtator, 2026

Aksidenti i mori jetën në Kavajë/ 49-vjeçari ishte djali i ish-kryebashkiakes së Shijakut!

1 Shtator, 2026

Në kërkim pas operacionit “Ura”, arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj

1 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.